Eмисия новини
от 09.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Pika turistike “Lakatnik” është parajsë për adhuruesit e natyrës dhe të adrenalinës së lartë

Снимка: bg.wikipedia.org

Në anën e majtë të Grykës së Iskërit, që e çan malin Stara planina ngrihen shkëmbinj të çuditshëm. Këto formacione unikale natyrore përbëjnë një kurorë shkëmbore me lartësi deri në 250 metra, në formën e figurave të ndryshme – të njerëzve, të kullave, të piramidave. Ky rajon është shumë tërheqës për alpinistët, speleologët dhe pse jo edhe për turistët e rëndomtë.

© Foto: bg.wikipedia.org

Pika turistike “Lakatnik” ndodhet jo larg Sofjes. Deri në këtë zonë interesante mund të arrihet me veturë, me autobusë por më mirë është me tren, nga i cili mund të soditesh plotësisht bukuritë e Grykës. Duke zbritur në stacionin e Lakatnikut para teje do të hapet nj tablo mahnitëse. Shkëmbinjtë e Lakatnikut ngrihen përreth si një kurorë e vërtetë. Në shtresat e tyre gëlqerore janë formuar mbi 100 shpella dhe hymnera, ndër të cilat është dhe shpella “Gropa e errët”, që është shpella e tretë për nga madhësia në Bullgari. Kjo shpellë është objekt i eksplorimeve shumëvjeçare, që janë duke vazhduar.

© Foto: bg.wikipedia.org

Gjendet afro 27 metra mbi shtratin e lumit Iskër dhe mund të shihet nga treni. Shpella nuk është elektrifikuar dhe kjo shpjegon emrin e saj “Gropa e errët”. Shëtitja në brendësinë e saj mund të vazhdojë afro një orë, në një terren relativisht të sheshtë, por shpesh herë me baltë, sepse përmes shpellës rrjedh dhe një lumë i nëndheshëm, i cili derdhet në gurrën e afërt Zhitolub. Por ata që nuk e ndjejnë veten speleologë, ose nuk disponojnë kohë të mjaftueshme për tu shëtitur nëpër galeritë e errëta, mund të ulin pranë gurrës dhe të relaksojnë nën gurgullimën e ujit. Ose ta pinë një birrë në lokalin pranë. Gjatë ditëve të nxehta pikërisht për këtë i përdorin ujërat e ftohta të lumit që derdhet nga shpella - për të ftohur birrën. Përreth ka akoma shumë shpella të tjera, por ato nuk janë përshtatur për vizita turistike dhe në to mund të hyni vetëm më guidë.

Shkëmbinjtë e Lakatnikut gjithashtu janë një pikë tërheqëse për alpinistët dhe njerëzit të dhënë pas adrenalinës. Dhe këtu s’ka asgjë të çuditshme, duke pasur parasysh se këta shkëmbinj janë djepi i alpinizmit në Bullgari. Për herë të parë këtyre shkëmbinjve u janë ngjitur tre bullgarë të guximshëm në vitin 1931. Tre vjet më vonë vendi ka tërhequr shumë vullnetarë të tjerë që kanë siguruar me mjete të posaçme itineraret nëpër kreshtat shkëmbore që ngrihen përreth. Në vitin 1938 ata kanë ndërtuar dhe një strehë alpiniste, i ngjitur si një fole zogjsh në shkëmbinjtë. E kanë quajtur “Foleja e shqiponjës” dhe deri në të mund të arrihet vetëm me litar.

© Foto: bg.wikipedia.org

Në këtë zonë janë veçuar dhe mbi 350 itinerare të tjera turistike me shkallë të ndryshme vështirësie. Lartë nga shkëmbinjtë hapet pamja më e bukur ndaj Grykës së lumit Iskër. Prej këtej lumi duket si një pe, kurse rruga automobilistike dhe linja e hekurudhës gjarpërojnë pranë tij.

Redaktore: Veneta Nikolova
Përkthim: Gyulka Ilieva

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени