Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

14 për qind nga bullgarët janë të dashuruar në makinën e vet

14 për qind nga të anketuarit pranojnë, se ndreqja e automobilit është një nga pak gëzimet në jetën e tyre.
Foto: Veneta Nikollova
Megjithëqë është tepër e vështirë të pranojmë, por shumë burra bullgarë do të mendojnë gjatë, në se duhet të zgjedhin midis gruas dhe veturës. Këtë e ripohojnë edhe rezultatet e një studimi sociologjik zhvilluar kohët e fundit me porosi të një kompanie të naftës. Doli, që bullgari ka lidhje të forta emocionale me automobilin e vet dhe e konsideron atë një partner të sigurt në jetë. Për më tepër – 14 për qind nga të anketuarit pranojnë, se janë të dashuruar në veturën e vet, pavarësisht nga kjo për çfarë veturë bëhet fjalë, për ndonjë veturë të vjetër, që nevojitet pandërprerë nga riparimi, ose për ndonjë limuzinë luksoze, që provokon zilinë e të tjerëve.

Shumica e evropianëve e konsiderojnë automobilin një mjet të zakonshëm për lëvizje, pa të cilin jeta është më e vështirë. Mirëpo, nuk qëndron ashtu situata me burrat bullgarë. Dy të tretat prej tyre deklarojnë haptazi, se e duan veturën, krenohen me të dhe e ngasin me kënaqësi të madhe. Ndryshe nga periudha para ndryshimeve demokratike në Bullgari, kur vetura pranohej më tepër si një luks, brenda dekadave të fundit, ajo u shndërrua në një komoditet të arritshëm. Aktualisht gjysma e familjeve bullgare disponojnë të paktën një veturë. Problemi është, se shumica prej automobilave janë të vjetra ose import nga jashtë përdorim të dytë. Prandaj ato vetura shpesh herë prishen dhe kanë nevojë për ndreqje. Por çmimet e pjesëve të ndërrimit dhe të shërbimeve në pikat e riparimit janë aq të larta, që shumë bullgarë preferojnë vet të ndreqin veturat, duke iu shpresuar shkathtësisë së vet. Në përkrahje të këtyre shoferëve u hap fushata kombëtare “Unë e dua veturën e vet”. Lidhur me këtë drejtoresha ekzekutive e kompanisë “Shell Bullgaria” Kamelia Sllavejkova shpjegon:

“Në thelbin e kësaj nisme është sajti me të njëjtin emër. Në të jepen këshilla praktike nën formën e konsultimeve individuale me ekspertë në këtë fushë. Theksi vihet mbi mirëmbajtjen e motorit, sepse zgjatja e jetës së tij varet nga karburantet. Shihet një interes i theksuar ndaj këtij sajti. Këshilla kërkojnë jo vetëm shoferë të rinj, por edhe shoferë me përvojë. Ka raste, kur njerëzit vetëm dëshirojnë të shkëmbejnë mendime dhe përvojë. Bënë përshtypje, se bullgari është informuar shumë mirë për sa i përket automobilit të vet dhe me dashuri të madhe kujdeset për mirëmbajtjen e tij. Në fakt kujdesi për veturën do të thotë edhe kujdes për shëndetin dhe jetën e vet shoferit.”

14 për qind nga të anketuarit pranojnë, se ndreqja e automobilit është një nga pak gëzimet në jetën e tyre. Në të njëjtën kohë ky është shkak edhe për kontakte sociale në parkingun para bllokut, sepse gjithnjë ka fqinj dhe miq që janë gati të ndihmojnë të paktën me këshilla. Çdo bullgar i katërt dy herë për vit kontrollon automobilin e vet në pikat e riparimit. Në të njëjtën kohë mezi një nga 10 burra pranojnë, se frekuentojnë kabinetin e mjekut personal. Dhe një gjë tjetër interesante është, se shumica e burrave janë të mendimit, se jo vetëm gruaja, por edhe vetura dallohet me karakter të vet personal.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Udhëzues për prindërit: si të përcjellim në shkollë nxënësin e klasës së parë nga brezi "Alfa"

Më shumë se 55 mijë fëmijë bullgarë do të kalojnë për herë të parë pragun e shkollës, me frikë dhe emocione. Më 16 shtator nxënësit e klasës së parë do të hyjnë në dhomat e rinovuara të shkollave, të zbukuruara me tullumbace dhe lule. Dhe aty, të..

botuar më 24-09-16 7.05.PD

Helikopteri Mi-2 është "heroi" kryesor i Muzeut të Aviacionit në Burgas në shtator

Muzeu i Aviacionit në Burgas ia kushton muajin shtator një prej ekspozitave të tij të veçanta - helikopterit Mi-2, fluturimi i parë i të cilit ishte më 22 shtator 1961. Të apasionuarit pas aviacionit, banorët dhe turistët e qytetit tonë bregdetar..

botuar më 24-09-15 8.10.PD
Këdrinka Këdrinova

Këdrinka Këdrinova zyrtarisht mori detyrën si anëtare e Këshillit të Mediave Elektronike

Anëtarja e re e Këshillit të Mediave Elektronike, Këdrinka Këdrinova, nga kuota e presidentit, u prezantua zyrtarisht në mbledhjen e Rregullatorit të Mediave më 12 shtator, njoftoi reporterja e BNR, Maria Kostova. Me dekret të kreut të shtetit..

botuar më 24-09-13 10.22.PD