Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri i ri i punëve të jashtme Nikolaj Mlladenov zuri postin

“Jam i bindur se një politikë e jashtme nuk mund të jetë e suksesshme pa qenë e suksesshme politika e brendshme e një shteti.” – deklaroi Nikolaj Mlladenov.
Foto: BGNES
Prioritetet e Bullgarisë – hyrja në Shengen dhe Eurozonë, janë prioritete edhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme, tha ministri i jashtëm i ri Nikolaj Mlladenov, i cili mori postin pas dorëheqjes së Rumjana Zhelevës. Sipas tij pritjet ndaj këtij posti janë shumë të mëdha. Por ai është i bindur se në sistemin e shërbimit diplomatik bullgar ka mjaft profesionistë, me të cilët mund të realizojë prioritetet e qeverisë dhe të mbrojë interesat tona kombëtare në të gjitha fushat, ku ka nevojë.

“Stili i punës sime do të jetë dialogu, pa lëvizje të rrepta. Ky stil parashikon një dialog të vazhdueshëm jo vetëm në kuadër MPJ-së, por edhe me dikasteret e tjera, me të cilat punojmë – tha Nikolaj Mlladenov. – Jam i bindur se një politikë e jashtme nuk mund të jetë e suksesshme pa qenë e suksesshme politika e brendshme e një shteti. Ky është një parim i vjetër i diplomacisë. Kështu që këtej e tutje mund të prisni një bashkëpunim ndërdikasterial më aktiv në kuadër të qeverisë. Do të përqendrohemi dhe në politikën e Bullgarisë në Evropën Juglindore – rajoni, ku ndodhemi. Mund të prisni dhe veprime të MPJ-së në mbështetje të prioriteteve të Bullgarisë në kuadër të BE-së, të lidhura konkretisht me qytetarët bullgarë. Në vend të parë është aderimi në Shengen dhe në vend të dytë – integrimi gradual i Bullgarisë në Eurozonë. Jam i sigurt se do të kemi shumë punë mbi projektet energjetike, të cilat janë kyçe për sigurinë tonë kombëtare dhe për sigurinë e ekonomisë sonë. Do t’i kushtojmë vëmendje serioze mënyrës, në të cilën të gjitha institucionet bullgare punojnë së bashku për të rivendosur mirëbesimin e BE-së ndaj vendit tonë. Kjo do të thotë në vend të parë debllokomi i fondeve evropiane dhe shpejtimi i procedurave të lidhura me harxhimin e mjeteve evropiane. Kjo është një punë që mund të kryhet nga shteti në tërësi, por me mbështetjen e diplomacisë bullgare dhe me prioritete të qarta në këtë drejtim.”

Ministri i ri i punëve të jashtme debutoi në postin e vet me pjesëmarrje në konferencën për problemet e Afganistanit në Londër. “Ajo mbledh të gjitha vendet që marrin pjesë në përpjekjet ndërkombëtare për rimëkëmbjen e Afganistanit” – njoftoi Nikolaj Mlladenov, duke u nisur për në Londër.

“Për mua është me rëndësi që Bullgaria të jetë një pjesë e rimëkëmbjes së Afganistanit në mënyra të ndryshme – theksoi zoti Mlladenov. – Njëra është të marrim pjesë në operacionin e rivendosjes së stabilitetit dhe sigurisë në këtë vend. Kemi mundësi të ndihmojmë dhe me trajnim të kuadrove dhe MPJ e Bullgarisë tashmë punon në këtë drejtim. Por ka dhe nisma të tjera që mund të jenë të dobishme. Përvoja e Bullgarisë nga tranzicioni, megjithëse ai është shumë i ndryshëm nga situata në Afganistan, mund të jetë e dobishme për çdo një vend.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Më 15 tetor, Shqipëria fillon negociatat thelbësore për anëtarësimin në BE Përfaqësuesit e përhershëm të BE-së në Bruksel vendosën njëzëri nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Fillimi do të jetë më 15 tetor me një konferencë..

botuar më 24-09-28 7.30.PD

Zgjedhje të parakohshme në asnjë kohë

Që nga sot, 27 shtator, Bullgaria është sërish në një fushatë zgjedhore 30 ditore. 28 parti dhe 11 koalicione paraqitën dokumentet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare dhe në..

botuar më 24-09-27 6.55.PD
Bojko Borisov

Në Sofje e konsiderojnë reagimin e BE-së ndaj Maqedonisë së Veriut si të arsyeshëm

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar një Marrëveshje të Fqinjësisë së Mirë, e cila është pjesë e planit të zgjerimit të BE-së dhe askush nuk mund të tërhiqet prej saj, tha kreu i GERB-it, Bojko Borisov, i cili është edhe kryetar i..

botuar më 24-09-26 11.34.PD