Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Inkurajimi i të rinjve në zgjedhjen e rrugës së tyre profesionale – një prej qëllimeve të Strategjisë kombëtare për rininë

Inkurajimi i aktivitetit ekonomik dhe i zhvillimit profesional të të rinjve, ulja e numrit të nxënësve që largohen nga shkolla dhe rritja e përqindjes së të rinjve me arsim të lartë – këto janë ndër qëllimet kryesore të Strategjisë kombëtare për rininë 2010 – 2020, e cila u miratua para pak kohe nga qeveria. Strategjia u është drejtuar njerëzve të moshës 15 – 29 vjeç dhe është në përputhje me masat e përgjithshme për zhvillim të të rinjve në BE. Jo vetëm miratimi i një dokumenti të tillë, por dhe veprimet konkrete, me të cilat ai do të përkrahet, janë me rëndësi të madhe për inkurajimin e të rinjve bullgarë për t’u mbetur në vend. Gjatë disa viteve të fundit vëzhgohet rritje e dëshirës së tyre për të emigruar. Në fakt çdo i ri i tetë ka qëllime konkrete për të kërkuar realizim jashtë në të ardhmen e afërt. Nga viti 1989 e këtej popullsia e Bullgarisë është ulur me mbi një milion veta dhe 1/3 prej këtij një milioni janë pikërisht njerëzit e rinj. Një prognozë e Institutit kombëtar të statistikës tregon se në periudhën deri më 2020 numri i tyre do të vazhdojë të ulet. Një fakt tjetër shqetësues është se në Bullgari, si dhe në vendet e tjera evropiane, po vëzhgohet plakja e popullsisë. Analizat e ekspertëve konstatojnë se bullgarët e rinj hyjnë në tregun e punës në një moshë më të vonshme, në krahasim me të rinjtë e vendeve të tjera anëtare të bashkësisë dhe në shumicën e rasteve nuk kanë marrë përvojë praktike pasi kanë mbaruar arsimin e tyre.

Si mundësi për përballimin e këtyre proceseve negative qeveria ka parashikuar përmirësimin e cilësisë së arsimit të mesëm dhe të lartë, inkurajim të kualifikimit gjatë tërë jetës, si dhe sigurimin e më shumë stazheve dhe përforcimin e lidhjes midis biznesit dhe arsimit. Shteti ka në plan të stimulojë interesin studiues të nxënësve dhe studentëve nëpërmjet pjesëmarrjes së tyre në projekte të ndryshme shkencore. Parashikohet gjithashtu përkrahje për ndërmarrjet, të cilat sigurojnë vende pune për të rinjtë, sidomos në vendbanimet e vogla dhe në rajonet fshatare. Do të stimulohet dhe zhvillimi i specialistëve të rinj në administratën shtetërore dhe bashkiake. Do të krijohet dhe e ashtuquajtura “pistë e shpejtë” për rritjen në karrierë të nëpunësve të rinj, të cilët kanë demonstruar veti të jashtëzakonshme në zbatimin e detyrave të tyre në punë. Të rinjtë me suksese në fushën e inovacioneve gjithashtu do të inkurajohen dhe do të ndihmohen ata, të cilët dëshirojnë të fillojnë biznes privat me teknologji të larta.

Që t’i ndihmojë familjet e reja dhe mundësitë për zhvillim në karrierë, shteti parashikon gjithashtu rritje të vendeve të lira në kopshtet për fëmijë. Strategjia parashikon mundësi për inkurajimin e të rinjve në vendbanimet e vogla, duke u siguruar mundësi për realizim profesional.

Dokumenti i ri është gjithashtu instrument për stimulimin e aftësive krijuesve të të rinjve dhe për përfshirjen e tyre më aktive në jetën shoqërore dhe politike të vendit. Të dhënat e studimeve të ndryshme tregojnë se gjithnjë e më shumë rritet përqindja e bullgarëve të rinj, të cilët nuk interesohen aspak për politikë. Në qoftë se në vitin 1998 ata ishin rreth 30 për qind, aktualisht të rinjtë indiferentë për politikën janë mbi 60 për qind. Përkrahja ndaj organizatave rinore, trajnimi i liderëve të rinj, krijimi i këshillave rinorë, të cilat të përfaqësojnë interesat e të rinjve në realizimin e politikave të nivelit vendor dhe shtetëror, të gjitha këto janë pjesë e masave në drejtim të zgjidhjes së këtij problemi.

Veprime konkrete në kuadrin e strategjisë do të financohen me mjete nga buxhetet shtetërore dhe bashkiake, nëpërmjet programit të BE-së “Rinia në veprim”, si dhe me mjete nga fondet evropiane. Në strategji është parashikuar gjithashtu përmirësim i mundësive të organizatave rinore për tërheqjen e resurseve të jashtme financiare për përpunimin dhe administrimin e projekteve.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD