Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Asociacioni “Konsumatorë aktivë” edukon aktivitetin civil

Asociacioni “Konsumatorë aktivë” organizon fushata të ndryshme për informim të shoqërisë për vendimet e mara nga Komisioni Evropian
Foto: BGNES
Togfjalëshi “Konsumatorë aktivë” e gëzon veshin bullgar. Pyesni përse? Sepse 50 vjet një ekonomi të planifikuar te komunizmi i mësuan konsumatorët me një stoicizëm spartan. Gjatë mungesës së një konkurrence mes prodhuesve dhe deficitit për mallra nganjëherë të dorës së parë, ëndrra e qytetarit është jo çfarë mall të zgjedh, por thjesht të mund të arrijë deri tek artikulli i dëshiruar pas një qëndrimi të gjatë në radhë. Ilustrimi zakonshëm i kësaj dukurie janë bananet dhe portokallet të cilat futeshin vetëm një herë në vit me raste dhe në sasia, të cilat nuk arrinin për të gjitha familjet. Konsumatori bullgar de fakto nuk kishte asnjë lloje të drejtash. Për cilësinë e mallrave duhej të ndiqte shteti, qytetari nuk kishte fare fjalë. Kjo ndjenjë pasive nga e kaluara po vazhdon të ekzistojë dhe sot. Konsumatori bullgar nuk i di të drejtat e veta, edhe më pak di se si ti ushtrojë. Prandaj shfaqja e asociacionit me emërtimin “Konsumatorë aktivë” jep shpresa. Ajo kohët e fundit u emërtua kështu, që të ketë një ndikim mobilizues me emrin e vet.

“Qëllimi i emërtimit tonë qe pikërisht ky - vet emri të mbajë mesazh, deklaroi për Radio Bullgarinë zoti Asen Nenov, ekspert në asociacion. Sepse dhe sot vihen re reflekset e vjetra - konsumatorët jetojnë me mendimin se, dikush “nga lart” ndjek për gjendjen e tregut, se ndokush i ruan dhe vazhdimisht duhet të kujdeset për mbrojtjen e interesave të tyre. Një gjë e tillë kuptohet se nuk ekziston. Kur konsumatori shkon në pazar nuk ka se kush ti thotë se çfarë të blejë. Ai tanimë ka të drejtën, mundësinë dhe duhet të jetë mjaft aktiv, i informuar dhe të gjejë vet se çfarë vendimi duhet të marrë.”

“Konsumator aktiv” merret kryesisht me informimin e konsumatorëve. Për këtë qëllim shfrytëzon gjerësisht shtypin, duke dërguar vazhdimisht analizat e veta për tregun të njërit ose tjetrit mall deri tek imediat. Asociacioni boton dhe revistë të vet “Konsumatorët aktivë” - në variant interneti www.aktivnipotrebiteli.bg/ dhe mbi mbartës në letër do ta dalloni menjëherë mes botimeve të tjera - vetëm ajo nuk boton reklama.

“Në të nuk ka asnjëfarë reklamash, me fjalë të tjera ne jemi krejtësisht të pavarur nga industria dhe nga të gjithë tregtarët, pohon zoti Nenov. Në këtë revistë botojmë për muaj nga disa testime. Për shembull testim për televizorë, për djathë, për deodorant, për karroca për fëmijët, të mallrave nga më të ndryshmit nga rrjeti i konsumatorit Dhe në fakt kjo është mënyra tonë t’i ndikojmë tregut - duke e informuar konsumatorin, se një gjë është me një cilësi më të madhe se tjetra. në këtë mënyrë mallrat me një cilësi më të ulët fillojnë të blihen më pak dhe bien. Një pjesë nga testimet i bëjmë në laborator të angazhuar prej nesh, kurse një tjetër-të mallrave më të shtrenjta si për shembull plazma me çmime, të cilat mund të arrijnë 5 mijë euro, realizohen nga një konsorcium, në të cilin ne anëtarësojmë - Organizata ndërkombëtare për testime dhe studime të konsumatorit (International Consumer Research& Testing Ltd). Testimet bëhen në Angli ku të gjitha organizatat evropiane, anëtare të konsorciumit, ndajnë shpenzimet”.

“Konsumatorët aktivë” numëron disa qindra anëtarë nëpër të gjithë vendin dhe ka kabinete pranimi në 9 qytete në Bullgari. Mjaft aktive janë në fushën e mallrave ushqimore.

“Na pëlqen shumë të kapemi me industrinë sa u përket ushqimeve, pohon Asen Nenov. Sepse kur shikojmë se shiten gjëra, të cilat nuk bëjnë për tu ngrënë, ndihemi të detyruar të bëjmë testime më të shumta pikërisht në këtë sektor. Për shembull gjatë vitit të kaluar bëmë test për ekzistencën e yndyrave bimore në produktet e qumështit, dhe më konkretisht në djathë, ku yndyrat duhet të jenë prej kafshëve.”

Ky studim shkaktoi skandal në mediet dhe qe një nga shkaqet që shteti të fusë standarde për përmbajtjen e produkteve të qumështit. Atyre me yndyra bimore iu hoq e drejta të mbajnë etiketën “produkt qumështi”. Një studim i ngjashëm u bë dhe për përmbajtjen e pesticideve në frutat dhe perimet. “Konsumatorët aktivë” i drejtojnë blerësit dhe në fusha të tjera të ndjeshme duke filluar nga lojërat dhe rrobat për fëmijë, kaloni përmes orenditë elektrike dhe arrini deri te taksat bankare ose tregtia dhe rezervimet turistike përmes internetit. Asociacioni e informon rregullisht shoqërinë bullgare për vendimet e mara nga Komisioni Evropian sa i përket të drejtave të konsumatorit dhe reglamentin.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fati i një tufë delesh bashkoi bullgarët në një kauzë të përbashkët për t'i shpëtuar

Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Dhe në vend që të ndiqte teatrin në parlament dhe luftërat për..

botuar më 24-12-10 7.30.PD
Marijana Dimova dhe survaçkat e saj

Verë e zier, survaçka dhe rrota ferri - fryma e Krishtlindjeve në Sofje

Kush thotë se bullgarët janë njerëz të vrenjtur dhe pesimistë? Shëtisni nëpër tregjet e Krishtlindjeve të Sofjes dhe do të mbeteni me një përshtypje krejtësisht të ndryshme. Mjaftojnë dekorimet festive, muzika, dëfrimet dhe tezgat e mbushura me ëmbëlsira..

botuar më 24-12-07 10.10.PD

Në kohë pikante dhe Krishtlindjа jonë është djegëse

Shija pikante është një kulturë. Aleksandër Kjurkçiev - Sando, themeluesi i një ferme për speca djegëse pranë Sofjes dhe muzeut të parë për speca djegës në vendin tonë, është i bindur për këtë. Ai organizoi për të dytin vit radhazi festivalin “Chilli..

botuar më 24-12-07 7.00.PD