Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Teenproblem.net – sajti më i popullarizuar ndër adoleshentët

Menaxheri i sajtit Teenproblem.net Aleksandër Nenov do që në Bullgari t’u kushtohet adoleshentëve një vëmendje më e madhe.
Foto: eenproblem.net
Zhvillimi i shpejtë i teknologjive informatike kundërshtohet prej disa njerëzve, derisa shumë të tjerë e pranojnë. Pa pasur parasysh mendimet tona, kur bëhet fjalë për internetin, të gjithë jemi mësuar të kontaktojnë me njëri-tjetrin nëpërmjet kësaj bote paralele. Çdo informacion që na nevojitet, e kërkojmë së pari në internet sesa në libra. Çdo institucion, qoftë bashki, qoftë media, ka faqe në internet, ku njerëzit këmbejnë mendime rreth interesave të përbashkëta.

Para 10 vjetëve dy djem nga një gjimnaz në Sofje, mësuan se moshatarët e tyre kanë shumë pyetje, të cilave nuk mund t’u përgjigjen vetë. Atëherë vendosën të krijojnë një sajt, në të cilin adoleshentët të bisedojnë me njëri-tjetrin dhe të marrin këshillat e specialistëve. Kështu lindi sajti teenproblem.net Aleksandër Nenov është njëri prej iniciatorëve të këtij projekti. Pasi ka mbaruar arsimin e mesëm në degën e biologjisë, sot studion për bioteknologjinë në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”.

“Adoleshentët interesohen për dashurinë dhe marrëdhëniet seksuale, thotë Aleksandër Nenovi. – Ndonjëherë ata nuk i dallojnë dhe ne përpiqemi t’i ndihmojmë që t’i kuptojnë ato. Marrim pyetjet e tyre dhe kërkojmë ndihmën e profesionalistëve, të cilët shkruajnë artikuj të veçantë në sajtin tonë. Stafi ynë gjithashtu përgatit artikuj të specializuar me tematikë të tillë. Kështu adoleshentët, pa bërë pyetje, marrin informacionin e kërkuar. Gjithsesi, kur ka ndonjë gjë specifike, secili mund të këshillohet me ne ose me moshatarët e tij në forumin e sajtit. Pesë vjetët e fundit në të janë postuar më shumë se 5 milionë mendime.”

Aleksandër Nenovi tregon se, gjatë këtyre 10 vjetëve, prej të cilëve ekziston sajti, stafi ka organizuar edhe takime për adoleshentët me qëllim krijimin e lidhjeve sociale jashtë forumeve në internet. Tashmë janë bërë disa shoqëri, ka edhe çifte që janë njohur në hapësirën virtuale. “Para pak kohësh botuam librin “Diagnoza teen”, tregon Aleksandër Nenovi. – Libri është ndarë në 12 pjesë, ku shqyrtojmë problemet serioze të adoleshentëve. Disa faqe janë prezantuar në mënyrë argëtuese, ndërsa të tjera të bëjnë të qash. Libri kishte një sukses të madh. E blinin njerëz, që na kanë bërë pyetje në sajt, për të parë tani se si ne u kemi përgjigjur këtyre pyetjeve. Mbase ky është libri i parë “reality” në Bullgari, sepse ne mblodhëm këtë që na kanë shkruar adoleshentët dhe botuam përgjigjet në një formë shumë interesante. Kjo ishte mënyra që të ngjallim interes te prindërit, sepse problemet e adoleshentëve janë edhe problemet e tyre. Kështu, përmes librit ata panë fëmijët e tyre në një mënyrë tjetër. Kemi vërejtur se nga 5 deri në 10 për qind prej vizituesve të sajtit janë prindër. Ata regjistrohen në sajt, për të komunikuar me fëmijët lehtësisht, për të mësuar për problemet e tyre dhe çfarë u intereson atyre në këtë moment. Përpiqen që të mësojnë zhargonin e tyre, sepse ai ndryshohet çdo vit. Në përgjithësi prindërit nuk janë shumë aktivë në sajt, d.m.th. nuk na shkruajnë. Më tepër vëzhgojnë fëmijët e tyre anash.

Aleksandër Nenovi kujton se si një herë një adoleshente ka njoftuar në sajt për dhunë familjare. Me ndihmën e organizatave jo qeveritare dhe policisë organizatorët e sajtit teenproblem.net e ndihmuan vajzën.

“Po të flasim se sa janë vizituesit e sajtit, do të them se qytetet e mëdha mban vendet e para të kësaj statistike – thotë Aleksandër Nenovski. – Gjithsesi kjo përqindje shpjegohet me popullsinë e tyre të madhe në krahasim me vendet e vogla. Por nuk ka qytet bullgar, prej të cilit të mos kemi vizitues. Kjo që tregon statistika është që 85 për qind prej adoleshentëve e dinë sajtin tonë. Neve na mjafton kjo. Vizituesit janë të moshës nga 15 deri në 24 vjeç. Ata që nuk janë adoleshentë, d.m.th. vizituesit e moshës nga 20 deri në 24 hyjnë në faqen e sajtit, vetëm sepse në të ka kaluar fëmijëria e tyre. Në përgjithësi dominojnë vajzat, sepse në këtë moshë djemve u pëlqejnë më shumë lojërat kompjuterike. Më vonë edhe ata do të përfshijnë në sajt.”

Në përvjetorin e 10-të të krijimit të sajtit teenproblem.net organizatorët bënë një koncert me pjesëmarrjen e muzikantëve më të dashur për adoleshentët. Në një prej sallave të Pallatit Kombëtar të Kulturës ishin gëzuar mbi 1 500 vizitues.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Lina Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD