Pak janë ata, që dinë, se në trojet bullgare u gërmua floriri më i lashtë i përpunuar. Zbulimi daton që para më se 6500 vjetëve dhe u gjet në Nekropolin e qytetit Varnë. Gushore dhe stoli të tjera, pronë të aristokratëve dëshmojnë, se argjendaria ishte një nga profesionet më të vjetra dhe më prestigjioze në trojet bullgare. Argjendarët gjithnjë qëndruan afër pushtetarëve dhe me shkathtësinë e duarve të vet ata konsoliduan madhërinë e tyre.
Argjendaria moderne radhitet ndër artizanatet artistike. Krahas kësaj floriri garanton një siguri edhe më të madhe të njerëzve të pasur. Shufrat ari investues, që shiten nga bankat, tani kërkohen më shumë se sa kurdoherë tjetër. Rritja e çmimit të metalit të verdhë në bursat botërore detyroi bullgarët të shesin stolitë e florinjta dhe zbukurimet familjare të trashëguara nga stërgjyshërit. Shitja e floririt kundrejt parave u shndërrua në një industri. Pak janë ata, që në kohën e krizës blejnë stoli të mëdha dhe të shtrenjta. Më shumë hollësi për realitetet e reja në fushën e argjendarisë mësojmë nga kryetari i Lidhjes së Argjendarëve në Bullgari Dimitër Aleksiev. Ai është një argjendar profesionist, që punon në këtë fushë prej kohe, prandaj për të nuk ka asnjë sekret në fushën e bizhuterisë:
“Në kohën e krizës bullgarët nuk blejnë shumë stoli prej argjendi. Vetëm nëse do të jetë e domosdoshme, si për shembull unaza për martesë ose stoli për pagëzimin e ndonjë fëmije. Dhe të gjitha zbukurimet punohen në sasi shumë të vogla. Me shtrenjtimin e floririt u kufizuan mundësitë e njerëzve dhe prandaj më tepër kërkohen stolitë e vogla. Në sfondin e asaj, që kemi shitur para vitesh, ato janë sasi tepër të pakta. Kështu krijohet një pasiguri dhe shumë argjendarë tashmë mbyllën atelietë e veta. Përveç kësaj në tregun e bizhuterisë ka një konkurrencë jo lojale. Nga Turqia importohen stoli të florinjta me cilësi më të ulët. Në të njëjtën kohë edhe shtëpitë ku lihen sendet peng ndërlikojnë punën e argjendarëve.”
Importohet një bizhuteri më të lirë me karate më të ulëta se sa zakonshmet. Por në Bullgari ato stoli kanë çmime të larta. Prandaj është më rentabile që argjendarët të shesin një prodhim të gatshëm të bizhuterisë, se sa vet të prodhojnë stoli. Pak janë ata, të cilët me gjithë problemet e shumta vazhdojnë të punojnë zbukurime të florinjta. Një kërcënim për zanatin e argjendarisë përbën edhe blerja e floririt nga firmat e ndryshme, që u shumëzuan kohët e fundit. Bullgarët janë të prirë të shesin stolitë e tyre të florinjta, që të shlyejnë borxhet. Kjo për shkak se paratë nuk mjaftojnë.
“Ka një reklamë shumë agresive për blerjen e arit. Lidhja e Argjendarëve bëri disa studime dhe zbuloi, se reklama bëhet nga firma të huaja me kapitale të panjohura. Ato blejnë floririn dhe e eksportojnë jashtë shtetit. Pas kësaj ari derdhet dhe shitet si ari investues. Kështu Bullgaria varfëron. Në fakt kjo është një mënyrë e larjes së parave.” – komenton Dimitër Aleksievi.
Sipas Lidhjes së Argjendarëve duhet t’i jepet fund eksportit të floririt nga Bullgaria. Dhe kjo sipas përfaqësuesve të Lidhjes mund të bëhet vetëm me ndryshime ligjore. Lidhur me këtë zoti Aleksiev shpjegon:
“Ashtu siç ka ligj për zbulimet arkeologjike, për eksportin dhe, për lëvizjen e tyre, kështu do të jetë mirë të krijohet një ligj për floririn dhe për metalet e rralla fisnike. Urdhëresa ekzistuese për punën me metalet e rralla fisnike është tepër liberale në fushën e tregtisë. Për blerjen dhe shitjen e floririt për shembull kërkohet vetëm një certifikatë për gjendjen gjyqësore, që dëshmon, se personi nuk është në ndjekje penale. Dhe kjo është qesharake, sepse për argjendarët që të regjistrohen si prodhues kërkohen më se 15 dokumente. Kështu që nëpërmjet disa ndryshimeve të urdhëresës për punën e metaleve të rralla fisnike duhet të kufizohen mundësitë për kontratat jo të zakonshme.”
Një problem serioz janë edhe vjedhësit. Për shkak të çmimeve të larta, dyqanet e bizhuterisë përbëjnë një interes të madh për ta. Prandaj argjendarët duhet të pajisin dyqanet e veta me teknikën më moderne të sigurimit dhe me kamera, gjë që është shumë e shtrenjtë. Kur njerëzit blejnë flori dhe bëjnë investime për blerjen e arit, ata duhet të mendojnë, se ai nuk sjell të ardhura nga interesi. Rreth floririt ka vetëm shpenzime lidhura me ruajtjen e tij në arka. Dhe ato janë mjete suplementare.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: BGNES
Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..
Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...
Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..