Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më shumë mjete për universitetet bullgare, të cilët ofrojnë arsim cilësor

Subvencionimi shtetëror për universitetet është rritur me rreth 6 milionë euro.
Foto: BGNES
Arsimi është një prej sferave, për të cilën qeveria bullgare parashikon më shumë mjete gjatë vitit tjetër, megjithë krizën financiare botërore. Sipas ministrit të arsimit Sergej Ignatov ka vullnet kategorik politik që kjo të jetë me rëndësi të parë për vendin tonë. Arsimi parashkollor dhe ai i lartë do të marrin mbi 171 milionë leva (rreth 85.5 milionë euro) më shumë në krahasim me vitin 2011. Kështu vitin tjetër sektori do të disponojë afro 2.750 miliardë leva (rreth 1.380 miliardë euro), që është 3,4 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit.

Rritja është e konsiderueshme në arsimin e mesëm, ku janë parashikuar mjete për një model të ri të financimit të shkollave. Janë parashikuar mjete edhe për organizimin e ditës shkollore të vogëlushëve nga klasa e dytë dhe ajo e tretë, si dhe për përgatitjen e detyrueshme parashkollore të fëmijëve të moshës 5 vjeç. Subvencionimi shtetëror për universitetet është rritur me rreth 12 milionë leva (6 milionë euro). Në arsimin e lartë mjetet do të përdoren për vlerësimin e cilësisë së arsimit në universitetet shtetërore, për rritjen e numrit të studentëve dhe doktorantëve dhe për bursat.

“Livrojmë mjete suplementare për bursat studentore, kështu qe këto mjete, bashkë me ato evropiane, bëhen një subvencion i mirë – komentoi ministri Sergej Ignatov. – Kjo, që shteti parashikon për bursat e studentëve, është një prej hapave vendimtarë në buxhet. Një arritje e madhe e qeverisë është financimi i diferencuar, që aplikuam vitin e kaluar – jo vetëm për universitetet, por për degat dhe specialitetet e veçanta. Gjatë vitit 2011 siguruam deri në 10 për qind rritje të të ardhurave buxhetore pranë subvencionimit kryesor buxhetor për specialitetet më të mira. Kurse për vitin 2012, i cili do të jetë i rëndë për tërë Evropën për shkak të krizës financiare, ne do të sigurojmë deri në 25 për qind rritje të mjeteve për specialitetet më të mira dhe do të krijojmë në këtë mënyrë kushte konkurrence. Ideja është që më të mirët të marrin më shumë mjete dhe studentët e tyre të mësojnë në një mjedis më komfort.”

Qëllimi i pagimit të diferencuar është që të dallohen specialitetet dhe universitetet më të mira nga ato që mbeten prapa. Një qëllim tjetër është lidhur me stimulimin e studentëve për t’u regjistruar në specialitete konkrete, të cilat ta përmirësojnë ekonominë dhe prodhimin bullgar. Gjatë këtij viti u livruan mjete suplementare për pesë fusha me prioritet: “Shkencat natyrore, matematika dhe informatika”, “Shkencat agrare dhe mjekësia veterinare” dhe “Artet”. Vitin tjetër universitetet do të marrin subvencionime më të mëdha për përgatitjen e specialistëve në disiplinat pedagogjike. Kjo bëhet me qëllim tërheqjen e më shumë studentëve në sferën pedagogjike, ku po vëzhgohet pleqërim i kuadrove. Gjatë vitit 2012 në arsimin e lartë do të derdhen akoma 25 milionë leva (12,5 milionë euro) në kuadrin e programit operativ “Zhvillim i resurseve njerëzore”. Ato do të investohen për përmirësimin e kapacitetit drejtues në universitete, për rritjen e kualifikimit dhe rritjen në karrierë të pedagogëve, si dhe për aktualizimin e programeve arsimore në përputhje me kërkesat në tregun e punës.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD