Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Asociacioni “Transparencë pa kufi” paraqiti analizën e zgjedhjeve të fundit në Bullgari

Foto: BGNES

Asociacioni “Transparencë pa kufi” paraqiti analizën e zgjedhjeve të fundit për president dhe pushtet vendor, që u zhvilluan në Bullgari muajin tetor të vitit 2011. Rezultatet tregojnë, se gjatë vitit 2011 u ruajtën tendencat dhe format e shkeljeve të konstatuara në zgjedhjet e vitit 2009. Mirëpo, 20 vjet pas fillimit të procesit të tranzicionit te demokracia zgjedhjet janë më transparente.

Monitorimi i procesit zgjedhor gjatë vitit 2011 u bë në partneritet me 22 organizata joqeveritare, nga 615 vëzhgues, duke përfshirë studentë dhe ekspertë të pavarur në tri drejtimet: financim të fushatave paraelektorale; përgatitje dhe zhvillim të procesit elektoral; hapje eksperimentale të qendrave rajonale të numërimit të votave. Gjatë vitit 2011 indeksi i transparencës i financimit të fushatave paraelektorale për president dhe zëvendës president sipas shkallës nga 1 deri në 10 ishte 4.6 për qind, ndërsa për kryetar bashkie dhe këshilltarë bashkiakë – 4.19 për qind. Thënë me fjalë të tjera fushatat presidenciale ishin më transparente, se sa ato për pushtet vendor. Sipas analizës gjatë zgjedhjeve të vitit 2011 sinjalet për blerjen e votave ishin 4.6 për qind nga të gjitha shkeljet e regjistruara, përderisa në votën parlamentare të vitit 2009 ato ishin 11.5 për qind. Në vend të kësaj shihet një rritje të votës së kontrolluar dhe presionit mbi zgjedhësit. Përderisa ato shkelje në vitin 2009 përbënin 16.2 për qind, gjatë vitit 2011 u rritën në 18.18 për qind. Rritje shënohet edhe te sinjalet për agjitim të paligjshëm – nga 20.5 për qind në vitin 2009, në vitin 2011 ato ishin 25.19 për qind.

Sipas ministrit të brendshëm dhe zëvendës kryeministër Cvetan Cvetanov është më drejtë, që zgjedhjet e vitit 2011, që ishin për president dhe pushtet vendor, të krahasohen me zgjedhjet identike të vitit 2007 për pushtet vendor dhe të vitit 2006 për president, sidomos për blerjen e votave.

© Foto: BGNES

“Është i nevojshëm një model i ri i strukturimit të të administratës zgjedhore”, mendon Vanja Nusheva nga organizata “Transparencë pa kufi”

Vanja Nusheva nga organizata “Transparencë pa kufi” komenton rezultatet e analizës: “Për të satën herë konstatuam, se problemet e organizimit janë shumë serioze dhe përbëjnë pjesë kryesore të të gjitha shkeljeve elektorale. Është e domosdoshme të bëhen përpjekje për zhvillimin e kapacitetit të administratës zgjedhore. Është i nevojshëm një model i ri i strukturimit të saj. Është e dukshme, që emërimet politike në administratën elektorale në të gjitha nivelet, nuk ndihmon përgatitjen profesionale të procesit zgjedhor. Ndër propozimet konkrete është, se pasi Komisioni Qendror Zgjedhor është një organ i përhershëm, ai është në gjendje, që nëpërmjet programeve të përgatitë më mirë anëtarët e komisioneve zgjedhore. Një gjë tjetër me rëndësi është që puna e Komisionit Qendror Zgjedhor të bëhet më transparente, domethënë të ketë më shumë publicitet dhe transparencë në marrjen e vendimeve.”

U konstatua rritja e numrit të shkeljeve, lidhura me votën e kontrolluar dhe presionin mbi zgjedhësit. Për këtë Vanja Nusheva thekson: “Në krahasim me zgjedhjet e mëparshme u konstatua një ulje në blerjen e drejtpërdrejtë të votave. Në vend të kësaj u regjistrua një rritje e kontrollit të paligjshëm të vullnetit të elektoratit. Dhe për heqjen e këtyre fenomeneve duhet të bëjnë përpjekje jo vetëm institucionet shtetërore, por edhe partitë politike. Nderi në jetën politike, transparenca në punën e partive, besimi, që formojnë te zgjedhësit, janë premisat për përkrahjen reale të partive të ndryshme.”

Analiza tregon, se brenda periudhës 20-vjeçare të demokracisë në Bullgari afirmohet një tendencë e rritjes së nivelit të evidentimit të mjeteve nga partitë, koalicionet dhe komitetet iniciatore. Mirëpo, kjo iu detyrohet më tepër ndryshimeve ligjore dhe gjobat që imponohen vitet e fundit. Megjithatë shtetasit nuk besojnë në sinqeritetin e partive. Në këtë drejtim Bullgaria mund të krahasohet me disa shtete ballkanike, sepse është larg shteteve si Franca, Gjermania dhe Zvicra, në të cilat dominojnë standarde të afirmuara evropiane të transparencës.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Марчел Чолаку и Николае Чука

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..

botuar më 24-10-12 10.05.PD

Presidenti bëri thirrje për veprime kundër blerjes së votave

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..

botuar më 24-10-09 5.36.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..

botuar më 24-10-05 7.25.PD