Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sindikatat këmbëngulin për rroga më të larta

Rritja e çmimeve të ushqimeve ka prekur buxhetin e familjeve bullgare.
Foto: BGNES
Rritja e vazhdueshme e çmimeve të lëndëve, gazit natyror, korrentit, ushqimeve që nga fillimi i vitit e bëjnë jetën në Bullgari mjaft më të shtrenjtë. Njëkohësisht të ardhurat e punës mbeten mbrapa, kurse në sferën buxhetore janë të ngrira për vit të tretë. Varfërimi i gjithnjë e më shumë bullgarëve është fakt. Prandaj sindikatat këmbëngulin për rritje të rrogave që nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Sipas Konfederatës të Sindikatave të Pavarura të Bullgarisë gjatë tremujorit të parë të vitit 2012 për mirëmbajtjen e një familjeje bullgare (dy të moshuar dhe dy fëmijë) për muaj kanë qenë të domosdoshme 2189 leva. Këto janë mjetet e domosdoshme për ushqim, transport dhe nevoja të tjera lidhur me ditën e përditshme dhe shtëpinë. Mezi 12,8% nga familjet bullgare kanë disponuar me një të ardhura të tilla. Të dhënat e Institutit për studime sociale dhe sindikaliste pranë Konfederatës të Sindikatave të Pavarura të Bullgarisë tregojnë se, çdo një familje e katërt te ne jeton nën kufirin e varfërisë, kurse paratë që kanë harxhuar janë mesatarisht 206 leva (103 euro) për njeri. Njëkohësisht për mirëmbajtjen e një standardi normal kanë qenë të domosdoshme 547 leva për frymë për muaj. Vetëm për 3 muajt e parë të vitit shpenzimet për ngrohje janë shtuar me 7%, mallrat ushqimore janë shtrenjtuar me 2,6%, kurse transporti me 5,3%. Një goditje më serioze mbi buxhetet familjare ka ndikuar shtrenjtimi i ushqimeve. Sipas sindikatave me shtrenjtimin e vazhdueshëm të lëndëve, të gazit natyror, të korrentit, do të vazhdojë varfërimi i gjithnjë e më shumë ekonomive shtëpiake. Shtimet e çmimeve vështirë mund të përballohen gjatë frenimit të vendosur të rrogës së punës. Aftësia blerëse do të vazhdojë të ulet. Sipas sindikatave për 2 vjetët e fundit numri i njerëzve, të cilët kanë kursime është pakësuar dy herë. Investime bankare kanë 511 mijë bullgarë, nga të cilët mezi 66 mijë kanë depozitë mbi 2 500 euro, tregojnë nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura të Bullgarisë. Sipas tyre bullgarët e zakonshëm varfërohen në mënyrë masive, kurse vetëm një pjesë e vogël nga kombi pasurohet gjithnjë e më shumë.

Nga Konfederata e punës “Podkrepa” këmbëngulin në lidhje me shtrenjtimin e gazit natyror dhe të korrentit, rroga minimale e punës në Bullgari të shtohet nga data 1 shtator dhe të bëhet 320 leva, kurse që nga fillimi i vitit tjetër të arrijë 350 leva. Ngritja e rrogës minimale të punës do të “shtyjë” tatëpjetë dhe të ardhurat e tjera të punës. Kështu do të mund t’i përgjigjet ngritjes së tepruar të çmimeve.

Konfederata e Sindikatave të Pavarura të Bullgarisë insiston se deri më 1 janar 2013 të gjitha pensionet dhe rrogat në sektorin buxhetor të shtohen me 10%. Shtimi është i domosdoshëm, që të mund të kompensohet goditja mbi aftësinë blerëse të bullgarëve nga inflacioni gjatë 3 vjetëve të fundit, qëkurse janë ngrirë rrogat. Në bisedimet e ardhshme rreth përgatitjes së buxhetit për vitin e ardhshëm Konfederata e Sindikatave të Pavarura të Bullgarisë do të këmbëngulë për rrogë minimale prej 330 leva që mot. Tani për tani kabineti parashikon nga data 1 korrik 2013 pensionet të rriten me inflacionin për vitin e mëparshëm. Kurse rroga minimale do të bëhet 310 leva nga data 1 janar 2013, ku gjatë çdo një viti të ardhshëm do të shtohet me 20 leva derisa të arrijë 350 leva gjatë vitit 2015.

Sipas Konfederatës të Sindikatave të Pavarura të Bullgarisë është e domosdoshme dhe një rritje të rrogave në sektorin privat. Aty pagat duhet të shtohen me inflacionin dhe me vëllimin e prodhueshmërisë së punës. Para për ngritjen e rrogave dhe të pensioneve mund të gjenden, mendojnë sindikatat, në qoftë se shteti lufton në mënyrë më efektive me ekonominë gri, që të grumbullojë më shumë të ardhura. Një burim tjetër i të ardhurave në thesar mund të jetë aplikimi i taksës mbi transaksionet financiare.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD