Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fushatë për mbrojtjen e pyjeve shekullore në Bullgari

Sipas ekologëve pyjet shekullore janë resursi kryesor turistik i Bullgarisë.
Foto: Maria Dimitrova-Pisho

Në shumicën e vendeve evropiane pyjet shekullore janë vetëm një kujtim romantik dhe një element piktoresk i përrallave të fëmijëve. Vetëm 1 për qind nga pyjet e Kontinentit të Vjetër janë shekullore dhe ata hasen kryesisht në territorin e Rusisë. Në këtë sfond Bullgaria, një e treta e territorit të së cilës është e mbuluar me pyje, përbën një ishull të vogël të natyrës së egër.

Në fakt në territorin bullgar ka 5 për qind pemë shekullore. Pjesa dërmuese prej tyre ndodhet në rezervatet, në parqet kombëtare, në skutat e paarritshme malore dhe në zonat ujore të maleve Rodopa, Stara Pllanina, Rilla, Pirin dhe Stranxha. Mirëpo, 3 për qind nga pyjet shekullore, të cilët te ne përbëjnë 5 për qind nga të gjitha pyjet, mbeten jashtë territoreve të mbrojtura. Sipas përfaqësuesve të organizatës WWF – Bullgaria, gjysmë prej tyre janë të kërcënuara nga zhdukja. Prandaj organizata nisi një fushatë për mbrojtjen e këtyre pyjeve.

Siç theksuam në fillim 5 për qind prej pyjeve në Bullgari janë shekullore. Kjo do të thotë, se ata janë pyje me pemë të larta dhe të lashta, me trungje të trasha, domethënë me lëndë të vlefshme drusore. Ato 5 për qind të pyjeve shekullore ruajnë pothuajse 20 për qind nga rezervat e lëndëve të drurit në vend. Me këtë shpjegohet oreksi i madh ndaj këtij fondi pyjor. Mbrojtësit e natyrës ngulin këmbë për bilanc të arsyeshëm në shfrytëzimin e rezervës pyjore në Bullgari. E tillë është praktika e re evropiane në silvikulturë.

“Shfrytëzimi i balancuar dhe ekologjik i pyjeve do të thotë, që 80 – 90 për qind prej tyre mund të përdoren, ndërsa 10 për qind duhet të mbeten të tilla siç janë në gjendje të egër – shpjegon pylltari Aleksandër Dunçevi nga organizata WWF. – Nuk është e mundshme, që në një pyll ekonomik për hektar të ketë më se 10 metra kub lënda e vdekur e drurit. Mirëpo, që të ruhet larmia biologjike e pyjeve janë të domosdoshme të paktën 50 metra kub lënda e vdekur. Pikërisht në pemët e thata me strofka dhe në lëndën e vdekur drusore jetojnë lloje të rralla dhe të domosdoshme për pyllin, si për shembull qukapiku me tre gishtërinj, ose qukapiku larosh kurrizbardhe, kunadhet, rrëqebulli, ai brumbulli i madhe me brirthë të gjata, dreri, i cili haset në pothuajse të gjitha librat e fëmijëve. E shumë të tjerë.”

© Foto: Maria Dimitrova-Pisho

Për shkak të krizës vëzhgohet rritja e kërkimit të druve për ngrohje nga ana e Greqisë.

Pyjet shekullore u japin strehë gjysmës së tërë larmisë biologjike, që haset te ne, e cila është jashtëzakonisht e madhe. Në asnjë vend tjetër, veç Bullgarisë, nuk mund të shihen për shembull 16 lloje dushku lisi. Nga 555 endemitë gjithsejtë bullgarë, 80 për qind hasen pikërisht në pyjet. Që këtu edhe rëndësia e madhe e territoreve pyjore për mbrojtjen e larmisë biologjike. Sisorët, të cilët janë kafshët më të çmueshëm të planetit, kanë nevojë për territore të mëdha të egra që të shpëtohen. Ndërsa në Kontinentin e Vjetër sipërfaqe të tilla ofrojnë vetëm pyjet. Duhet të shënohet, se nga viti 1980 e deri më sot mosha mesatare e pyjeve në Bullgari po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe gjatë vitit 2010 ajo arriti 53 vjet. Këtu duhet të theksohet, se sipërfaqet e pyjeve të vjetra shtohen gjatë viteve me ritme më të shpejta, se sa sipërfaqet e të gjitha pyjeve. Erdhi momenti, kur ekonomitë pyjore iu kushtojnë një vëmendje gjithnjë e më të madhe pyjeve shekullore me lëndë të çmueshme drusore. Deri tashti ato pyje ishin të paarritshme për mungesën e rrugëve në thellësinë e maleve. Parashikohet që rrugë të tilla të ndërtohen dhe të fillojë nxjerrja e lëndës drusore edhe atje.

Për vitin 2012 për shembull ekonomitë pyjore plotësuan planin e tyre me 110 për qind. Kjo në shkallë të madhe i detyrohej kërkimit të rritur të druve për ngrohje nga ana e Greqisë, ku për shkak të krizës në mënyrë të ndjeshme u rrit numri i njerëzve që ngrohen me dru. Kishte rrezik, që për shkak të çmimeve më të larta në Greqi, konsumatorët bullgarë të mbeten pa dru për ngrohje. Në sfondin e kësaj tendence të intensifikimit të nxjerrjes së lëndës së druve, fushata e organizatës WWF është me kohë.

Fushata për mbrojtjen e pyjeve shekullore është kryesisht për territoret e rrjetit “Natyra 2000”, ku janë të përqendruara nga 80 deri në 90 për qind të pyjeve shekullore. Lidhur me këtë pylltari Aleksandër Dunçev thekson: “Një fakt shqetësues është se në pyjet, ndaj të cilëve nuk tregohen kujdese, fillojnë të grumbullohen pemë të vjetra me lëndë të vdekur drusore. Tradita është, që kjo lëndë drusore të nxirret nga atje, sepse ajo humb vlerën e vet ekonomike dhe në disa raste mund të bëhet edhe e rrezikshme. Krahas kësaj në interes të të gjithëve është të mbrojmë të paktën një pjesë të pyjeve të lashta shekullore. Ata duhet të mbeten për brezat. Në ato territore pylli duhet të zhvillohet sipas ligjeve natyrore pa ndërhyrjen njerëzore. Kështu do të ruhet natyra e egër e pyllit.”

Ndër detyrat më të rëndësishme të fushatës së organizatës WWF është identifikimi dhe krijimi i hartave të pyjeve të lashta shekullore në Bullgari. Në vendin e dytë është lufta me të ashtuquajturën prerje sanitare, e cila në shumicën e rasteve bëhet pretekst për prerjen e papërmbajtur.

© Foto: Maria Dimitrova-Pisho


“Prerja sanitare në të vërtetë është një problem serioz për pyjet shekullore – është i mendimit Aleksandër Dunçevi. – Kjo prerje nuk realizohet vazhdimisht megjithëqë në mënyrë reale ka nevojë për pastrimin dhe rrallimin e pyjeve. Për shembull ngandonjëherë presin ndonjë pemë të vjetër plotë zgavra të qukapikëve. Mirëpo kjo pemë është e fortë dhe e qëndrueshme dhe nuk duhet prerë. Nuk duhet të harrohet, se qukapikët janë pastruesit më të mëdhenj të pyjeve. Ata janë sanitarët, që janë aq të domosdoshëm të pemëve. Pemët e thata me zgavra priten, sepse konsiderohen të rrezikshme për pyllin. Por në Evropë tashmë shihet një tendencë e re e ruajtjes së tyre. Dhe kjo për arsye, se janë të domosdoshme të paktën sepse u japin strehë qukapikëve. Dhe një pjesë e fushatës ka të bëjë me prerjen e pakontrolluar sanitare.”

Në fakt në mbarë Evropën ndryshohet qëndrimi ndaj pyjeve. Krahas humbjes së larmisë së çmueshme biologjike, asgjësimi i pyjeve të lashta do t’i dëmtojë zhvillimit të turizmit në vendet me natyrë të pasur, siç është Bullgaria.

“Bullgarët u orientuan te turizmi ekologjik – deklaron z. Donçev. – Ata krijojnë shtigje ekologjike në sajë të projekteve evropiane. Mirëpo, firmat e nxjerrjes së materialit drusor nuk merren në konsideratë këtë dhe duke prerë pyjet shekullore i shkelin peizazhit të bukur, në sajë të të cilit u realizuan ato projekte. Kështu në fakt ne eksportojmë pyjet e lashta, të cilët janë resursi kryesor turistik i Bullgarisë. Për shkak të fitimit të përkohshëm të firmave, që merren me nxjerrjen e lëndës drusore, humbim vazhdimisht fitimet e qëndrueshme nga turizmi. Ka shumë njerëz, që sinjalizojnë për fenomene të tilla.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Maria Dimitrova-Pisho


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD