Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fëmijët e Evropës Lindore mund të bëhen qytetarë aktivë

Foto: BGNES
Midis 80 dhe 100 telefonata në ditë pranojnë konsultantët e Linjës Kombëtare Telefonike për Fëmijë 116-111. Gjatë vitit të kaluar numri i përgjithshëm i telefonatave i tejkaloi 120 000, ku afro 300 prej tyre janë sinjale për fëmijë në rrezik. Rastet më të shpeshta janë të dhunës, të braktisjes ose të përdorimit të fëmijëve akoma të mitur për të lypur.

Numri i përgjithshëm evropian 116-111 u aplikua në Bullgari përpara 3 vjetëve, kur shërbimi është 24 orësh dhe falas për të gjithë vendin. Statistika tregon akoma se, telefonatat nuk janë vetëm nga qytetet e mëdha, por dhe nga vendet e vogla të populluara. Telefonojnë si fëmijë, ashtu dhe të moshuar të cilët kanë qenë dëshmitarë të rasteve të ndryshme të dhënës mbi fëmijët. Përveç për sinjale të tilla, vija jep mundësi dhe për bashkëbisedim.

“Disa fëmijë janë gati të fillojnë të tregojnë shumë shpejt, derisa tek të tjerë ky është një proces në etapa, sikurse fillimisht kanë nevojë të formojnë një besim tek i moshuari – sqaron Donka Petrova, koordinatore e Linjës Telefonike Kombëtare. – Ne përpiqemi të jemi partneri i tyre, i cili t’i dëgjojë, të jetë i hapur për diskutim. Fëmijët kanë shumë se çfarë të thonë. Shpesh kjo ndodhet, sepse në realitet nuk kanë një partner dhe kaq të besuar, me të cilin të ndajnë disa nga frikësimet e veta dhe shqetësimet më intime. Kurse nganjëherë fakti se janë anonim, nuk e shikon tjetrin dhe ai nuk të shikon, vepron në mënyrë të tillë që ndikon për të treguar, për të shprehur gjëra me të vërtetë shumë personale, pa pasur frikë nga një qëndrim të keq, nga një përbuzje dhe shtyrje e kështu me radhë. Fëmijët telefonojnë më tepër në lidhje me ndonjë farë marrëdhëniesh të përbashkëta, qoftë kjo me shokët, qoftë që të tregojnë për dashurinë e tyre të parë ose për marrëdhëniet me prindërit. Sipas nesh ata mundohen të gjejnë vendin e vet në botë, të renditin paqen e vet të brendshme dhe në këtë gjë i moshuari mund t’u jetë partner.”
Linja Telefonike Kombëtare 116-111 është krijuar pranë Agjencisë Shtetërore për Mbrojtje të Fëmijës, por drejtohet nga Fondacioni “Asociacioni Animus”. Organizata joqeveritare startoi projekt, i cili ka për qëllim përmirësimin e punës të Linjës Telefonike për Fëmijë. Ai është një iniciativë e madhe bullgare, por do t’u japë mundësi fëmijëve në pesë shtete evropiane të mund të dëgjohen, kurse respektimi i mendimit të tërë të bëhet vlerë për shoqërinë. Partnerë mbi projektin janë linjat telefonike të fëmijëve nga Rumania, Çekia, Polonia dhe Sllovakia. Britania e Madhe, e cila prej 50 vjetëve i mëson fëmijët e vet për një qytetërim aktiv, do të ndihmojë të përpunohet metodologjia e projektit. Ai është financuar me mjete në kuadër të programit “Të drejtat bazë dhe qytetërimi” i Komisionit Evropian. Një pjesë nga iniciativat parashikon që vogëlushët të vizitojnë linjat telefonike kombëtare në ditët e dyerve të hapura, si dhe të marrin pjesë në fushatën 3 mujore virtuale, në të cilën do të diskutojnë problemet aktuale, të treguar me vërsnikët e tyre në telefon.

Për efektin e pritur sqaron Violina Kirova, koordinatore e projektit ndërkombëtar: “Ai do t’u japë mundësi fëmijëve në Bullgari dhe në vendet e tjera të Evropës Lindore të shfrytëzojnë realisht të drejtën e vet të pjesëmarrjes. Do të risë po kështu kapacitetin e profesionalistëve nga linjat e fëmijëve për punë me grupe fëmijësh më të prekshëm, do të përmirësojë përgjigjen e sistemit për mbrojtje të fëmijës të sinjaleve dhe problemet e ngritura nga fëmijët në linjën telefonike. Do të bëjë kështu që, pikëpamja e fëmijëve dhe problemet e fëmijëve të mund të dëgjohen në shoqërinë e gjerë. Në një nivel kombëtar projekti është i vlefshëm me këtë, se fut një filozofi të re të respektimit të pikëpamjes së fëmijëve. Ai bazohet te bindja, se kjo të dëgjosh mendimin e fëmijës në praktikë lehtëson prindërit dhe punën e profesionalistëve në kujdesin për fëmijët. Sepse nga njëra anë pakëson kundërvënien te fëmija, kurse nga ana tjetër – rit besimin ndaj të moshuarit.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Komisioni Von der Leyen 2 – i shpallur, por i pasigurt

Emrat e këtij Komisioni Evropian nuk janë më spekulime apo hamendje, por fakt. Struktura gjithashtu dhe ajo që është e qartë është se janë 6 nënkryetarë ekzekutivë por struktura e nënkryetarëve të zakonshëm është hequr. Siç pritej, secila prej..

botuar më 24-09-25 6.48.MD

Në sistemin arsimor janë të dukshme edhe të metat e shoqërisë sonë

Pas ditës së parë të shkollës për nxënësit në Bullgari - 15 shtator - vjen koha për të nisur vitin e ri shkollor edhe për studentët, pasi shumica e institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë hapin dyert më 1 tetor. Në këtë interval prej rreth dy..

botuar më 24-09-25 7.35.PD

Një tjetër donacion i madh nga Bullgaria për Prespën e Vogël

Një tjetër donacion i madh për komunën shqiptare të Prespës së Vogël është bërë nga Fondacioni “Kujtesa Bullgare” më 14 shtator në fshatin Globoçeni të Komunës së Pustecit. Fondacioni siguroi një kontejner mjekësor të pajisur plotësisht për fshatin..

botuar më 24-09-24 4.34.MD