Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

40 universitete të huaja me oferta për studentët bullgarë

Përfaqësues të 40 universiteteve elite perëndimore do të zhvillojnë takime personale dhe konsultime me kandidatë bullgarë. Kjo mund të ndodhet gjatë kohës së ekspozitës ndërkombëtare “Arsim Botëror”, i cili do të realizohet më 15 dhe 16 shkurt në Sofje.

Statistika tregon se, çdo vit midis 6000 dhe 7000 bullgarët zgjedhin të mësojnë në universitete të huaja. Aktualisht fushata e kandidat studentëve për vitin akademik 2013-2014 është në zhvillim e sipër në disa nga destinacionet më të preferuara arsimuese si Holanda, Danimarka, Franca, Suedia, Zvicra e të tjera. Ekspozita do të ofrojë po kështu një shans të dytë dhe për kandidatët të mësojnë në Britaninë e Madhe, pavarësisht se afati për prani aty ka përfunduar. Kjo do të jetë e mundur në sajë të “pranimit në vend” nga universitetet britanike për bullgarë. “Politikat e universiteteve britanike nuk janë të ndryshuara dhe nuk ndikohen nga polemika e zhvilluar në Angli rreth çështjes emigrante dhe heqjes së lejeve të punës për bullgarë dhe rumunë”. Këtë e tha Svetllan Danev, koordinator i projektit “Arsim Botëror”. Në ekspozitë do të paraqiten 13 shkolla të larta nga ishulli, mes të cilave Nottingham, Coventry dhe Middlesex. Ato janë në klasifikimin britanik të “Top 20” të shkollave me më shumë studentë të huaj. Sipas të dhënave të sistemit të centralizuar për prani në Britaninë e Madhe UCAS numri i kandidatëve bullgarë është rritur me afro 14 për qind për vitin shkollor 2013-2014 kundrejt vitit të mëparshëm.

“Të dhënat për Bullgarinë tregojnë një interes të qëndrueshëm ndaj Britanisë së Madhe dhe shtimin e kandidaturave, që e ve Bullgarinë në top 10 të vendeve nga Bashkimi Evropian, studentët e të cilëve arsimohen në ishullin – tregon Svetllan Danev. – Ndaj vitit 2012 në shkollat e larta britanike arsimohen 4600 studentë bullgarë. Specialistët e preferuar janë biznes-administratë, inxhinieri, teknologjitë, shkencat kompjuterike. Pavarësisht nga prania e mirë e bullgarëve në Britaninë e Madhe, shifrat janë larg nga “milionët” bullgarë, të cilët pritet ta popullojnë ishullin pas vitit 2014, kur do të hapet tregu i punës për bullgarë dhe rumunë. Nuk ka universitet, i cili të ndryshojë politikën e vet sa u përket studentëve bullgarë. Ata propozojnë lloje të ndryshme ndihme financiare për bullgarët, të cilët dëshirojnë të vazhdojnë arsimin e vet aty. Bile bëjnë dhe hapa suplementare, si një farë përgjigje të gjendjeve shpirtërore, të cilat politikanët përpiqen të krijojnë në Britaninë e Madhe. Për shembull universiteti i Salfordit jep një ndihmë njëherësh falas prej 1500 lirave britanike çdo një studenti bullgar dhe rumun, i cili regjistrohet për programin arsimues katërvjeçar mësimor. Me të studentët do të mund të mbulojnë shpenzimet fillestare. Universiteti lëshon dhe një bursë suplementare prej 2000 lirave britanike për diplomantë me një mesatare të shkëlqyer, si dhe 4000 paunda lëshim nga taksa për magjistra në biznes administratë.”

Gjatë kohës së ekspozitës do të paraqiten dhe 12 nga universitetet më të mira holandeze. Interesi i bullgarëve ndaj këtij vendi ruhet, ku të dhëna të sistemit të centralizuar për prani në Holandë tregojnë se, numri i studentëve bullgarë gjatë vitit 2012 është shtuar mbi 5 herë. Ndaj muajit shtator të vitit të kaluar ata kanë qenë 1600. Gjatë 3 vjetëve të fundit Bullgaria renditet në vendin e katërt për nga numri i studentëve në Holandë pas Gjermanisë, Kinës dhe Belgjikës.

“Për shkak të interesit të madh për herë të parë në ekspozitë universitetet holandeze drejtojnë ftesë ndaj nxënësve bullgarë t’i vizitojnë gjatë kohës të të ashtuquajturave ditë të dyerve të hapura – njoftoi Irina Hristova, pronare e firmës, e cila organizoi ekspozitën. – Ideja është që ata të njihen me mënyrën e jetesës në Holandë, e cila është më e ndryshme nga kjo në Bullgari, të shikojnë kampusin dhe të zgjedhin qytetin dhe universitetin, të cilët u pëlqejnë më shumë. Mund të njihen po kështu me bazën e universitetit mbi specialitetin konkret. Një nga kandidatët do të mund të fitojë një udhëtim falas deri në Holandë. Disa nga universitetet mbulojnë shpenzimet mbi qëndrimin në kuadrin e këtyre ditëve të dyerve të hapura.”

Për herë të parë “Arsimi Botëror” prezanton universitete shtetërore franceze, të cilët propozojnë disa nga programet më të lira në Evropë. Sipas të dhënave të Institutit Kulturor Francez ndaj momentit në Francë arsimohen mbi 2000 studentë bullgarë. Mes degëve më të preferuara nga bullgarët aty janë ekonomia, shkencat politike, drejtësia, inxhinieria, mjekësia, arkitektura, biologjia dhe komunikime. Novitet për ekspozitën është dhe qendra e specializuar konsultonte për aplikim në Gjermani dhe Austri. Janë parashikuar po kështu seminare për studentë, nxënës dhe prindër, si dhe takime me një konsultat të licencuar të karrierës.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD
Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD