Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Talente të reja muzikore: Magi Xhanavarova

Foto: radiovarna.bnr.bg
Magdalena Xhanavarova, ose vetëm Magi, siç e quajnë zakonisht mediat dhe publiku, është fytyra e re e skenës bullgare. Ajo është një këngëtare shumë e talentuar, me zë të mrekullueshëm. Publiku bullgar e njeh Magin si këngëtare të stilit R&B dhe Soul. Siç vetë këngëtarja thotë, kjo është “muzika e saj”.

“Kënga e parë, që incizova si producente e vetvetes e ka titullin “Call My Name”. E kompozova vetë – thotë këngëtarja. – Jam autore e muzikës dhe tekstit. Kjo ndodhi në një moment shumë të vështirë në jetën time dhe duhej t’i shprehja emocionet në ndonjë mënyrë.”

Ja se çfarë na tregoi Magi Xhanavarova për hapat e saj të parë në rrugën e vështirë muzikore: “Kënga e parë që këndova ishte “Miki Maus” nga repertori i Rosi Kirillovës. Atëherë isha pesë vjeçe, por interesi im ndaj muzikës është nga një moshë edhe më e hershme. Nëna ime ishte njeriu, i cili më orientoi në këtë art. Vetë ajo këndon shumë bukur, ka fituar bursë për Shkollën Muzikore në Sofje, por nuk e zhvilloi talentin e vet. Me siguri e kam trashëguar talentin e saj. Hapat e mi të parë në muzikë janë në qytetin e lindjes Veliko Tërnovo, në studion për talente “Rumina”. Pas kësaj tetë vjet i bija violonçelit, si dhe pianos. Mbarova shkollën “Emilian Stanev” në degën “Këndim pop dhe xhaz” te Maria Kasabova. Ajo është njëri dhe pedagoge e mrekullueshme dhe më ndihmoi jashtëzakonisht shumë në zhvillimin tim vokal. Pas kësaj në Sofje, në Akademinë Muzikore Kombëtare pedagogia ime ishte profesoresha Alis Bovarjan”.

© Foto: arkiv

Magi Xhanavarova është fituesja në stinën e tretë të shous televizive “Music Idol”. “Kam kujtime shumë të bukura. Pjesëmarrja në shou më dha shumë. Ky ishte një hap shumë i madh në jetën time – thotë Magi. – Punova me muzikantë të jashtëzakonshëm, profesionistë shumë të mirë. Një ekip i tërësishëm kujdesej për mua – për makijazhin, flokët, veshjet. Kjo është ëndrra e çdo një artisti. Njeriu duhet t’i ndjekë qëllimet e veta. Ka momente shumë të vështira, por nuk duhet të heqim dorë. Jam e sigurte se çdo një prej nesh, këngëtarëve të rinj, e ka vendin e vet këtu në Bullgari.”

Albumi debut i Magi Xhanavarovës “Hapi i parë” doli në treg në vitin 2009. Producenti i tij muzikor është Vladimir Ampov – Grafa, i cili është autori i disa prej orkestrimeve. “Ai është njeri, artist, muzikant dhe mik i jashtëzakonshëm” – thotë Magi. Muzika dhe teksti janë të Borisllav Dimitrovit – Bobo. Në album ka dhe dy duete, për të cilat Magi Xhanavarova thotë se janë dy ëndrrat e saj të plotësuara.

“Ëndrra ime më e madhe në plan profesional është suksesi botëror, domethënë bota të dëgjojë për mua, të dëgjojë muzikën time – thotë këngëtarja e re. – Sa për jetën time personale desha që të jem shëndosh e mirë, si dhe të gjithë të afërmit e mi.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Elena Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rainer Honeck

Rainer Honeck: Çdo herë më bën përshtypje se sa mirë luajnë muzikantët bullgarë

Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..

botuar më 24-11-17 10.30.PD
Cvetan Angellov

Grupi “Kanella”, aroma e fëmijërisë dhe bukuria e poezisë

Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...

botuar më 24-11-15 8.35.PD

“Të mos ndalojmë së kërkuari” – mesazhi në muzikën e Zhivko Vasilevit

Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..

botuar më 24-11-14 8.40.PD