Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Folklori nga dje dhe sot” – këngë nga Rodopet në interpretim të Tanja Skeçelievës

Foto: arkiv personal
Tanja Skeçelieva është shpallur fëmijë-çudi. Ajo është nëpër skenat e tubimeve folklorike që nga mosha 5 vjeçe. Sot është në moshën 32 vjeçe dhe këndon në Ansamblin “Filip Kutev”, ka një zë të mrekullueshëm.

Tanja Skeçelieva

© Foto: arkiv personal

Tanja Skeçelieva ka lindur më 24 gusht të vitit 1980 në qytetin Zllatograd në malin Rodope. E ka trashëguar talentin muzikor nga prindërit e saj. Shtatë vitet e para i kaloi në shtëpi, por shumë shpejt fati i saj i një fëmije-çudi e bëri fëmijërinë e vajzës së talentuar shumë të vështirë. Fëmija e vogël u nda nga nëna dhe lojërat me moshatarët dhe mori rrugën e vështirë muzikore, u radhitën vite të vetmuara në shkollën për fëmijë të talentuar në rajonin e kryeqytetit Gorna Banja. Në vitin 1989 ajo këndoi para Nansi Rejgënit në një turne me fëmijë të talentuar në SHBA. Në moshën 13 vjeçe u kthye në Rodope. Mbaroi shkollën muzikore në Shiroka Llëka, pastaj edhe Akademinë Muzikore në Plovdiv.

Një konkurs për një shou të njohur televizive e solli përsëri në Sofje. E fitoi, por nuk mbeti shumë në këtë detyrë dhe gjatë vitit 2007 tashmë është në radhët e Ansamblit “Filip Kutev”. Atje filloi një faqe e re në jetën e saj. Gëzohet se ka mësuar më shumë për specifikën e këndimit koral, për folklorin e tërë Bullgarisë. “Pesë vjet jam në ansambël – thotë Tanja. – Ai është i një niveli shumë të lartë. Repertori ynë përfshin këngë të vështira, të cilët i interpretojmë në shumë koncerte dhe turne. Kam shumë shoqe të reja dhe ndihem e lumtur, sepse kënga është jeta ime”. SHBA-ja, Koreja, Zvicra, Suedia, Franca, Gjermania, shtetet fqinje ballkanike – këto janë disa prej vendeve ku ka udhëtuar kënga popullore bullgare. Në biografinë krijuese të Tanjës është i pranishëm Çmimi i parë në konkursin “Me këngët e Radka Kushlevës” në Shiroka Llëka. Në vitin 2008 qyteti Zllatograd e bëri këngëtaren qytetare nderi. Përveç se është koriste, Tanja Skeçelieva interpreton dhe këngë solo në Ansamblin “Filip Kutev”. Në vitin 2009 Radioja Kombëtare Bullgare e ftoi për të incizuar këngë me orkestrën popullore.

Aktualisht këngëtarja e re Tanja Skeçelieva është duke u përgatitur për premierën e koncertit me rastin e 110 vjetorit të lindjes së Filip Kutevit, themeluesi i ansamblit, i cili do të mbahet më 13 qershor në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Tanja grumbullon dhe incizon këngë për albumin e saj të parë më vete. Le t’i urojmë sukses.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Valja Bozhillova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Çdo ditë" – një këngë me mesazh të posaçëm

Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..

botuar më 24-10-24 6.40.PD

"I butë"

Pas suksesit të këngës "Dashuria si një qiell" , e cila ishte kënga bullgare më e luajtur për 12 javë, Miro na sjell një këngë të re. "I butë" është rezultat i një bashkëpunimi befasues - këtu këngëtari punon me Kristian Kostov , i cili e..

botuar më 24-10-23 6.20.PD

Dara Ekimova me këngën e re "Të jap gjithçka"

Dara Ekimova tregon arritje të jashtëzakonshme profesionale. Këngëtarja e re arriti të realizonte 16 këngë të reja në një vit e gjysmë, të cilat i mblodhi në albumin debutues të titulluar “Kjo dhomë”. Pak para premierës së tij, ajo incizoi edhe këngën..

botuar më 24-10-21 6.15.PD