Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rikthimi i Grupit “Klas” në skenë muzikore

Foto: BGNES
Historia e Grupit “Klas” filloi më 1986 kur tre djem të rinj kanë vendosur të interpretojnë në stilin e njohur të asaj kohe “new wave”. Bëhet fjalë për muzikantët Bojko Petkov (vokal dhe kitarë bas), Angell Pençev (tastierë) dhe Ivan Gradinarov (kitarë). Më vonë ndaj tyre është anëtarësuar dhe Aleksandër Vasilev (bateri).

“Kaloi shumë kohë pasi e kishim themeluar grupin, kur e zgjodhëm emrin e përshtatshëm – rrëfen Bojko Petkov. – Bile kishim organizuar një konkurs mes nesh kush do të propozojë emër më origjinal. Muaj me radhë duhej të diskutonim. Mua më erdhi ideja për emrin “Klas”. Gjatë viteve të 80-ta ishim nën ndikimin e grupeve të ndryshme angleze të muzikës “new wave” (Duran Duran, Tears for fears, Depeche Mode etj.)

Fillimisht Grupi “Klas” ka dhënë koncerte në një vatër kulturore bullgare ku mezi është mbledhur publiku. Më pas ka hapur një studio më vete ku ka filluar të incizonte muzikë autori. Shumica e këngëve i përket muzikantit Bojko Petrov, i cili në të vërtetë është autor i talentuar i tekstit. Më 1988 Grupi “Klas” ka nxjerrë hitin e tij të parë – “Reka si ti” (Ti je lumë). Kjo është kënga e parë e “Klas”-it e cila është transmetuar në Radion Kombëtare Bullgare. Muzika i përket Bojko Petkovit dhe Ivan Gradinarovit, kurse teksti është i Vlladimir Golevit.

Pas 1988-ës në grup janë bërë disa ndryshime. Momçill Kolev ka filluar t’i binte tastierës, kurse baterisë – Veselin Vasilev. Në atë periudhë kompania muzikore “Ballkanton” ka nxjerrë pllakën e parë gramafoni të grupit së bashku me këngë të grupit “Atlas”. Më 1990 në tregun e muzikës është lëshuar albumi i parë i grupit me titullin “Sllushai sillno” (Dëgjo me zë të lartë). Një vit më vonë ka dalë dhe ai “Gospozha Emilia” (Zonja Emilia). Kënga me të njëjtin titull është bërë hit i vërtetë.

Grupi “Klas” ka pasur sukses dhe në fillim të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar. Këngët e tij janë dëgjuar shumë dhe kanë marrë komentet pozitive të specialistëve. Grupi ka dhënë koncerte në shumë vende të Bullgarisë dhe ka marrë pjesë në një varg festivalesh.

Arsyeja e rikthimit të muzikantëve të “Klas”-it në skenë ishte një koncert gjatë 2012-ës. Koncerti u dha në përkujtim të Dimitër Voevit nga grupi “Nova generacia” (Gjenerata e re). Sot anëtarët e Grupit “Klas” janë Bojko Petkov (vokal), Ivan Gradinarov (kitarë), Momçill Kolev (tastierë), Emil Petkov (kitarë bas) dhe Kalojan Ramadanov (bateri). Edhe gjatë 2013-ës muzikantët vazhdojnë koncertet e tyre. Nxorën këngën “Tajna” (Sekret). Deri në fund të vitet pritet të nxirret dhe albumi i ri. Hollësirat i sjell Bojko Petkov:

“Për sa i përket aranzhimit të këngëve, ai nuk do të ndryshojë shumë. Më tepër ato do të dallohen për nga tingëllimi, d.m.th. do të përdorim mjete karakteristike për muzikën bashkëkohore zbavitëse – sqaron muzikanti. – Mbase do të theksojmë kitarën. Akoma nuk e kemi zgjedhur emrin e albumit, as dimë këngët të cilat do të përfshijmë në të. Besoj se, gjatë procesit të punës do të na vijë ideja se si ta titullojmë diskun.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Monika Aleksandrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Millço Leviev

Koncert kushtuar muzikantit të madh bullgar Millço Leviev

Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..

botuar më 24-10-28 12.30.MD

"Qetë"

Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..

botuar më 24-10-25 12.40.MD

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me një koncert atraktiv

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR)   me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..

botuar më 24-10-24 8.10.PD