Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pasqyra e shtypit

Tema prijëse në gazetat “Standard”, dhe “Duma”, “Presa” është prononcimi skandal i kryeministrit turk Rexhep Erdogan në një miting paraelektoral në Keshan, afër Edrenesë, në të cilin ai shpall pjesa të Bullgarisë “turke”. Gazeta “Duma” informon se sipas Erdoganit territor turk kanë qenë akoma Trakia Greke, pjesa të Maqedonisë dhe Bosnja e Hercegovinës dhe shton se Greqia është ngritur në këmbë pas këtij prononcimi. Sipas ekspertëve, të cituara nga gazeta ”Presa” prononcimi i kryeministrit turk është lidhur me të ashtuquajturin ylber të gjelbër në Gadishullin Ballkanik për përhapjen e islamit në Perëndim të Stambollit. Nën titullin “Erdogani zemëroi Sofjen dhe Athinën” gazeta “Standard” shkruan se ky është prononcimi i radhës në stilin e Rexhep Erdoganit, i cili shpesh komenton trashëgiminë osmane të vendit të vet dhe provokon reagime nga ana e vendeve fqinje. Gazetat po citojnë zëdhënësin e ministrisë së jashtme bullgare Ivajlo Kashakov, sipas të cilit prononcime të tilla nuk kontribuojnë për zhvillimin e dialogut dypalësh.
***
"Po kërkohen specialistë të arabishtes për të punuar në shërbimin e përgjimit”, njofton gazeta ”Turd”. Njerëz që zotërojnë gjuha të rralla – para se gjithësh arabisht do të emërohen vitin e ardhshëm në Agjencinë Shtetërore ”Operacione Teknike”. Përveç specialistëve të arabishtes në këtë agjenci duhet të punojnë edhe specialistë të gjuhëve si farsi, pushtu, që fliten në Afganistan, Iran dhe Siri edhe specialistë të gjuhës kineze, koreane, hindi e të tjera. Këta specialistë janë të nevojshëm për shkak të rritjes së numrit të refugjatëve dhe për luftë kundër terrorizmit, saktëson gazeta ”Trud”.
***
Vazhdim i temës së refugjatëve është intervista në gazetën ”Standard”të ministrit të punëve të brendshme Cvetlin Jovçev në të cilën ai iu përgjigjet pyetjeve “Si po zhvillohet kriza me refugjatët? A do të jetë më lehtë për Bullgarinë pas nënshkrimit të Marrëveshjes për Riatdhesim midis Brukselit dhe Ankarasë? A ka rritje të kriminalitetit për shkak të rritjes së numrit të refugjateve? Dhe të tjera. Sipas ministër Jovçev, krimi i përditshëm është problem për shoqërinë dhe kërcënim për sigurinë kombëtare. Sipas fjalëve të tij vetëm vitin e kaluar 130 000 veta janë prekur nga krimet.
***
Gazeta” Sega” njofton se në sfondin e situatës së keqe me Centralin Bërthamor “Belene” dhe problemet e mprehta në tërë sektorin energjetik, qeveria dje vendosi të forcojë ndërrimin e ri të bllokut të shatë bërthamor në Centralin "Kozloduj". Gazeta “Kapital Daily” njofton se teknologjia do të jetë e “Westinghouse Electric Company”, investitor strategjik me 30% pjesëmarrje në projekt është “Toshiba Corporation”, ndërsa70% të tjerët do të sigurohen me kredi nga banka amerikane „Eksimbank“ dhe nga Banka Japoneze për Zhvillim dhe Rimëkëmbje Ekonomike, parashikon qeveria.
***
Gazeta “24 orë” po citon kryeministrin Plamen Oresharvsi, i cili saktëson se pas bisedimeve të tij me kolegun serb, Bullgaria do të marrë në konsideratë në shkallë të madhe kërkesat evropiane për gazsjellësin “Rryma jugore”. Gazeta “Trud” gjen tre pluse nga “Rryma jugore”. Së pari vendi do të ketë shansin të kthehet nga transportues në shitës të gazit. Së dyti tërë ndërtimi do të realizohet nga firma vendore dhe do të ketë dobi ekonomike për rajonet ku kalon traseja e gazsjellësit. Plusi i tretë është se do të ketë të ardhura në buxhet.
***
Gazetat “Standard” dhe “Sega” informojnë në faqet e tyre të para se shteti po kërkon afro 900 mijë leva (450 mijë euro) nga Simeon Sakskuburgota. Pasi shteti fitoi në mënyrë të prerë gjyqin për pallatin mbretëror “Kriçim” ai inicioi edhe një proces tjetër gjyqësor për një pronë tjetër – pallati “Carska Bistrica” në vendpushimin malor Borovec, që aktualisht është pronë e ish mbretit bullgar Simeon Sakskuruggota, dhe të motrës së tij. Avokatët e shtetit kanë ngritur padi për 875 mijë leva për të ardhura nga prerja e materialit drusor, nga taksa për hyrje dhe nga qiraja e të gjitha pronave së basku me përqindjet e interesit nga fillimi i procesit në vitin 2011.

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
По публикацията работи: Manuel Savov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Britaninë e Madhe vazhdon procesi kundër bullgarëve për spiunazh për Rusinë

Në Mbretërinë e Bashkuar, vazhdon procesi kundër gjashtë bullgarëve të akuzuar për spiunazh për Rusinë. Kreu i "celulës së spiunëve" Orlin Rusev dhe Biser Xhambazov u deklaruan fajtorë. Tre të tjerë - Katrin Ivanova, Vanja Gaberova dhe Tihomir Ivançev..

botuar më 24-11-29 4.22.MD

Dështimi i tetë i parlamentit për të zgjedhur kryetarin e tij

Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese se këtë herë të zgjedhurit e popullit do të arrinin një konsensus, por ai u shua shpejt. Para..

botuar më 24-11-29 3.23.MD

Ka gjasa që nyja gordiane në Parlament të pritet

GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor. "V;zrazhdane" përsëri propozoi Petër Petrov, "Ka një popull të tillë" përsëri e nominoi Sillvi Kirillov, dhe..

botuar më 24-11-29 12.21.MD