Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Wishbox ose e thënë ndryshe “kutia e ëndrrave”

Foto: Foto:Organizata “Aty-këtu”
Në sajtin www.wishbox.org, i cili sajt përbën “një kuti të ëndrrave” gjenden dhjetëra rrëfime interesante kushtuar bullgarëve të suksesshëm, këshilla të dobishme dhe sfida të ndryshme, të cilat kanë për qëllim të përkrahin të rinjtë në realizimin e ëndrrave të tyre personale e profesionale. Ideja për krijimin e “kutisë së ëndrrave” u përket 20 vullnetarëve të cilët janë anëtarë të Organizatës “Aty-këtu”. Kësaj organizate i bashkohen bullgarë të rinj të cilët kanë fituar përvojë në fusha të ndryshme jashtë shtetit dhe të cilët të rinj kanë vendosur të rikthehen në Bullgari. “Para tre vjetësh na erdhi ideja të bëjmë diçka në dobi të të rinjve në vend, në veçanti në orientimin e tyre profesional.

“Për shkak se në Bullgari mungon një platformë e zhvillimit të aftësive profesionale, ne krijuam Wishbox, ose e thënë ndryshe “kutinë e ëndrrave” – thotë Olga Vasileva, udhëheqëse e projektit, duke sqaruar se punësimi tek të rinjtë gjithashtu ishte ndër motivet për krijimin e kutisë së ëndrrave. – Nxënësit e zgjedhin universitetin ku të studiojnë falë rekomandimeve të prindërve të tyre, pa menduar shumë me çfarë profesion në fakt duan të merren, vë në dukje Olga Vasileva. – Ja pse ata shpeshherë nuk janë kënaqur me studimet. Më pas fillojnë punë të cilën nuk e duan. Për këtë tregon fakti se ka shumë të diplomuar, të cilët nuk punojnë sipas degës që kanë mbaruar në universitet. Ky fakt e vështirëson zhvillimin social. Njeriu kalon 80% të kohës së tij, duke punuar dhe në qoftë se nuk ndihet i kënaqur, ai s’mund të jetë i dobishëm për shoqërinë.”

“Kutia e ëndrrave” është caktuar kryesisht për nxënësit e moshës nga 13 deri në 16 vjeç, të cilët presin të bëjnë zgjedhjen e studimeve. Po ashtu kutia është e hapur për të gjithë ata, të cilët ende nuk e kanë gjetur rrugën e vetë profesionale. Sepse bëhet fjalë për rininë, nënkuptohet se çdo gjë ndodh në hapësirën virtuale, e cila hapësirë është vendi kryesor i komunikimit dhe shkëmbimit të informacioneve mes të rinjve.

“Në rrjetet sociale hedhim kryesisht materiale video – sqaron Olga Vasileva. – Në këto video nxjerrim në pah bullgarë të cilët kanë arritur sukses në fusha të ndryshme. Fëmijët e të gjithë Bullgarisë mund të ulen para kompjuterëve dhe t’i ndjekin videot, duke u informuar për profesionet e personaliteteve të ndryshme. Në prezantimin e personalitetit të caktuar xhirohet një ditë e tij e tërë.
Përveç kësaj, përpiluam një manual për mësuesit, kështu që tema e orientimit profesional të aplikohet në programin shkollor. Deri më tash kemi trajnuar rreth 200 mësues. Manualin e shpërndajmë falas nëpërmjet sajtit. Çdo mësues mund ta shkarkojë atë. Metodologjia është shumë interesante. Pjesa e parë i kushtohet njohjes së vetes. Nëpërmjet lojërave të ndryshme fëmija mund të kuptojë ndonjë gjë më shumë për veten e tij. Në pjesën e dyte rrëfehet për profesionet e ndryshme dhe këto profesione paraqiten me anë të metodave interesante. Në pjesën e tretë nxënësit mësojnë se si shkrihet letër motivimi dhe autobiografi. Po ashtu simulohen intervista për punë. Pjesa e fundit e manualit parashikon që çdo fëmijë të bëjë një plan veprimi. Jemi duke punuar mbi një projekt të ri, ku nxënësit do të garojnë drejtpërsëdrejti, duke punuar mbi raste të ndryshme në fusha të ndryshme profesionale. Do të ketë po ashtu dhe mentorë të cilët do t’i ndihmojnë nxënësit.”

Njëri nga problemet në Bullgari është se nga universitetet dalin shumë të diplomuar sipas profesioneve të cilat nuk kërkohen aktualisht në tregun e punës. Për të përballuar këtë problem, vullnetarët e Organizatës “Aty-këtu” kanë parashikuar ngjarje të ndryshme. Gjatë muajit mars pritet të startojë “Unë, inxhinieri”. Mungesa e inxhinierëve ndihet jo vetëm në Bullgari, por dhe në të gjithë Evropën.

“Tashmë kemi marrë konfirmimin për pjesëmarrje të disa kompanive të mëdha të teknologjisë së lartë. Para të rinjve këto kompani do ta prezantojnë punën e tyre në mënyrë tërheqëse. Do të hapet një diskutim me studentët ku do të tërhiqet vëmendja e tyre për profesionin e inxhinierit, duke u nxjerrë në pah modelet e suksesshme të funksionimit të ndërmarrjeve bullgare.”

Një “kuti e ëndrrave” pritet të krijohet edhe në Rumani nga vullnetarët andej, bile në Çili. “Zhvillimi i projektit në Çili është një sfidë e re për ne”, përgjithëson Olga Vasileva.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkencëtarët studiojnë gjenomin e Bullgarisë

Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..

botuar më 24-12-10 4.43.MD

Fati i një tufë delesh bashkoi bullgarët në një kauzë të përbashkët për t'i shpëtuar

Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Dhe në vend që të ndiqte teatrin në parlament dhe luftërat për..

botuar më 24-12-10 7.30.PD
Marijana Dimova dhe survaçkat e saj

Verë e zier, survaçka dhe rrota ferri - fryma e Krishtlindjeve në Sofje

Kush thotë se bullgarët janë njerëz të vrenjtur dhe pesimistë? Shëtisni nëpër tregjet e Krishtlindjeve të Sofjes dhe do të mbeteni me një përshtypje krejtësisht të ndryshme. Mjaftojnë dekorimet festive, muzika, dëfrimet dhe tezgat e mbushura me ëmbëlsira..

botuar më 24-12-07 10.10.PD