Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Tanguarda” prezanton “Tango pa kufij”

БНР Новини
Maria Martinova
Foto: arkiv personal

“Tango pa kufij” është një koncert nga afishja e Festivalit Muzikor Evropian. Prapa këtij titulli ka një program interesant dhe origjinal, program ky që do të zbatohet më 9 prill nga ansambli “Tanguarda”. Formacioni është i njohur për publikun bullgar që nga viti 2009, kur erdhi për herë të parë në Bullgari, kurse gjatë 2012-ës “Tanguarda” mori pjesë edhe në festivalin ndërkombëtar “Ditët Muzikore të Marsit” – Ruse. Themeluesja e formacionit është Maria Martinova. Pianistja e re bullgare banon në Belgjikë gjatë disa viteve të fundit. Ka mbaruar Julliard School në Londër, kurse më vonë dashuria e saj ndaj tangos e çoi në Konservatorin e Roterdamit, ku mësonte te profesionistë të mëdhenj të këtij stili.

Le të rikujtojmë se përveç “Tanguarda-ës” Maria është autore e akoma disa projekteve, të cilat pasqyrojnë fytyrën bashkëkohore të tangos. Njëri prej tyre e ka emrin “Parisi – Buenos Ajresi... Një histori dashurore”. Interpretuesit janë violinisti Cyril Garac dhe Maria Martinova. Sivjet ky program u incizua në Studion e parë të Radios Kombëtare Bullgare, kurse aktualisht po përgatitet një album me të njëjtin emër.

“Gjithmonë i prezantoj me një kënaqësi të madhe kolegët e mi, me të cilët punoj – tha Maria Martinova për Radio Bullgarinë. – Jam e lumtur se punojmë së bashku. Tashmë më se një vit në “Tanguarda” është Marcelo Nisinman, i cili luan në bandoneon, është kompozitor dhe autor orkestrimesh. Marcelo Nisinman është me famë botërore dhe ka punuar me emrat më të mëdhenj – Martha Argerich, Gidon Kremer, Britten Sinfonia, Gary Burton etj. Publiku bullgar do të ketë mundësinë për të dëgjuar dhe Daniel Rowland – violinën e parë të “Brodsky Quartet”. Në kontrabas do të luajë Windried Holzenkamp (nxënësi i Etor Konsole) – një prej partnerëve skenikë të Astor Piazolla. Kemi përgatitur një repertor shumë interesant. Ka disa vepra të Astor Piazzola, të cilat do të interpretohen nga Marcelo. Disa të tjera do të interpretohen për herë të parë para publikut bullgar. Për mua është një emocion i madh për t’u paraqitur para publikut bullgar. Vazhdimisht jap koncerte në Evropë, bashkë me “Tanguarda”, ose me formacione të tjera. Por skena bullgare është diçka speciale për mua.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Dera e kyçur" – vepra më e re e këngëtarit Todor Gaxhallov

Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...

botuar më 24-11-29 8.35.PD

“Më zgjo në maj” dhe Mary Boys Band

Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..

botuar më 24-11-28 6.10.PD

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD