Nga 10 deri më 13 prill Veliko Tërnovo është mikpritës i Ekspozitës Tradicionale Ndërkombëtare “Turizmi kulturor”. Ky është forumi më i madh në Bullgari, i cili e vë theksin mbi zhvillimin e këtij lloji të turizmit – një degë me perspektivë, e cila ende nuk e ka zhvilluar potencialin e saj. Sipas traditës, bursa zhvillohet në Tërnovo dhe kjo nuk është e rastit. Kryeqyteti i vjetër bullgar, i cili është një prej kandidatëve për Kryeqytet Evropian të Kulturës gjatë 2019-ës, në fakt është ndër destinacionet më të vizituara në Bullgari. Vetëm vitin e kaluar qytetin e kanë vizituar afro 1 mln turistë, gjë që është me rreth 40 për qind më shumë në krahasim me periudhat e kaluara, kurse për përmirësimin e infrastrukturës turistike të qytetit dhe për zbulimin e atraksioneve të reja u investuan mbi 7 mln leva (3.5 mln. euro).
Në edicionin e sivjetshëm të 11-të të bursës turistike të Tërnovos, paraqiten mbi 85 ekspozues nga 11 shtete, që është një rekord. Në stendat e veta pjesëmarrësit reklamojnë atraksionet e tyre më të reja kulturore. Më e madhe është pjesëmarrja e bashkive bullgare. Në stendat e tyre 65 bashki bullgare demonstrojnë ofertat e tyre për itinerare kulturore. Shumica prej tyre u përgatitën gjatë 2 viteve të fundit në kuadër të projekteve të ndryshme, të financuara nga Programi operativ “Zhvillimi regjional”.
Në kuadër të ekspozitës po zhvillohet dhe Festivali Kinematografik “Në bregun lindor të Evropës”, i cili u është kushtuar produkteve turistike. Ky në fakt është edicioni i tij i djathtë. Sivjet në kuadër të tij projektohen filma dokumentarë nga 23 shtete. Programi i bursës përfshin dhe një konkurs kombëtar me emrin “Lexo dhe udhëto”, ku konkurrojnë botime të specializuara me temë turistike.
Vetë aktiviteti është plotë atraksione të ndryshme. Organizohen degustime të specialiteteve vendore, rikrijohen zakone të vjetra bullgare, hidhen valle etj. Kulmi i burës do të jetë shfaqja në rezervatin arkeologjik Nikopolis ad Istrum. Ajo do të mbahet ditën e diel, e cila është shpallur në program “Dita Romake”. Atëherë ndër mbeturinat e qytetit të lashtë afër fshatit Nikjup do të “gjallërojnë” rituale të ndryshme nga koha romake. Do të paraqiten dhe disa zanate, si prerja e monedhave, farkëtaria etj., të cilat kanë qenë kryesore në të kaluarën në këtë rajon. Pritet një interes shumë i madh rreth rikrijimit të dasmës romake. Përveç kësaj vizituesit do të mund të degustojnë gjella të ndryshme nga kuzhina e lashtë romake, të gjuajnë me shigjeta dhe më në veçanti – të dëfrehen.
Ndër të tjera, kuzhina është një prej theksave të bursës sivjet, sepse, siç e dimë, kuzhina është lidhur me traditat dhe kulturën e një populli. Gjatë ditëve të ekspozitës tri lokale të njohura të Tërnovos ofrojnë gjella jashtë standardit, sipas recetave të adaptuara historike. Këto janë specialitete të Mesjetës, që nga koha, kur Veliko Tërnovo ka qenë kryeqytet i shtetit bullgar. Gjellët në fjalë janë me emra atraktivë si “Gëzimi i ushtarit” (mish i pjekur viçi), “Shpëtimi i fshatarit” (bollgur) etj. Aktualisht agjencia turistike “Carevgrad Tërnov” bashkë me pronarë vendas restorantesh përpiqen të imponojnë si markë kuzhinën bullgare të Mesjetës. Ideja është që ajo të bëhet një prej atraksioneve vendase kulturore në Veliko Tërnovo.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: Veneta Nikollova
Sofja nuk është ndër kryeqytetet më të vizituara evropiane, por ka shumë për të ofruar - qyteti është modern, duke ruajtur hijeshinë e së kaluarës. Kryeqyteti bullgar është një alternativë e mirë për Parisin dhe Londrën, shkruan edicioni bullgar i..
E vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash -..
Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..