Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“180 gradë” – Festival i Muzikës së Dhomës Klasike dhe Moderne

Foto: www.180-degrees.org

Në kulmin e verës nga 7 deri më 9 gusht në Sofje temperaturat rriten. Pritet, që edhe në këtë periudhën të arrijnë deri në 180 gradë. Dhe shkak për këtë nuk do të jetë tekja e radhës e verës, por Festivali i Muzikës së Dhomës Klasike dhe Moderne “180 gradë”.

Në edicionin e tij të parë kryeqytetasit dhe admiruesit e muzikës së dhomës do të bëhen dëshmitarë të tri ngjarjeve muzikore multimediatike. Ato do të jenë një gërshetim të stileve të ndryshme të muzikës së dhomës – nga baroku deri te veprat moderne. Kjo veprimtari realizohet në sajë të vëllezërve Stefan – violonçel dhe Aleksandër Haxhievi – fagotë. Të dy ata kanë dëshirë të prezantojnë këtë gjini muzikore në një mënyrë krejt të re më abstrakte. Bashkë me ta në skenë do të dalin muzikantë të talentuar bullgarë, që jetojnë jashtë shtetit.

Ja se çfarë tregon Aleksandri, i cili prej vitesh punon në Frankfurt: “Ideja ime ishte të realizojmë një festival me arte të ndryshme moderne duke shfrytëzuar video, vallet moderne dhe muzikën në mënyrë alternative dhe moderne. Vëllai im Stefan Haxhiev ishte nismëtari i organizimit të këtij forumi. Pranova sfidën, por kushti im, ishte që në të përveç muzikës klasike të dhomës të përfshijmë edhe vepra moderne të kësaj gjinie muzikore. Në organizimin e veprimtarisë na ndihmoi violinistja Elica Bogdanova. Bashkë vendosëm, që festivali të kalojë nën emrin “180 gradë”, thënë me fjalë të tjera përpiqemi të kthejmë përfytyrimin e publikut për këtë muzikë në 180 gradë. Në vazhdim të disa muajve me Elicën hartuam programin. Çdo koncert është lidhur me ndonjë temë. Prandaj hasëm pak vështirësi kur gërshetuam veprat muzikore me artet e tjera: video, valle, saund elektronik dhe përkatësisht me artistët, që do ta realizojnë idenë tonë në skenë.”

Aleksandër Haxhievi vazhdon me hollësitë për festivalin: “Tërë festivali përmbahet nga tri ngjarje dhe një veprimtari tjetër më avangarde. Koncepti ynë është të zgjedhim skena jo tipike për muzikën klasike. Për shembull koncerti i parë, më 7 gusht është në kishën “Doktro Llong”. Tema e tij ka të bëjë me suitën impresioniste për katër duart “Nëna ime rosa” nga Moris Ravelli. Pjesët e kësaj vepre rikrijojnë histori të ndryshme të heronjve përrallorë. Ftuam edhe një tregimtar – artisti Kamen Marin. Ai prezanton përrallën në mënyrë realiste nga këndvështrimi i jetës së sotme.”

Eksperimentet në muzikën klasike nuk janë ndonjë gjë e re për muzikantin Aleskandër Haxhiev. Ai mbaroi arsimin e lartë në qytetin gjerman Esen, në shkollën e balerinës së njohur Pina Baush – “Pina Bausch Theatre”. Aty ai u formua si një artist – novator. Krahas kësaj kishte fatin të njihet me shumë valltarë të talentuar me karrierë në mbarë botën. Atëherë Aleksandrit i erdhi ideja, që secili prej balerinëve të xhirojë një video mbi veprën e ekzekutuar prej muzikantëve pjesëmarrës. Ndër ta janë Veneta Nejnska – piano, Lili Bogdanova –piano, Sara Smit – klarinetë, Aleskandër Haxhiev – fagotë, Agata Darashkajte – violinë, Greta Mutllu – violinë, Gergana Petrova – violinë, Elica Bogdanova – violë, Peteris Sokollovskis – violonçel.  Ky përformans do të realizohet ditën e dytë të festivalit në “Skllada” – një vend të ideve prej novatori.”

Ditën e fundit të tretë më 9 gusht festivali mbahet në “Fabrikën 126”. Kjo është mbrëmja me programin më alternativ. Miqtë bëhen dëshmitarë të një eksperimenti, i cili lidh artin akustik me të elektronik. Për këtë qëllim Aleksandri ftoi kolegun e tij nga “Ansambli Modern” – dizajnerin e tingujve Dominik Klajnkneht. Ai bashkë me të tjerët do të ekzekutojnë një vepër të kompozitorit norvegjez Oke Parmerud. Vepra është elektronike akustike. Tingulli dëgjohet nga pesë kanale audio. Një joshje do të shtojë valltarja italiane Sara Bicoka. Festivali “180 gradë” do të përfundojë me improvizimin e kompozuar dhe ekzekutuar nga Aleksandër Haxhievi.

Më shumë për këtë veprimtari mund të shikoni këtu: www.180-degrees.org.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Këngët e Kiçka Savovës mbledhin të rinj të talentuar në një master klasë në Plovdiv

Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..

botuar më 24-11-08 1.10.MD

Iskrena Jordanova – një muzikante e shquar që ia kushtoi zemrën muzikës barok

Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..

botuar më 24-11-06 7.50.PD

Një koncert i daulleve japoneze tajko do të kënaqë dashamirësit e muzikës në Sofje

Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..

botuar më 24-11-05 9.10.PD