Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Survivor”- i kinez në Momçillovci

БНР Новини

Në Momçillovci filloi një shou grandioze. Para pak kohe në fshatin e qetë në malin Rodope mbërriti një ekip prej 51 vetash, që të xhirojë versionin kinez të shous televizive “Survivor”. Qëllimi kryesor i iniciativës ishte për t’i njohur kinezët me traditat në fshat dhe... me sekretin e jetëgjatësisë së banorëve të Rodopeve.

Mirëpo, ky sekret dihet që prej shumë kohe – ky është kosi i prodhuar nga popullsia vendase me bakterin e famshëm Lactobacillus bulgaricus. Nuk është e rastit se për shumë popuj në botë Bullgaria është sinonim i kosit dhe jetëgjatësisë. Kështu është në Kinë, ku produkti shëndetësor konsumohet në masë me markën “Momçillovci”. Prodhuesi i tij është një kompani në Shanhaj, e cila që prej disa vitesh përhap me sukses produkte qumështi me tharm bullgar, të cilat e mbajnë emrin e fshatit të bukur malor. Që nga viti 2012 firma dërgon edhe turistë kinezë në Rodope. Ndërkohë, menaxherët e saj kanë vendosur kontakte miqësore dhe afariste me bashkinë e Momçillovcit dhe bashkëpunimi i tyre zhvillohet kryesisht në fushën e turizmit. Mirëpo, tani prodhuesi i Shanhajit ka ambicien për të reklamuar kosin bullgar në një mënyrë jashtë standardit – duke financuar edicionin e sivjetshëm të variantit kinez të shous “Survivor” pikërisht në Momçillovci. “Atje kosi është kudo – në supa, në desertë, në salca...!” – deklaroi me një entuziazëm të madh para mediave vendase Hu Xijan, përfaqësues i kompanisë së Shanhajit, dhe shtoi se ideja e tërë projektit është që të njohë kinezët me mënyrën shëndetësore të jetesës në Rodope. Xhirimet mbaruan në mes të shtatorit dhe së shpejti formati do të transmetohet nga një prej kanaleve më të preferuara televizive kineze.

СнимкаMaria Nikova – kryetarja e bashkisë së Momçillovcit, na tregoi hollësi interesante rreth jetës së përditshme të pjesëmarrësve kinezë të shous në fshatin e bukur malor.

“Nga 8 mijë kandidatët, të cilët u paraqitën në casting, këtu mbërritën vetëm 7 veta. Ata u vendosën në 7 shtëpi të familjeve të ndryshme. Çdo një prej tyre duhej të mësonte se si mund të mbijetojë në Momçillovci. Kjo, nga pikëpamja jonë, është shumë e thjeshtë, por desha të nënvizoj se këtu mbërritën njerëz, të cilët kanë lindur në një megapolis dhe të cilët kurrë deri tani në jetën e tyre nuk kanë parë se si lind dielli për shembull, sepse mbi qytetin e tyre gjithmonë ka smog. Në mbrëmje drita në qytet është kaq e fuqishme se nuk mund të shihen yjet. Për ne ishte shumë e çuditshme se si këta njerëz ngriheshin kaq herët në mëngjes, që të shijonin qiellin e kaltër dhe retë para lindjes së diellit, si disa orë me radhë ata e fotografonin perëndimin e diellit në majat rreth Momçillovcit!! Përveç kësaj ata duhej të përballonin shumë detyra. Shumica prej tyre ishin lidhur me punët shtëpiake. Ata i milnin lopët dhe dhitë, hiqnin patate, e prashitnin me shatë kopshtin, gatuanin gjellë të ndryshme...”

Nën çatinë e qiradhënësve të tyre bullgarë kinezët mësoheshin gjithashtu të thurnin me shtiza, të prisnin drurë, të kositnin barin dhe të thanin sanën, të gatuanin bukën dhe kryenin veprime, të cilat nuk janë karakteristike për banorin modern të qytetit. Sigurisht që barriera gjuhësore ishte pengesa kryesore para pjesëmarrësve në “Survivor”. Ata duhej pa ndihmën e përkthyesit, në saje të një bisedimori të vogël kinezisht-bullgarisht, të komunikonin me banorët e tjerë dhe t’u përshtaten kushteve të rënda në mal. Në shtëpinë e kryetares së bashkisë së fshatit u vendos një gazetare 22 vjeçare, e cila ra në ekstazë, pasi gjeti në kopsht një domate, që peshonte një kg. Gjatë ditëve të para kinezët mësoheshin me mënyrën ekologjike të jetesës, të shpërndarë në shtëpitë fshatare, por pas kësaj u grumbulluan në një shtëpi të përbashkët, ku duhej të mbijetonin vetë, me një buxhet të kufizuar. “Janë njerëz shumë mirëdashës, të buzëqeshur dhe të sjellshëm! Megjithëse kaluan mjaftë ditë pasi u larguan, ata na mungojnë, sepse krijonin një atmosferë shumë të këndshme rreth tyre” – na tregon Maria Nikova dhe shton se gjatë disa viteve të fundit përmes fshatit kanë kaluar qindra turistë kinezë.

Снимка“Grupet e organizuara, të cilat vijnë këtu nëpërmjet turoperatorëve të ndryshëm, pavarësisht nëse janë grupe bullgare, apo kineze, na sjellin rreth 500 veta në vit. Por është fakt se reklama e tyre e Momçillovcit dhe e Bullgarisë në përgjithësi është shumë serioze. Na bën përshtypje se kinezët dinë shumë për ne dhe vendin tonë që para se ta ketë vizituar dhe ata, të cilët mbërrijnë në vend dhe vendosen në ndonjë qytet bullgar, përfshi dhe vendpushimet detare, kapin taksi, ose marrin me qira vetura dhe vijnë këtu, në Momçillovci. Kurse drejtori i degës së marketingut të firmës-prodhuese, i cili e ka vizituar fshatin tonë katër herë, na tha se dëshira e tij më e madhe është që të vendoset bashkë me familjen e tij këtu...”

Menaxherët e kompanisë së Shanhajit janë duke përgatitur një projekt të ri të përbashkët me miqtë e tyre nga administrata vendase. “Do të jetë diçka e madhe dhe e dobishme për njerëzit në rajon” – vuri në dukje kryetarja e bashkisë së fshatit Momçillovci, por nuk dëshiroi të na tregojë më shumë për këtë. Të paktën tani për tani!

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografitë janë ofruar nga Maria Nikova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD