Miliona fëmijë nëpër botë çdo ditë gëzohen me lodrat që gjejnë në vezët prej çokollatës Kinder Surprise. Për buzëqeshjet e kalamajve kontribuon edhe një firmë në qytetin Plovdiv. Tashmë është e njohur se pjesa më e madhe e surprizave prej plastmase nuk do të ishin realitet, në qoftë se kompania e prodhimit të makinerive në Bullgarinë Jugore nuk funksiononte. Pse? Sepse, sprucuesit që u japin formë lodrave prodhohen në Plovdiv. Kërkesat për përgatitjen e matricave janë të mëdha, por firma jonë arrin t’u përgjigjet sfidave.
Kompania bullgare me sukses zëvendësoi në treg firmën angleze për prodhimin e spiraleve metalike dhe atë gjermane për lastra. U bë e qartë, se qyteti ynë Plovdiv zë pozicione të mira në tregjet botërore në saj të kompanisë vendase e cila realizon një biznes shumë të suksesshëm. Plovdivi është i njohur që nga koha e socializmit si një qendër e rëndësishme tregtare. Për këtë arsye nuk është e rastit se këtu zhvillohet ekspozita më e madhe teknike, ku marrin pjesë kompani nga e gjithë bota. Për këtë Plovidivi, i cili u zgjodh si Kryeqytet Evropian i Kulturës në vitin 2019, tërheq interesin e shumë prodhuesve në sfera të ndryshme të industrisë. Njeri prej partnerëve të kompanive të jashtme në fushën e ndërtimit të makinave është Grupi industrial bullgar Sh.A. (BIG).Me prodhimin e spiraleve metalike ai zë vendin e katërt prestigjioz në klasifikimin botëror të firmave të kësaj sfere.
Për rrugën e suksesit në këtë kohë të vështirë në një intervistë për Radio Bullgarinë tregon drejtori ekzekutiv i Gripit industrial bullgar Dimo Zafirov.
“Volumin më të madh të prodhimit tonë përbëjnë spiralet metalike për libërlidhje. Kur filluam prodhimin dhe shitjen e tyre shumë shpejtë u bë e qartë se kemi arritur në vendin e tretë – të dytë në botë dhe së në fakt është me leverdi të prodhohen detaje të tilla.”
Në fillim firma në qytetin Plovdiv startoi me një ekip prej 3 vetash, por sot ata tashmë janë 140. Gjatë viteve numri i të punësuarve nuk është ndryshuar shumë. “Shkaku për këtë është, se vështirë gjenden kuadro të kualifikuar, të cilët dinë si duhet t’u përgjigjet kërkesave të cilësisë në treg”, tha drejtori i kompanisë.
Si realizohet partneriteti midis Bullgarisë dhe kompanive të huaja?
“Ky është një proces i gjatë. Përafërsisht nga 100 negociata për porosi vetëm 6 përfundojnë me sukses – shpjegon z. Zafirov. – Deri tani kurrë nuk ka pasur fjalë të tilla: Nëse do të prodhohen në Bullgari ,a do të jenë me cilësi... Përkundrazi! Mund të them, se për këto spirale metalike që prodhojmë, vetëm 0,00001% janë me reklamime. Kjo është kështu, sepse kemi ndërtuar një sistem të mirë të kontrollit.”
Një fakt tjetër që na bind, se holdingu është në nivelin botëror është ndikimi i krizës financiare. Për firmën bullgare pasoja të mëdha nuk ka. “Arritëm të ruajmë nivelin. Presim që së shpejti të shënojmë ngjitje, sepse edhe Evropa tashmë filloi të stabilizohet në mënyrë të ndjeshme” ,komenton drejtori i Grupit industrial bullgar Dimo Zafirov.
Është kureshtar përkufizimi që drejtori i suksesshëm i jep ekonomisë bullgare: “Ekonomia bullgare është e zhdërvjelltë. Arrin t’u rezistojë me shumë punë të gjitha lëkundjeve, që ndodhen. Jam larg mendimit, se situata është me nuanca pesimiste. Ka mjaft shembuj, të cilët tregojnë zhvillimin pozitiv. Në kushtet të tjera mund të ishim në nivelin e Evropës. Kurrë nuk duhet të themi, se kjo është Bullgaria dhe nuk mund të bëhet. Duhet të mendojmë si evropianë.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar i energjisë, Vlladimir Malinov, paralajmëroi se “Bulgartransgaz” mund të ndalojë transportimin..
Në buxhetin e vitit 2025 propozohet një deficit prej 3 për qind. Në parashikimin buxhetor afatmesëm, deficiti prej 3 për qind është vendosur deri në vitin 2028. Deri atëherë, borxhi i shtetit do të rritet në 81 miliardë leva 41.57 miliardë euro)...
Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 2.4 për qind në tremujorin e tretë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, treguan të dhënat paraprake nga Instituti Kombëtar i Statistikave (NSI). Kjo përbën një përshpejtim të rritjes, pasi PBB-ja u..
Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar..