Konsultimet midis partisë më të madhe në Parlament – GERB dhe forcave të tjera politike nuk sollën përgjigje kategorike për konfigurimin e pushtetit të ardhshëm. Këtë javë do të ketë takime në nivel liderësh me formacionin e djathtë “Blloku i Reformatorëve”, nacionalistët e “Frontit Patriotik” dhe me dy partitë e majta – Partinë Socialiste Bullgare dhe ABV-në (Alternativa për Rilindjen e Bullgarisë).
Papritur në mbrëmjen e së martës u takuan liderët e GERB-it dhe të “Bllokut të Reformatorëve”. Ky takim nuk ishte shpallur zyrtarisht. Në të u arrit në konvergjencën e pozicioneve të dy partive për firmosjen e marrëveshjes së koalicionit. Si duket “Fronti Patriotik” do të jetë partneri i tretë potencial për mbledhjen e shumicës së votave – 126, kështu që të formohet qeveria e ardhshme. Kjo e fundit beson në mbështetjen e hapësirës së majtë në Parlament, pra të Partisë Socialiste Bullgare dhe ABV-së. Ideja është që formacionet e tjera politike – Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë, “Ataka” dhe “Bullgaria pa censurë”, të izolohen nga vendimmarrjet në Kuvendin Popullor. Varianti më i mundshëm për formimin e qeverisë në kuadër të këtij Parlamenti është koalicion midis GERB-it, “Bllokut të Reformatorëve” dhe “Frontit Patriotik”, tha z. Toma Bikov nga Instituti i Politikës së Djathtë, duke sqaruar:
“Kjo nuk do të thotë se ky është varianti i vetëm dhe pikërisht ai do të realizohet. Problemi ka të bëjë me jo stabilitetin. Po të mendojmë në aritmetikë, duhen 126 deputetë, por edhe 121 mjaftojnë për funksionimin normal të qeverisë. Duhet të kemi parasysh se “Fronti Patriotik” dhe “Blloku i Reformatorëve” janë formacione me përbërjen e shumë partive të vogla, nga vjen dhe problemi me jo stabilitetin. Unë nuk dyshoj se qeveria sot do të marrë mbështetjen e gjerë parlamentare, por kur fillon së funksionuari kjo qeveri dhe të merren vendime për çështje të rëndësishme, atëherë mbështetja do të zvogëlohet. Jam i mendimit se po të ketë zgjedhje të parakohshme, ato duhet të zhvillohen sa më shpejt, në janar apo në shkurt, jo të pritet një vit i tërë, kur shteti do të jetë edhe më i paqëndrueshëm.”
“Sipas meje procesi i konsultimeve për formimin e qeverisë nuk është fare i qartë. Nuk e dimë çfarë janë autorizimet e ekipeve që konsultohen – vë në dukje politologu dr. Boris Popivanov, pedagog në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment i Ohrit”. – Do të shohim se si do të zhvillohen ngjarjet. Që në mbrëmjen e 5 tetorit kur u mbyllën zgjedhjet lideri i GERB-it Bojko Borisov tha para gazetarëve në të cilat drejtime do të ecet. Pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë dhe të Partisë Socialiste Bullgare nuk do të ketë, sepse partia e tij nuk do ta lejojë atë. U propozoi partive të tjera që të shohin një herë rezultatet e procesit zgjedhor dhe atëherë të formojnë pretendimet e veta. Në këtë lidhje Bojko Borisov tha se skenari më i tmerrshëm do të ishte zgjedhje të reja parlamentare. Plus që ky skenar do të ishte i keq jo aq për partinë GERB se sa për formacionet e vogla politike. Sepse nuk dihet a do të marrin përkrahjen e njëjtë të votuesve bullgarë.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..