Me ardhjen e muajit dhjetor vjen koha për Festivalin tradicional muzikor në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Fillimi i tij koencidon me aktivitetin më të pritur operistik në botë – hapjen e sezonit të Operës së Milanos “La scala”, i cili përcakton tendencat kryesore në drejtim të regjisë, skenografisë dhe kostumeve në këtë gjini. Data është 7 dhjetor dhe aktiviteti është special edhe për një arsye tjetër – ky është spektakli i fundit i Daneil Barenbojm si Drejtor Muzikor i Operës “La scala”. Nëpërmjet formës “Opera in cinema” shfaqja e drejtpërdrejtë e operës së vetme të Betovenit mund të shihet ne vendin tonë si film në kinema “Lymier”.
Një qëllim tjetër i forumit është të prezantojë shfaqjet më të mira të teatrove të operës në vend. Sivjet mes tyre është “Trubaduri” i Operës së qytetit Ruse me dirigjent Najden Todorov. Spektakli është parashikuar për datën 10 dhjetor, ndërsa në rolën kryesore të kryeveprës së Verdit do të shohim solistët të operës së Milanos “La scala”. Njeri prej tyre Mario Melanini, i cili ka marrë pjesë në edicionin e parë të festivalit para 28 vjetësh.
Festivali muzikor i Vitit të Ri është mikpritës i Koncertit të shumë pritur bamirës të divës së operës Rajna Kabaivanska. Kontribut kryesor për të ka Universiteti i Ri Bullgar, ai zhvillohet nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë Rosen Plevneliev. Sekretarja organizative e forumit Marijana Vasileva tregon për disa prej aksentëve:
“Në program ka disa “joshje” nga bota e muzikës së dhomës. Ato janë fryt i synimit tonë të bëjmë më të larmishme këtë lloj koncertesh. Duam të tregojmë në dritë tjetër gjininë e dhomës, të pasurojmë lidhjen mes interpretuesit dhe publikut. Do të përmend shfaqjen e kuartetit “Laner” – ajo është nën patronazhin e Ambasadorit të Hungarisë. Ky është një kolektiv i ri, jashtëzakonisht interesant dhe elitar. Ka përgatitur program, i cili do të na transferojë në epokën e muzikës së salloneve nga fundi i shekullit të XIX.”
Festat muzikore me rastin e Vitit të Ri në Pallatin Kombëtar të Kulturës përfshijnë 15 tituj, ndër të cilët janë recitale klavire, etno-xhaz dhe koncert me organo. Radioja Kombëtare Bullgare gjithashtu jep kontributin e saj në festival me pjesëmarrjen e Korit të Fëmijëve më datën 20 dhjetor me dirigjent Venecija Karamanova. Në këtë edicion nuk janë harrur dhe datat e rëndësishme të 12 muajve të kaluar – përvjetorët e Boris Hristovit, Panço Vlladigerovit, Rihard Shtrausit, si edhe të Shkollës Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov”.
Kulmi grandioz i kësaj buqete të larmishme do të jetë në ditën e parë të Vitit të Ri. Siç nënkuptohet nga tema “Fryma e Francës”, koncerti do të ofrojë shembujt e arritjeve më të mira të muzikës klasike franceze.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Dy këngëtarë - Bojana Karpatova dhe Boris Hristov - bashkohen për një këngë dueti të titulluar "Ndërsa je këtu". Bojana vetë shkroi muzikën dhe tekstin, aranzhimi është nga Artur Nadosjan. Ja çfarë thonë artistët për mesazhin e këngës: "Koha..
Tenori bullgar me famë botërore Bojko Cvetanov do të festojë 70-vjetorin e lindjes me një koncert më 18 tetor në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje. Partneri i tij në këtë ditë të veçantë për interpretuesit dhe publikun do të jetë orkestra e mandolinave..
Ljubo Kirov do ta përfundojë turneun e tij kombëtar "25 vjet në skenë" jo me një, por me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje - më 16 dhe 17 tetor. Në to, hitet e preferuara të këngëtarit do të interpretohen të shoqëruara..
Që nga shfaqja e tij në skenën muzikore bullgare pothuajse 20 vjet më parë, muzikanti i rokut Toma Zdravkov na ka fituar me praninë e tij autentike. Edhe..