Një prej ngjarjeve më të rëndësishme në sferën e kulturës bullgare gjatë vitit 2014 pa dyshim është çmimi “Apolinier” i Aksinia Mihajllovës. Çmimi frëng për poezinë iu dorëzua poeteshës bullgare për vëllimin e saj të fundit prej vjershash Ciel à perdre “Qielli i humbur”, të shkruar në gjuhën frënge. “Apoliner” është ndër çmimet më të rëndësishme në letërsi dhe rrallë u dorëzohet të huajve. Por kjo që e dallon poezinë e bullgares është stili i saj “pa filozofi të tepruar dhe metafora të shumta”, siç tha një prej anëtarëve të jurisë Gij Gofet. “Në vargjet e Aksinias ju shihni një grua në pritje, një grua punëtore, e cila duke e bërë punën shtëpiake dhe duke hedhur një shikim nga dritarja drejt kopshtit i radhit fjalët, fjalë të cilat janë krejt të zakonshme. Por këto sende dhe veprime të zakonshme janë ngarkuar me shumë emocion.”
Aksinia nuk ndihet më e ndryshme pas marrjes së çmimit prestigjioz. E vetmja gjë që ka ndryshuar për të është interesi i lexuesve. Menjëherë pas shpalljes së çmimit, u rrit interesi ndaj vëllimeve të saj të para prej vargjesh në gjuhën bullgare. Sa i përket publikut frëng, ai e pranon përzemërsisht poeteshën tonë. Për dashurinë ndaj librave dhe poezisë ajo thotë:
“Për mua libri prej letre është diçka shumë e rëndësishme – ta prek librin, ta ndiej aromën e tij, ta vërë pranë shtratit tim, ta lexoj në autobus. Një tekst, i shkruar në kompjuter, dhe i cili lexohet në kompjuter, është më i ndryshëm nga teksti i shkruar në letër dhe kjo është lidhur në ndonjë mënyrë edhe me librin dhe letra e bën tekstin më të afërt. Poezia do të lexohet, kjo është e sigurt, sepse brenda njeriut gjithmonë ekziston një grimcë poetike. Nuk është e detyrueshme ta shkruajmë vargje, sepse poezia nuk përbën vetëm fjalë të shkruara. Poezia, kjo është aftësia për t’u parë një botë më e bukur, një bimë e bukur në dritare, një qiell i bukur. Kur kam shëtitur këtu, në brigjet e lumit Sena, gjithmonë jam çuditur se çfarë përbën qielli i Parisit. Njeriu me të vërtetë duhet të vijë dhe të shohë se sa shpejt ndryshojnë ngjyrat dhe si vetëm brenda një çasti qielli ndryshon dhe tashmë nuk është i njëjtë. Për fat të keq kohët e fundit gjithnjë e më rrallë e kemi këtë mundësi, ta shikojmë botën përtej mbulesës, nën të cilën jetojmë. Sa për poezinë, nuk kam frikë, ajo nuk do të zhduket.”
Aksinia Mihajllova është autore e disa librave poetike. Vargjet e saj janë përkthyer në frëngjisht, rumanisht, sllovakisht, serbisht dhe kroatisht. Ajo është mbajtëse e disa çmimeve letrare për poezi dhe përkthime. Poetesha e përfaqëson vendin tonë në Lëvizjen poetike “Kryeura e Lindjes”, e cila bashkon poetë nga 11 vende nga Evropa e Mesme dhe ajo Lindore, nën egjidën e Teatrit Molier – Shtëpia e Poezisë, Parisi. Është anëtare e Klubit Bullgar Hajku, një klub që ekziston që nga viti 2001.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...