Kënga emblemë e tranzicionit në Bullgari “Kur do t’i arrijmë amerikanët” vazhdon të jetë aktuale edhe sot. Interpretuesi i saj është Todor Kolev. Ah, sikur të ishte gjallë, ai nuk do të shihte ndryshim të dukshëm megjithëse Bullgaria ka tetë vjet si anëtare e BE-së. Ende jemi larg standardit të jetesës në Evropë dhe “Treguesi i afrimit” për 2014-ën e rendit Bullgarinë në vendin e 28-të mes 35 shteteve të tjera nga Kontinenti i Vjetër. Në grup Bullgaria bie me Malin e Zi, Rumania dhe Greqia, e cila është vendi më i prekur nga kriza. Për vit të katërt me radhë Instituti “Shoqëria e hapur” përgatit sondazhin ku po gjenden vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në afrimin e vendeve perëndimore. Sondazhi përfshin jo vetëm anëtaret e BE-së, por dhe vendet kandidate. Krahasohet si niveli i afrimit, ashtu dhe niveli i largimit në katër kategoritë: “Ekonomia”, “Cilësia e jetesës”, “Demokracia” dhe “Administrimi”.
Ku jemi ne? Kur do t’i afrohemi Evropës?
Shtetet janë të ndara në gjashtë grupe në bazë të rezultateve të ngjashme. Në krye të klasifikimit janë vendet skandinave dhe Holanda. Pas kësaj është grupi i dytë, i formuar nga Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca. Bullgaria bie në grupin e pestë. Dhe në përbërjen e grupit të gjashtë janë vetëm vendet e Ballkanit. Megjithëse Bullgaria është përpara Rumanisë, me të cilën vazhdimisht konkurrohet, nuk u afron niveleve mesatare në Evropë. “Po të bëjmë një hap përpara, menjëherë pas kësaj kthehemi me një hap mbrapa – komenton z. Marin Lesenski nga “Shoqëria e hapur”. – Bullgaria i afrohet Perëndimit më së shumti në kategorinë e ekonomisë, duke zërë vendin e 28-të. Bullgarët janë tepër larg prej cilësisë së jetesës në Evropë, ku bien treguesit për shëndetësi, arsim, pasuri etj. Në dy kategoritë e tjera – “Demokracia” dhe “Administrimi” Bullgaria nuk po ia del mirë.”
Borxhi i ulët shtetëror është treguesi që e rëndit Bullgarinë ndër të parët, duke zërë vendin e dytë pas Estonisë. Ky është i vetmi lajm i mirë. Bullgaria është ndër vendet më të korruptuara të Evropës. Në vend niveli i pabarazisë shoqërore është i lartë dhe rreziku i varfërisë po ashtu është i madh. Bullgarët janë skeptikë për sa i përket funksionimit të demokracisë, sepse situata politike në vend është e paqëndrueshme. Bullgaria është ndër vendet e fundit në BE për sa u përket shtetit të së drejtës dhe mediave të pavaruara. Z. Lesenski është i bindur se po të ndërmerren reforma në kohë do të ndryshojë situata në vend.
Kur Bullgaria do ta arrijë Evropën?
“Një shembull i mirë për këtë është Estonia, e cila avancon me tri vende çdo vit dhe e cila po zë vendin e 13-të. Ndërsa Bullgaria qëndron a në vendin 28-të a në atë 29-të – vë në dukje eksperti Lesenski. – Reformat duhet bërë në pako. Duhet ta ndjekim modelin evropian të zhvillimit, të kemi administrim të përshtatshëm, të luftojmë kundër korrupsionit, të aplikojmë mekanizma funksionuese ligjore. Të gjithë këta duhet t’i kombinojmë me pavarësinë e medias dhe me nivelin e lartë të edukimit. Problemet nuk zgjidhen dot me shkop magjik, por pse të mos marrim parasysh variantet e lehta për reforma.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull,..
"Ti thua se je bullgar, por nuk e di gjuhën bullgare" - më shumë se një ose dy nga bashkatdhetarët tanë nga komunitetet historike bullgare në mbarë botën..