Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rumen Toskov-Rupeto – “Një jetë plot ëndrra të plotësuara”

БНР Новини

Pianisti Rumen Toskov-Rupeto u nda nga jeta në vitin 2010, që të shkojë në një botë më të mirë, ose të paktën kështu mendojnë të gjithë të afërmit dhe miqtë e tij. Ai kishte veti, të cilat në shikim të parë janë tepër kontradiktore për një artist.

Rumen Toskov-Rupeto, Teodosij Spasov dhe Hristo Jocov në RomëRupeto ishte një njeri shumë modest dhe në të njëjtën kohë shumë i talentuar. Ai ishte perfekt në punën e vet dhe nuk bënte kompromise. Muzika ishte gjithçka për të – edhe krijimtari edhe argëtim. Muzika klasike, xhazi, folklori, teatri, kinemaja – e gjithë kjo zinte një vend të rëndësishëm në jetën e tij të shkurtër, por plot art. Ai krijoi projekte në gjini të ndryshme me pjesëmarrjen e muzikantëve dhe artistëve më të mirë bullgarë – Teodosij Spasov, Vasill Petrov, Hristo Jocov, Icko Finci, Bojka Vellkova dhe shumë të tjerë. Kuptohet, ai ka fituar shumë çmime – “Lira e Kristaltë” në vitin 1999, Çmimi për muzikë teatrale në vitin 2000 nga fondacioni “Dimitër Vëllçev”. Para pak kohe motra e tij Magdalena Stoillova-Toskova, bashkë me familjen e saj, grumbulloi kujtime, intervista dhe tregime në një libër, kushtuar vëllezërit të saj me titull “Rupeto”.

“Ai u nda nga jeta shumë herët dhe prindërit tanë kishin nevojë për më shumë kohë, që të realizohet ky projekt – thotë Magdalena Stoillova. – Një vit pas vdekjes së Rupeto babi na dha idenë për botimin e këtij libri. Për këtë qëllim ai seleksionoi fotografitë më të përshtatshme. Babai ynë Dimço Toskov ishte njeriu, i cili mblidhe gjithçka të shkruar dhe të publikuar në shtyp për vëllanë tim. Në fakt tërë fisi i babait tim përbëhet prej muzikantësh. Gjyshi im Petër Toskov i binte fizarmonikës në festa të ndryshme. Ky profesion u trashëgua nga katër djemtë e tij, ndër të cilët është dhe ati im. Kështu, brez pas brezi, trashëgohej gjeni muzikor i fisit tonë. Rupeto ishte shumë i talentuar dhe mendoj se talenti i tij është i një niveli botëror. Unë i shkrova të dhënat biografike në libër. Vendosa se do të ishte një ide e mirë, në qoftë se botohen në libra edhe kujtimet e miqve të tij. Për fat të mirë të gjithë ata e pranuan këtë ide timen shumë mirë.”

Rupeto dhe Hilda Kazasjan“Në fund të jetës së tij ai punonte mbi disa vepra – mbi muzikën e pjesës teatrale “Mbreti i druajtur”, mbi përpunimin muzikor të këngës popullore “Jam e bardhë, o trim!”, mbi orkestrimin e ri të këngës “Si një copëz akull” – e vazhdon tregimin e vet Magdalena Stoillova. Pak para kësaj kisha kuptuar se Rupeto do të jetonte akoma disa muaj. Duke e dëgjuar kompozimin në interpretim të Hilda Kazasjanit nuk mund të besoja, mendoja se mjekët kanë bërë ndonjë gabim. Kaq e bukur dhe e butë ishte kjo copëz akull, i cili çdo ditë shkrihej gjithnjë e më shumë.”

“Qëllimi im është që muzika e krijuar nga Rupeto të interpretohet edhe në të ardhmen, që të mos harrohet – pohon Magdalena Stoillova. – Desha që krijimtaria e tij të jetë e gjallë edhe pas nisjes së tij, siç unë preferoj të flas për vdekjen e tij. Rupeto jetoi në mënyrën në të cilën ai e donte dhe bënte atë, që atij i pëlqente më shumë dhe pikërisht – kompozonte dhe dëgjonte muzikë, i pëlqente njerëzit, me të cilët punonte, udhëtonte shumë. Ai ishte një njeri i lumtur. A mos është më mirë të kesh një jetë të shkurtër, por plot vlerë dhe ëndrra të plotësuara...”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografitë janë nga arkivi personal i Magdalena Stoillova-Toskovës




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"I pathyer"

Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..

botuar më 24-11-26 6.25.PD

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD