Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Marin Lesenski: “Bullgaria tashmë është faktor në politikën e jashtme të BE”

БНР Новини
Foto: BGNES

Për shkak të izolimit të saj të jashtëm politik gjatë pjesës më të madhe të vitit 2014 Bullgaria më shpesh figuron në kategorinë “mbështetës pasivë” të politikës së përbashkët evropiane. Ngrirja e projektit për gazsjellësin “Rryma Jugore” dhe vështirësia për vendin tonë të mbështesë këtë vendim, ndryshe nga vendet e tjera në BE, e bëjnë Bullgarinë “lider” në kategorinë “diversifikim për pakësimin e vartësisë nga Rusia”. Këtë e tregojnë rezultatet e Raportit të 5 vjeçar të Këshillit Evropian për Politikë të Jashtme – “Bllok i jashtëm politik i Evropës për 2015” (“European Foreign Policy Scorecard 2015”).

Ky bllok është një farë klasifikim në bazë të vlerësimit vjetor të punës së BE me pjesën tjetër të botës. Vlerësimet e vendeve të veçanta në politikën e jashtme evropiane janë “lider”, “mbështetës” dhe “mbetës” në varësi nga kjo a zhvillojnë ose pengojnë aftësitë e BE të mbrojë interesat e veta për qëllime të caktuara. Posaçërisht për Radio Bullgarinë temën e komentoi autori i analizës për Bullgarinë Marin Lesenski, drejtor i programit “Politika evropiane” pranë Institutit “Shoqëria e hapur”:

“Më e rëndësishmja është, se Bullgaria tashmë zë vendin e saj të shtetit anëtar të BE dhe jep qëndrimin e vet për çështjet evropiane. Nga kjo pikëpamje Bullgaria tashmë është njeri prej faktorëve për marrjen e vendimeve në BE. Posaçërisht vitit 2014 ishte i vështirë në plan të brendshëm politik për vendin tonë, sepse u ndërruan tri qeveri. Për këtë arsye vlerësimi i jashtëm politik është shumë i vështirë. E mira është, se Bullgaria nuk është “mbetëse”, në shumicën e rasteve ajo është “mbështetëse” të politikave evropiane – një zhvillim pozitiv në krahasim me vitet e mëparshme. Ndërsa në njërën prej fushave të studiuara – energjetika, është “lider”. Por nga Bullgaria pritet të jetë më aktive për tematika me interes të posaçëm për të si zgjerimi i BE dhe Ballkani. Këtu ajo mund të zërë qëndrim më aktiv dhe të bëhet lider, të kryesojë politikën e jashtme.”

Vlerësimi bëhet në bazë të rezultateve reale si politikë dhe resurse të dhëna, dhe jo si qëndrime dhe synime, saktësoi Marin Lesenski. P.sh., për “ndihmën humanitare dhe ndihmë për zhvillimin e shteteve të tjera”, interesante për Bullgarinë është, se ne jemi mësuar të shohim atë si “të pa zhvilluar”. Por duke e parë nga jashtë kundrejt vendeve të treta dhe palëve që janë në konflikt , ajo është “vend i zhvilluar”, prej saj pritet të ofrojë ndihmë dhe ajo në të vërtetë ofron ndihmë të tillë shteteve që janë në situatë më të keqe se ne, vuri në dukje eksperti. Kryesorja në dhënien e vlerësimit është përkufizimi a është për të mirën e interesave të përbashkëta të BE dhe pas kësaj – për interesat kombëtare.

“Nga studimi bëhet e qartë, se në shumicën e rasteve, të mos themi në 100%, qëndrimet kombëtare të vendeve të BE mbi tematikat e studiuara përputhen. Më konkretisht, në drejtim të konflikteve në Ukrainë, LM, Siri. Duke pasur parasysh këtë, ky vit është i mirë për politikën e jashtme të BE, sepse ka përputhje të interesave. Tjetër është çështja çfarë është rezultati, a arrihen objektivat. Për fat të keq shohim, se konfliktet në Ukrainë dhe Siri vazhdojnë. Kjo tregon, se është vështirë të arrihen rezultatet e dëshiruara nga BE. Në qoftë se do të kthehemi pak mbrapa në histori – në vitin 1992 Bullgaria prapë ishte fqinje e konfliktit – lufta në ish Jugosllavi. Dimë sa gjatë vazhdoi ajo, sa vështirë u zgjidhë dhe çfarë pasoja negative kishte. Bullgaria pësoi dëme ekonomike, por edhe politike, ka ende dhe çështje të pazgjidhura. Ky është një mësim, se duhet të reagohet menjëherë dhe në mënyrë unike!”

Sipas fjalëve të Ministrit bullgar të Punëve të Jashtme Daniell Mitov gjatë vitit 2014 sfidat para BE u shtuan dhe u bënë më të ndërlikuara. “Në vend që të ndodhet para një lufte të ftohtë, Evropa është vënë para shumë konflikteve të nxehta”. Si filloi viti i ri 2015?

“Me shqetësime. Kërcënimet e brendshme për Evropën nga terrorizimi pas sulmit në Paris u shkallëzuan. Por kjo është lidhur me një konflikt të jashtëm për BE – ai me Shtetin Islamik. Në Ukrainë gjithashtu ka përshkallëzim. Kështu që viti 2015 është shumë i vështirë dhe do të shtrojë shumë sfida para Evropës.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vesna Bendevska

Pushtetarët në Shkup vazhdojnë të shtypin bullgarët në Manastir

Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..

botuar më 24-11-05 10.59.PD
Борис Руге в Хърватия , 30.10.24 г.

Ngjarjet me adresë ballkanike

Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..

botuar më 24-11-02 10.05.PD

KE: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka përfshirë bullgarët në kushtetutë

"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..

botuar më 24-10-30 5.52.MD