“Gjatë muajve të ardhshëm kemi në plan të befasojmë admiruesit tanë” – thotë Dimitër Hristovi, dirigjent i Orkestrës së Muzikës Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare. Befasia e parë është më 25 shkurt, në studion e koncerteve të radios.
Për programin me titull “Arti i mjeshtërve” Dimitër Hristovi sjell më shumë hollësi: “Projekti “Arti i mjeshtërve” do të jetë në dy pjesa. Pjesa e dytë do të jetë në fund të shtatorit. Ideja jonë është të prezantojmë të gjithë mjeshtrit e orkestrave pranë ansambleve folklorike tek ne, që janë 14 gjithsejtë. Për koncertin e tanishëm kemi ftuar 7 solistë. Do të përmend vetëm disa prej emrave: Dimitër Todorov – gajdexhi nga Ansambli “Filip Kutev”, Ilija Ganev – nga Ansambli “Pirin”, Todor Dukov – nga Ansambli “Smoljan” dhe disa të tjerë. Arti i ansambleve është një art specifik. Në plan të parë janë grupet e vallëzimit dhe të këndimit . Dhe sikur orkestra mbetet nën hije. Prandaj vendosëm të prezantojmë ata instrumentistë të mrekullueshëm. Orkestra do të ekzekutojë edhe pjesët më të reja. Kështu që koncerti do të jetë plotë buzëqeshje. Në të admiruesit do të kenë mundësi të dëgjojnë vepra në stile të ndryshme.
Vazhdojmë edhe traditën “Klasikët e muzikës dasmore bullgare”. Më 19 mars kemi ftuar fyelltarin Teodosij Spasov, klarinetistin Mlladen Mallakov dhe fizarmonicistin Petër Rallçev. Është një festë për ne, kur kemi koncert me muzikantë të tillë të mëdhenj. Duhet të theksojmë, se muzika dasmore është një gjini e veçantë. Dhe shumica e muzikantëve të mëdhenj bullgarë kanë kaluar përmes shkollës së muzikës dasmore. Kjo reflekton pozitivisht mbi formimin e tyre.
Shumë emocione do të provokojë koncerti “Ritmi i Ballkanit”, në të cilin do të kemi mysafirë muzikantë nga Maqedonia, Serbia, Greqia, Turqia. Është fakt, se arti bashkon më mirë njerëzit, se sa politikanët. Dhe për kolegët e mi dhe për mua kjo është një kauzë. Jemi të bindur, se ngjarje të tilla ballkanike duhet të organizohen gjithnjë e më shpesh.”
Vitet e para skenike Dimitër Hristovi njihej si një virtuoz i tamburasë, kompozitor me ide interesante. Para se të bëhet dirigjent i Orkestrës së Muzikës Popullore ai ishte në disa ansamble folklorike. Paralelisht ishte edhe pjesë e formacioneve etno “Bullgara” dhe “Diva Reka”, me të cilët vazhdon të punojë edhe sot.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..
Duke fituar popullaritet të konsiderueshëm si pjesë e dyshes Pavell & Venci Venc' , Pavell Nikollov mori rrugën e tij të pavarur në muzikë. Ditë..
Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X..