Javën pas Të Lidhurave të Djathit populli bullgar e quan Të dielën e Todorit, Të dielën e Kukerëve, të Dielën Tudurska... Do të befasoheni nga emërtimet e shumta të kësaj periudhe. Çdo një prej tyre është lidhur me besime, përfytyrime dhe zakone të veçanta.
Sipas besimeve popullore gjatë së Dielës së Todorit natën dalin “shpirtrat e këqija dhe gogolët”. Në disa krahina i quajnë qeniet e këqija, “Shën Todor në kalë të bardhë dhe gjysha Tudorica”. Gjatë tërë javës zbatohen një sërë ndalesash, të cilat u përkasin kryesisht grave. Vajzat e reja nuk duhet të vonojnë në mbrëmje, që të mos i sulmojë ndonjë prej qenieve të këqija të lartpërmendura. Nuk duhet përdorur shkopinj, nuk duhet të aratohen dhe të mbillen arat, që të mos ketë vetëtima dhe breshër verën. Nuk duhet të qëndisen veshje meshkujsh, nuk lahen dhe thahen rrobat. Gjatë së Dielës së Todorit mbahen kreshmë të rrepta. Të gjitha këto kufizime e shpjegojnë emërtimin tjetër të festës – E Diela e Uritur.
E Hëna e Qenit, ose Dita e Kukerit është lidhur me rituale, të cilat kanë qëllim t’i ruajnë qenët nga sëmundja e tërbimit, si dhe me paradat e të ashtuquajturave “kukerë” në disa krahina të vendit. Djemtë dalin nga fshati dhe shkojnë në një vend, ku kanë përgatitur paraprakisht një djep të posaçëm, ku i lëkundin qenët tri herë. Besohet se kështu qeni nuk do të sëmuret nga tërbimi. Një zakon shumë i rëndësishëm këtë ditë është shëtitja e kukerëve. Parada të tilla organizohen edhe gjatë momenteve të tjera të ciklit festiv. Duhet shënuar se shëtitja e tyre ka karakter mbrojtës dhe siguron pjellori dhe mirëqenie.
Ndalesat ditën e martë na mbrojnë nga thatësira, shurdhësia dhe i ashtuquajturi “ustrell” (shpirti i keq, i cili e sulmon njeriun, mjekohet me namatisje). Në disa vende gratë gatuajnë bukë, e temjanisin dhe dalin në oborr. E presin bukën te depoja e druve dhe i ftojnë retë që të hanë nga ajo, kurse verën të vijnë përsëri me shi. Në disa rajone e lyejnë bukën me mjaltë, hedhin një copë buke mbi çati, që të ketë bukë për retë. Pjesën tjetër e shpërndajnë dhe e sjellin në arë, në lumë (nga i cili besohet se ylberi pi ujë), në harman.
Gjatë së Enjtes së Shushatur nuk duhet të zbatohen veprime që janë lidhur me rrotullimin, që të mos na “rrotullohet koka”, domethënë, që të mos hutohemi. Ditën e premte gratë madje nuk duhet ta prekin boshtin... Dhe kështu deri në festën e madhe ditën e shtunë – Ditën e Shën Theodhorit.
Ritualet këtë ditë e përfshinë Ditën e Shën Theodhorit në serinë e ritualeve, me të cilat populli ynë e dërgon dimrin dhe e pret pranverën. Për festimin e kësaj dite ka të dhëna që nga Mesjeta e hershme. Dita është quajtur kështu për nder të Todor Stratilatit dhe Theodhor Tironit. Në përfytyrimet folklorike ata janë bashkuar në imazhin e shenjtorit Shën Theodhor. Sipas besimeve Shën Theodhor rras një urë zjarri në tokë dhe e ngroh. Pas kësaj zhvesh nëntë palltot e tij dhe shkon te Zoti, që t’i lutet atij për verën. Shenjtori ngas kalin e bardhë dhe konsiderohet mbrojtës i kuajve. Prandaj festa e tij respektohet nga të gjithë bullgarët – për shëndet dhe për shumëzimin e kuajve. Pikërisht kuajve u janë kushtuar format dhe emërtimet e bukëve rituale – “kalë”, “thundër”, “potkua”. Dita quhet gjithashtu “Pashkët e Kalit”. Vrapimet me kuaj janë një ritual tradicional gjatë kësaj feste. Ato organizohen edhe sot e kësaj dite. Dikur çdo një familje ka marrë pjesë në to. Kuajt i kanë zbukuruar me lulet e para të pranverës. Derisa meshkujt i kanë shaluar kuajt, gratë kanë kënduar “Shën Theodhor e mbath kalin ndër livadhet e gjelbra”. Sipas traditës pas garës të gjithë kthehen së bashku në fshat. Më përpara është fituesi. Vajzat dhe djemtë hedhin një valle të madhe, kurse në qendrën e saj mbeten kuajt dhe kalorësit e tyre. Pronari i kalit më të shpejt pres mysafirë në shtëpi dhe i qeras me verë. Këtë ditë festojnë nuset, të cilat janë martuar gjatë dimrit. Për to dikur janë gatitur karavela të posaçme. Të gjithë të afërmit e nuses i kanë dhuruar një karavele të tillë, që të ketë shumë fëmijë të shëndosh.
Dita e Shën Theodhorit është Dita e Emrit e të gjithë bullgarëve, që quhen Todor, Teodor, Bozhidar, Juliana etj.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: BGNES
Në qytetin Aksakovo, rajoni i Varnës, u krijua grupi i parë bullgar i gajdexhinjve vetëm me vajza. Këtë e bëri të ditur Nikolla Georgiev, drejtues i Shkollës së Gajdexhinjve “Trakia”, pranë së cilës u formua grupi. Ivelina, sijana, Sara, Kalina,..
Njohësit e folklorit bullgar u mblodhën në fundjavat e 20 dhe 21 korrikut në fshatin Teteven të Ribaricës për Festivalin e Tretë Kombëtar dhe edicionin e gjashtëmbëdhjetë të "Festivalit të zakoneve popullore dhe kostumit autentik" në zonën e..
Ajo ka lindur më 28 korrik 1935 në fshatin Bistrec të Stranxhës në Bullgarinë Verilindore. Në moshën 17-vjeçare mori pjesë në një konkurs në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore në Sofje, ku u miratua për korin “Filip Kutev”...