Sipas besimeve popullore në Blagovec duhet të kini para me dorë, halë peshku... Dhe të mos dilni të uritur nga shtëpia. Traditat folklorike kanë caktuar një varg të tërë veprimesh në këtë ditë magjike. Para së gjithësh duhet të jini me humor të mirë. Sepse siç ju gjen “zëri i kukuvajkës” më 25 mars kështu do t’ju shkojnë gjërat gjatë tërë vitit. A është kështu, mund të verifikoni vet.
Në përfytyrimet popullore më këtë ditë për herë parë vjen kukuvajka, e cila njofton lajmin e mirë, se dimri ka ikur dhe po vjen vera. Në këtë ditë është mirë të dëgjosh zërin e kukuvajkës, por duhet të jesh i ngrënë dhe të kesh para dhe kafshatë buke në xhep. Kukuvajka lajmëron gjithashtu, se po dalin shtojzovallet. Me këtë ditë ariu zgjohet nga gjymi i dimrit, gjarpërinjtë dalin nga strofkat e tyre. Për të parandaluar nga kafshimi i gjarpërinjve dikur bëhej një rit i parakalimit përreth shtëpisë dhe oborrit. Në këtë parakalim merrnin pjesë gratë dhe fëmijët të cilëtrrapëllinin me sende prej metali dhe thoshin formula magjike: “Ikni, gjarpër dhe zvarranikë, se po vjen Blagovec!”
Pastrimi i shtëpisë dhe ndezja e zjarreve po kështu është pjesë e festës. Herët në mëngjes në Blagovec hidhen plehrat dhe sendet e vjetra dhe të panevojshme. Ndizet një zjarr, të cilin e kapërcejnë të gjithë duke përpjekur që të tymosin këmbët e tyre, sepse sipas besimeve popullore, ky ritual parandalon nga kafshimi i gjarpërinjve. Legjenda të tjera për kërkuesit e thesareve rrëfejnë, se me këtë ditë mbi vendin e thesareve të groposura del një zjarre blu. Gjatë natës në prag të festës kërkuesit e paligjshëm të thesareve shkojnë anë e mbanë fushave dhe kodrave me shpresën se do të shohin shenjen magjike.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..
Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..
Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..