Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është e treta në listën e destinacioneve të turizmit aventuresk

БНР Новини
Foto: BTA

Bullgaria zuri vendin e tretë në indeksin e destinacioneve të turizmit aventuresk. Mirëpo, çfarë do të thotë kjo? Thënë me fjalë të tjera shteti disponon një potencial të madh për zhvillimin e këtij lloji turizmi. Ky është konstatimi i anketimit të fundit të Organizatës Ndërkombëtare të Turizmit Aventuresk. Sipas specialistëve mezi tani ky sektor do të zhvillohet tek ne.

Sipas organizatës shtetet, në të cilat turizmi aventuresk është më i zhvilluar në vitin 2015 janë Zvicra, Çekia dhe Sllovakia. Tre janë shtetet, në të cilat ky lloj turitmi zhvillohet më mirë. Ata janë Estonia, Kili dhe Bullgaria. Doli, që itineraret aventureskezënë një kuotë të madhe të ofertave turistike në mbarë botën. Vetëm vitin e kaluar udhëtime të tilla sollën fitime nga 265 miliardë dollarë amerikanë. Në krahasim me vitin 2009 kjo shumë përbën një rritje nga 65 për qind. “Sipas Agjencisë itineraret aventureske duhet të përfshijnë të paktën të dy nga komponentët sa vijojnë: përjetime në mesë të natyrës, veprimtari fizike dhe shkëmbim kulturor. Ndërsa ne në Bullgari disponojmë mundësinë të gërshetojnë ata tre komponentë” – është e bindur Gergana Nikollova, përfaqësuese e organizatës botërore tek ne. Sipas ekspertëve të huaj vendi ynë është unik me malet, me vendbanimet e lashta të ruajtura e deri më sot, me traditat shekullore të popullsisë. Njohja me vendin mund të shndërrohet në një aventurë për njerëzit, që preferojnë itineraret më origjinale. Krahas kësaj zhvillimi i kësaj dege turistike jo vetëm që do të tërheqë më shumë turistë nga jashtë, por do të shtojë fitimet.

Shanset të afirmohemi si një destinacion i zhvilluar në këtë lloj turizmi përqendrohet në bashkëpunimin rajonal. “Kur bëhet fjalë për turizmin aventuresk preferojmë të flasim për Ballkanin si një e tëra. Jemi të mendimit, se zhvillimi i suksesshëm i kësaj industrie fitimprurëse është në organizimin e udhëtimeve të përbashkëta në rajon” – është kategorike Gergana Nikollova. Sipas saj përfshirja e më shumë shteteve në ekskursionet e këtij tipi mund të tërheq më shumë turistë, sidomos nga shtete më të largëta si SHBA-ja, Kanadaja, Japonia e të tjera.

“Disponojmë një natyrë të mrekullueshme dhe territore të mbrojtura me një larmi të pabesueshme biologjike – është e bindur Gergana Nikollova. – Për shembull afro 70 për qind prej zogjve që hasen në Evropë bëjnë foletë e tyre ose kalojnë dimrin tek ne. Kështu që vëzhgimi i zogjve mund të fitojë një popullaritet ndër të huajit. Krahas kësaj disponojmë edhe një trashëgimi të pasur kulturore dhe historike, që u bën përshtypje të madhe turistëve të huaj. Mirëpo, pasuria më e madhe në fushën e udhëtimeve aventureske janë malet bullgare, të cilat ofrojnë mundësi si për përjetime ekstreme, ashtu edhe për udhëtime të qeta plotë takime të paharrueshme me popullsinë vendore dhe me traditat. Kështu që Bullgaria disponon një potencial të madh. Krahas kësaj është e domosdoshme të vendosim marrëdhënie të partneritetit me shtetet fqinje.”

Admiruesit e turizmit aventuresk rrethojnë vendin dhe njohin këndet më të egra. Krahas kësaj ata vizitojnë shtëpi të vjetra fshatare, shijojnë gjellët vendore, mbledhin barna kuruese, bëjnë ngjitje alpiniste dhe përjetojnë aventura të tjera. Sipas të dhënave të agjencisë një turist, që preferon udhëtimet aventureske është i prirë të harxhojë mesatarisht nga 300 deri në 400 dollarë amerikanë për ditë. Krahas kësaj udhëtime të tilla u sjellin fitime të mira rajoneve të veçanta, sepse 65 për qind prej parave të turistëve mbeten në krahinën përkatëse.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Estetikë urbane dhe jetesë e lidhur me detin - jeta në qytetin antik Anhiallo, Pomorie e sotme

Vendet turistike përgjatë bregdetit bullgar të Detit të Zi mund të ndahen në dy kategori - moderne, të shquara për rrugët e tyre të zhurmshme dhe shumëngjyrëshe dhe në kategorinë e dytë janë qytetet-port dinjitoze, me një histori shekullore, përmes të..

botuar më 24-11-15 7.35.PD

Veliko Tërnovo - një qytet i lashtë dhe i ri

Veliko Tërnovo është qyteti me pamjet më kulturore dhe historike në Bullgari. Nuk ka njeri në vendin tonë që nuk emocionohet kur hyn në Kryeqytetin e Vjetër të Bullgarisë, ndërsa të huajt mahniten nga arkitektura, shpirti i ruajtur dhe tiparet e..

botuar më 24-11-14 7.30.PD

Bansko hyri në top 10 të një renditjeje prestigjioze turistike botërore për vitin 2025

Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..

botuar më 24-11-07 11.53.PD