Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për gjahun dhe peshkun bullgar

Foto: arkiv

Rreth 130 mijë janë pronarët e lejeve të gjuetisë, peshkatarët janë dy herë më shumë. Shifrat nuk janë të vogla, por pavarësisht nga kjo në sektor nuk ka qarkullim të madh të mjeteve. Bullgarët lëshojnë gjithnjë e më pak para për argëtim dhe ky është shkaku për tregun e vogël të këtyre shërbimeve. Kriza e ndikoi edhe tregun ndërkombëtar të kësaj sfere. Në të kaluarën e afërt gjuetia sillte të ardhura të mëdha për shtetin. Pavarësisht nga interesi i pakësuar, Bullgaria akoma është e njohur si një destinacion i mirë për gjueti. Jo vetëm për shkak të larmisë së madhe të kafshëve në rezervatet për gjueti, por edhe sepse tek ne akoma ka lloje kafshësh që tashmë janë shumë të rralla për Evropë. Përparësia tjetër e shtetit tonë është cilësia e trofeve të gjuetisë. Kështu për shembull shteti bullgar është mbajtësi i shumëhershëm i rekordit për trofe prej drerit të rëndomtë. Por për fat të keq këto trofe janë prej kafshëve të vrarë në fillimin e viteve të 90-të të shekullit të kaluar, mësojmë nga sekretri i përgjithshëm i Bashkimit të Gjuetarëve dhe të Peshkatarëve Vasil Vasilevi.

Nga ana tjetër ka edhe një tendencë pozitive të stabilizimit dhe të restaurimit të popullatave të kafshëve të egra në rezervatet e gjuetisë.

“Shpresoj se Bullgaria përsëri do të zë vendin e saj të merituar në listën e shteteve që ofrojnë kafsha për gjueti me cilësi të lartë. Kafshët bullgarë janë me tipare të mira gjenetike dhe kjo garanton trofe me cilësi të lartë sipas të gjitha standardeve botërore. Përveç kësaj mundësitë për gjueti tek ne janë shumë. Aktualisht rezervatet shtetërore të gjahut janë 25. Përveç kësaj ka edhe shumë rajone private, ku gjithashtu rriten kafsha për gjah me cilësi të lartë. Në të kaluarën trofetë më të preferuar ishin ato e drerëve të rëndomtë dhe të derreve të egra. Kohët e fundit vijnë gjuetarë nga Greqia, Italia dhe Spanjë dhe shfaqin interes kryesisht ndaj gjahut të shpendëve. Interesi ndaj grabitqarëve gjithashtu është i madh – ujku është trofeu më i preferuar për shumicën e gjuetarëve nga Evropa, sepse në Kontinentin e Vjetër tashmë nuk ka vende, ku mund të takohen ujq.”

E tillë është situata për adhuruesit e gjahut. Por ndryshe nga ata peshkatarët në Bullgari nuk mund të zënë peshk në shumë vende. Pak janë vendet ku mund të ushtrojnë hobin e tyre në mënyrë të ligjshëm. Pse është kështu, tregon përsëri Vasil Vasilevi: “Për shkak të çrregullimeve legjislative tashmë 8 vjet me radhë shteti nuk ua ofron liqenet e mëdha shoqatave të peshkatarëve për investime në shtimin artificial të peshkut. Askush nuk investon në sigurinë e liqeneve dhe lumenjve dhe askush nuk garanton resurse të mira të peshqve. Kështu kuptohet se nuk mund të tërheqim peshkatarë të huaj, sepse nuk kemi ekzemplarë të mirë për trofe.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD