Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zapallnja ose të zhysin të kaluarën dhe besimin tënd

A mund të shkatërrohet lehtë një shtëpi e ndërtuar me shumë vuajtje dhe dashuri? Si iket nga vendi i lindjes përgjithmonë? Dhe kush mund të të kthejë besimin e humbur, fëmijërinë e paharrueshme në fshat, pafajësinë?


Në mesin e shekullit të kaluar, kur Bullgaria komuniste është e përfshirë nga një vrull i madh ndërtimor, mijëra të tjerë kanë qenë të detyruar të rrëzojnë shtëpitë e veta dhe të ikin larg nga shtëpia. Shkaku?

Shpërngulja e rajoneve të tëra me një qëllim ndërtimin e liqeneve  artificial me centrale hidroelektrike, të cilët ti japin një shtytje të fuqishme ekonomisë së planifikuar socialiste. Kush ka menduar për njerëzit e tjerë të mbetur pa shtëpi, për fatet të thyera dhe për familjet e ndara? Sot trashëgimtarët e tyre akoma nuk mund të shkëputen nga kujtimi për gjërat e përjetuara, kurse pamja e vendeve të tyre të lindjes të zhytura gllabëron mendimet dhe ëndrrat e tyre. Kështu ndodh dhe me trashëgimtarët e fshatit Zapallnja, mbeturinat e të cilëve janë të shtrira në fundin e liqenit artificial Zhrebçevo.

Duket se mbi fshatin e dikurshëm të strukur nën Ballkanin, dhe të humbur mes luginës aromatike të Trëndafilave, është bërë një mallkim akoma që nga themelimi i tij gjatë shekullit të 15. Gjatë një ardhjeje të papritur të lumit Tunxha, fshati është i rrëmbyer nga uji. Kurse një pjesë e madhe nga banuesit kanë vdekur. Ata, të cilët kanë shpëtuar pas përmbytjes kanë themeluar një fshat të ri dhe e kanë quajtur Azapllu/në përkthim nga turqishtja do të thotë vuajtje, brengë/ kurse më pas emërtimi ka marrë një ngjyrim bullgar dhe është kthyer në Zapallnja. Një jetë mjaft të rëndë kanë pasur banuesit e atyre kohërave mjaftë të largëta, kurse ushqimin e vet e kanë nxjerrë me një punë të palodhshme. Por toka ka qenë mjaft bujare, duke i dhuruar me rendimente të pasura.


Gjatë periudhës së socializmit ky ka qenë rajoni me më shumë trëndafila të mbjella në Bullgari. Zapallnja ka pasur shkollë, vatër të kulturës me kor dhe një kishë të bukur. “Në kujtimet e mia ajo dukej si një kështjellë e bukur, e madhe, e zbukuruar në mënyrë të pasur, si në një përrallë! Kjo qe dhe godina më e madhe përreth. Gjyshja ime shpesh më shpinte aty dhe kur e kapërceja pragun, provoja një ndjenjë mahnitëse nga kjo bukuri e paparë përrallore!”-kujtohet Mitko Dençevi-59 vjeç. “Shën Ivan Rillski”-kështu është quajtur kisha në Zapallnja. Sot prej saj kanë mbetur vetëm muret të cilat duken si një anije drithëruese nëpër ujërat e liqenit artificial Zhrebçevo. Në mesin e shekullit të kaluar fati përgatitet të vendosë goditjen përfundimtare mbi fshatin e bukur e piktoresk dhe banuesit e tij të cilët në këtë moment nuk dyshojnë për asgjë. Gjatë viteve 60, nga Sofja mbërrin një urdhër zyrtar për shpërngulje  për shkak të ndërtimit të ardhshëm të liqenit artificial. Njerëzit janë shqetësuar shumë nga fakti sesi do ta braktisin fshatin e vet të bukur dhe do të nisen për ndonjë vend tjetër të panjohur të kërkojnë kësmetin e vet? Gjatë asaj kohe Mitkoja ka qenë 7 vjeç. “Na dhanë më pak se 1 vit.” - tregon bashkëbiseduesi im dhe shton:

“Për këtë kohë ne duhej të shpërngulemi dhe të marrim me vete atë që mundim. Njerëzit e pritën urdhrin në mënyrë shumë shqetësuese. U lejuan që të shembin shtëpitë në mënyrë që të mund të marrin me vete tullat, tjegullat e të tjera për ndërtimin e banesave të tyre të reja. Shumë nga banorët u transferuan në Tvërdica dhe Kazanllëk si dhe në fshatrat e afërta. Kooperativat bujqësore dhe ekonomia pyjore dhanë automobilat e veta, që të mund të transportohen materialet e ndërtimit. Shteti premtoi të na kompensoi por shumat të cilat na i paguan qenë mjaft më të vogla.”- tregon  Mitkoja.


Njerëzit kanë shkatërruar shtëpitë, shkollën në të cilën Mitkoja ka mësuar vetëm klasën e parë, vatrën e kulturës, godinën e Kooperativës bujqësore, kanë ngarkuar orenditë shtëpiake, dhe janë nisur në rrugë. Por kishën nuk e kanë prekur. “Asnjë nuk guxoi të shkatërrojë vendin e shenjtë për të marrë materialet. Edhe në kohën e socializmit njerëzit këtu qenë shumë besimtar, çdo ditë të diel shkonin në kishë të luten “-kujtohet Mitkoja. Por Zoti nuk i ka dëgjuar lutjet e tyre. Në pranverën e herët të vitit 1965, 2 vjet pas shpërnguljes, ujëra të turbullta kalojnë mes mbeturinave nga fshati Zapallnja. Në kodrën e ngritur mbi fshat, aty ku sot gjejmë një varrezë të braktisur, është mbledhur një grup njerëzish. Banuesit ndahen me vendin e vet të lindjes. Mitko Dençevi tregon:


“Pas shpërnguljes fshati është dukur si pas bombardimeve. Dhe kur fillon të mbushet me ujë liqeni artificial, çdo gjë, që mundet të shikohet me sy të thjeshtë, si mbeturina nga themelet e shtëpive, gurrë e të tjera, ka qenë e përmbytur. Njerëzit kanë shikuar ardhjen e shpejt të ujit nga kodra mbi fshat duke qarë. Dhe kanë thënë “Shiko, këtu qe shtëpia tonë, këtu qe kopshti, tani nuk ka asgjë. Uji e përmbyti. Çdo gjë përfundoi!”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: Veneta Nikollova



Më shumë nga rubrika

Familja e krishterë forcon marrëdhënien me Zotin

Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..

botuar më 24-11-21 7.35.PD

Misioni sekret i zepelinit L 59 apo si Jamboll hyri në histori me një rekord botëror

Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..

botuar më 24-11-11 7.05.PD

Gjetje kurioze arkeologjike në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll

Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë Pontika dhe daton në shekullin e IV-të para Krishtit. “Kjo është një zonë me varrime interesante,..

botuar më 24-11-10 9.55.PD