Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Monumenti i mbretit Samuil – “i paarritshmi për nga trimëria”

БНР Новини
Kryetari i Fondacionit “Kujtesa bullgare” dr. Milen Vrabevski dhe skulptori i monumentit të Samuilit – Aleksandër Hajtov.
Foto: BGNES

Sot në qendër të Sofjes, në afërsi të kishës “Shën Sofja”, inaugurohet monumenti i mbretit bullgar Samuil (997-1014). Rast për krijimin e monumentit është 1000 vjetori i vdekjes së sunduesit të madh. Fati i caktoi të jetë në krye të shtetit bullgar në një kohë mjaft të vështirë për të – kur ai zhvillonte luftë të gjatë, dramatike dhe të pabarabartë me Perandorinë e fuqishme të Bizantit. Pse mbreti Samuil meriton të ketë monument të tij në Sofje? Për Radio Bullgarinë tregon prof. Pllamen Pavllov:

“Vetë bashkëkohësit e tij e quan “ të paarritshmi për nga forca, të paarritshmi për nga trimëria”. E quan gjithashtu edhe “Samuili i famshëm, emrin e të cilit bullgarët përmendin deri më sot”. Është fjala për një autor nga shekulli i XIII, i cili dëshmon, se shekuj pas vdekjes së Samuilit njerëzit e adhuronin si një hero i vërtetë kombëtar. Historianët e njohur si sir Steven Runciman (Stivën Rënsiman) dhe prof. Konstantin Ireçek e krahasojnë me mbretin bullgar Simeon të Madhi (893-927), të mos flasim për autorët tanë vendas. Kështu që vendi i Samuilit në historinë tonë është jashtëzakonisht i rëndësishëm.”

Me sundimin e mbretit Samuil është lidhur një faqe tragjike nga e kaluara jonë – verbërimi e 15 mijë ushtarëve bullgarë – robër të bizantinëve. Për njëqind prej tyre kishte nga një ushtar me sy të shëndoshë, i cili t’i kryesojë. Pamja e luftëtarëve të verbëruar shkaktoi vdekjen e sundimtarit. Sipas prof. Pllamen Pavllovit qëndrimi ynë ndaj Samuilit dhe ushtarëve të tij të verbëruar është pjesë e identitetit tonë. Ka dhe një shkak tjetër që në Sofje të ngrihet monumenti i tij:

“Ne dimë, se mbreti Samuil dhe vëllezërit e tij, të ashtuquajturit komitopulli – të bijë të komitit (drejtuesi) Nikolla, ishin pjesë e një familje aristokratike, lidhur me dinastinë e Krumit. Do më thënë ata ishin degë e dinastisë mbretërore bullgare me rrënje të lashta. Komiti Nikolla ka qene drejtues i qytetit Sredec – Sofja e sotme. Jo vetëm që sot Sofja është kryeqytet i Bullgarisë, por me siguri ajo ka qene vendi i lindjes së tij. Nga ana tjetër, bazilika “Shën Sofja”, ky tempull i lashtë, që i ka dhënë emrin e vet qytetit, është një prej kishave më të mëdha dhe më përfaqësive të krishtere në Ballkan, është lidhur drejtpërsëdrejti me Samuilin. Dihet, se në vitin 992 lipsanet e Shenjtorit Ivan Rillski, mbrojtësi qiellor të Bullgarisë, janë transferuar nga Manastiri i Rillës pikërisht në kishën “Shën Sofja”. Supozohet se kjo u detyrohet Patrikut të atëhershëm dhe mbretit Samuil. Kështu që shumë janë arsyet që monumenti të jetë pikërisht në Sofje në afërsi të vendit të lashtë të krishterë dhe të shenjtë “Shën Sofja”.

Monumenti është vepër e skulptorit të njohur Aleksandër Hajtov dhe projektuesve Rosen dhe Marija Gurkovi. Mjetet për të janë dhuruar nga Fondacioni “Kujtesa bullgare” me kryetar dr. Milen Vrabevski – biznesmen dhe filantrop. Me ndihmën e tij do të ngrihen akoma dy monumente të sunduesve të famshëm bullgarë. Njeri prej tyre është Shën princi Boris I, në kohën e të cilit, Bullgaria pranoi krishterimin. Tjetri do të jetë i hanit Tervel, i cili ka shpëtuar me ushtrinë e vet Evropën nga depërtimi arab në fillim të shekullit të VIII.

Përgatit në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shenja përkujtimore në kodrën Carevec në Veliko Tërnovo, ku u shpall Pavarësia e Bullgarisë

Në vitin 1908 u fitua liria e plotë e vendit tonë

Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..

botuar më 24-09-22 6.05.PD

Një statujë e dytë romake e varrosur u zbulua në Heraklea Sintika

Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..

botuar më 24-09-20 12.23.MD

Hetimet e para arkeologjike në shkallë të gjerë në kompleksin trak të Begliktashit po vazhdojnë

Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..

botuar më 24-09-11 2.20.MD