Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Atje ku opera afrohet me muzikën swing, ajri kundërmon erë bliri, kurse muzikantët ndihen si në shtëpi...

Foto: jazzforumsz.com

Sot fillon edicioni katërt i “Forumit të muzikës xhaz Stara Zagora”. Skena përsëri është në forumin antik “Augusta Trajana”. Katër vjet me radhë atje grumbullohet elita e muzikantëve bullgarë të xhazit.

Festivali u krijua me ide të trumpetistit të njohur bullgar Vencisllav Bllagoev, drejtori i tij artistik. Ai na tregoi për theksat në afishen e aktivitetit: “Ai përmban shumë prej “operave të swing-ut”. Kuptohet më e njohura prej tyre është “Porgi dhe Besi”, në interpretim të Big Bendit të Radios Kombëtare Bullgare dhe të trumpetistëve Mihaill Josifov, Rosen Zahariev. Milica Glladnishka, bashkë me sekstetin Mihaill Josifov, interpreton një program shumë interesant. Milica, e cila është këngëtare e muzikës xhaz dhe aktore, jo rastësisht e filloi këtë detyrë të vështirë. Ajo ka mësuar shumë vite me radhë këndim klasik dhe piano, prandaj mund të interpretojë orkestrimet e vështira të liderit të formacionit. “Xhaz BëdeShte” (“E ardhmja e Xhazit” përkthyer shqip) quhet një prej grupeve studentore, i krijuar posaçërisht për forumin. Atje u bien veglave muzikore disa ish studentë të Universitetit të Ri Bullgar, të Akademisë Muzikore “Panço Vlladigerov” dhe të Konservatorit “Xhuzepe Verdi” në Milano të Italisë. Albumin e tij të ri e paraqet Xhivko Petrov ditën e tretë të festivalit. E paharrueshme është paraqitja e Big Bendit Ushtarak të Stara Zagorës dhe e djemve të kapitenit Cvetomir Vasilev. Ata jo vetëm marrin pjesë në program, por janë pjesë e organizimit. Tërë vitin ata janë dhënë krejtësisht pas idesë së festivalit. Pa energjinë e tyre nuk do të kishim sukses. Ju paraqitim edhe Lili Ilievën – dukurinë e re në skenën vokale bullgare, bashkë me muzikantët nga e ashtuquajtura “shkolla Xheri Bergonciholandeze”. Instrumentistët, të cilët janë bashkë me të, kanë mbaruar konservatorin në Grjoningen. Grupi interpreton vepra të këngëtarëve të mëdhenj në muzikën xhaz, një pjesë të Kol Portërit etj. Emri i madh në afishen e festivalit këtë vit është Xheri Bergonci. Po mbaj mend se si bashkë me pianistin Pllamen Karadonev kishim pjesëmarrje në disa duete në Shtëpinë e Fëmijëve në Stara Zagora. Madje nuk kemi përfytyruar se pas disa vitesh do ta realizojmë projektin “Lajf Zara Xhaz” gjatë muajit prill të vitit 2010. Madje nuk kemi ëndërruar se disa vjet pas kësaj këtu do të mbërrijë ky muzikant i madh. Xheri Bergonci do të jetë në skenë më 12 qershor. Ai është një prej pesë saksofonistëve më të mëdhenj bashkëkohorë. Manualet e tij janë më të kërkuarat dhe janë të nivelit më të lartë sa i përket improvizimit të xhazit. Sot pas koncertit të tij ai do të zhvillojë një klasë mjeshtri në Stara Zagora. Pas kësaj – edhe për studentët në Shkollën Muzikore Kombëtare në Sofje. Ky është gjest nga ana e bashkisë së Stara Zagorës, organizatore e festivalit, ndaj të gjithëve, të cilët duan të afrohen me mjeshtërinë e tij të madhe në lëmin e improvizimit.”

Le të sqarojmë se muzikanti i njohur amerikan i xhazit Xheri Bergonci do të jetë në skenë bashkë me pianistin Pllamen Karadonev dhe këngëtaren Elena Koleva, të cilët tashmë disa vite banojnë në Boston, si dhe bateristi i njohur Hristo Jocov. Në program janë përfshirë gjithashtu edhe këngëtaret e ansamblit “Spektrum”. Bashkë me to do të këndojnë disa këngë dy prej solisteve të formacionit a cappella të Stara Zagorës “Trajana”, formacion ky i cili sivjet shënon përvjetorin e tij të 30-të.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD

"Ditët e anasonit" me B.T.R.

Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..

botuar më 24-11-19 8.45.PD
Rainer Honeck

Rainer Honeck: Çdo herë më bën përshtypje se sa mirë luajnë muzikantët bullgarë

Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..

botuar më 24-11-17 10.30.PD