Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ognjan Donev: Barnat gjenerike në favor të shoqërisë

БНР Новини
Foto: BGNES

Strategjia e shëndetësisë e Bullgarisë parashikon ndarje të më shumë mjeteve monetare për barnat gjenerike. Po të realizohet kjo strategji, do të kursehen të holla të konsiderueshme nga resurset publike. Z. Ognjan Donev, kryetar i Bordit të Drejtorëve të kompanisë farmaceutike “Sopharma”, Sh. A., thotë se aktualisht Bullgaria nuk bën ndonjë politikë në këtë drejtim dhe se barnat gjenerike janë vetëm synim.

“Duhet të gjindet formula e balancuar mes barnave inovative dhe atyre gjenerike, dhe e cila formulë të jetë në dobi të pacientëve, vë në dukje z. Ognjan Donev. – Çdo kompani farmaceutike mund të prodhojë barna gjenerike pasi që ka anuluar patentën e produktit inovativ. Agjencia e Barnave e ka kompetencën të kontrollojë a përbërësit e produktit gjenerik janë njësoj si ata të origjinalit. Dhe më pas duhet të informohet shoqëria se barnat gjenerike janë me çmime më të favorshme dhe japin të njëjtin rezultat. Kundërshtimi midis barnave origjinale dhe barnave gjenerike ekziston që prej kohërash dhe shumë konsumatorë e kanë gabim se origjinali është më efikas se gjeneriku. Kompania “Sopharma” është e mendimit se duhet ekzistuar të dyja llojet e barnave. Po të bëjmë kursime aty ku është e mundur, do të disponojmë më shumë të holla për barnat e shtrenjta.”

TVSH-ja në Bullgari është nga më të lartat në BE. A ka nevojë të ulet TVSH-ja ose të aplikohet norma e diferencuar për barnat e ndryshme?

“Bullgaria është ndër pak vendet e Evropës ku TVSH-ja është 20%. Dhe jo vetëm në sektorin farmaceutik, sqaron z. Ognjan Donev. – Shumë sektorë të tjerë kërkojnë që të hiqet TVSH-ja. Sistemi në Bullgari nuk lejon normë të diferencuar, megjithëse kjo do të ishte në dobi të konsumatorëve. Këtu shtrohet dhe një çështje tjetër lidhur me kategorinë e sëmundjeve. Bullgaria jep shumë mjete monetare për mjekimin e atyre sëmundjeve nga të cilat është prekur një numër i vogël i pacientëve. Ndërsa për sëmundje të tilla si p.sh. sëmundjet e zemrës, ndahen më pak të holla, megjithëse më shumë pacientë në Bullgari vuajnë nga zemra. Sigurisht që çështja e financimit në bazë të kategorisë së sëmundjeve është çështje morale, por në rast mungese të financave, Bullgaria duhet të financojë në radhë të parë mjekimin e sëmundjeve më të përhapura.”

Muajit e fundit kompanitë farmaceutike në Bullgari, dhe në veçanti “Sopharma”, e cila është nga më të mëdhatë në vend, e kanë reduktuar eksportin e barnave në Rusi dhe Ukrainë. Për mendimin e z. Ognjan Donev, kjo ka të bëjë me zhvlerësimin e monedhave lokale, gjë e cila respektivisht çon në pakësimin e konsumit në përgjithësi.

Si do të ndikojë rritja e pritshme e energjisë elektrike mbi veprimtarinë e kompanisë suaj?

“Çdo një rritje e çmimit të artikujve, materiale dhe të energjisë elektrike ndikon negativisht mbi biznesin. Por për sa i përket kompanisë farmaceutike, kjo nuk është problem i madh, sepse prodhimit të barnave nuk i nevojitet aq shumë energji elektrike, shpjegon z. Ognjan Donev. – Mirëpo, në sektorët e tjerë, ku energjia elektrike është një pjesë e konsiderueshme e kostos së prodhimit, ndikimi do të jetë shumë negativ. Aftësitë e konkurrencës sigurisht do të bien dhe për këtë shkak firmat e prekura do të vendosin biznesin e tyre diku tjetër. Bullgaria është nga pak vendet ku industria paguan korrent më të shtrenjtë se sa paguajnë konsumatorët e fundit. Më bën përshtypje se politikanët tanë nuk kanë interes ta zgjidhin përfundimisht çështjen e energjisë elektrike.”

A duhet të kontrollohen më rreptë aditivët ushqimorë?

“Zakonisht niset të flitet për një kontroll të tillë kur të plaset ndonjë skandal. Rasti i fundit ishte me Kombëtaren e Ngritjes së Peshave, vë në dukje z. Ognjan Donev. – Aditivët ushqimorë shiten lirisht në treg. Por në qoftë se në përmbajtjen e aditivit të dhënë ka substancë aktive, e cila substancë është njëkohësisht element i barit, atëherë aditivi duhet të kontrollohet jo nga Agjencia e Ushqimeve, por nga Agjencia e Barnave. Të gjithë aditivët ushqimorë të cilët pretendojnë se kanë efekt pozitiv mbi shëndetin tonë, duhet të analizohen një herë në klinikë.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD