Teatrit folklorik i vallëzimit “Najden Kirov” është krijuar gjatë vitit 1960 nga koreografi i njohur bullgar Ivan Donev, i cili mbeti udhëheqësi kryesor artistik deri në fund të jetës së tij. Trashëgimtar i tij në drejtimin e grupit është djali i tij Kamen Donev – një aktor i njohur, nxënës i shkollës së vallëzimit të ansamblit. Teatri folklorik bashkon disa formacione – një grup vallëzimi të koncerteve, një kor popullor të grave, një grup të fëmijëve dhe orkestër profesional popullor.
Teatri folklorik është i njohur jo vetëm në Bullgari. Ai ka qenë për vizita në të gjithë Evropën – në Francë, Zvicër, Itali, Gjermani e vende të tjera. Merr pjesë aktive dhe në jetën kulturore të qytetit dhe në qytezat e tjera të afërta.
“E filluam vitin me shfaqje të cilën e bëmë bashkërisht me teatrin Dramatik “Sava Ognjanov” në qytetin Ruse. Ajo është me motive nga romani i Jordan Jovkovit “Shibill” dhe përbën një simbiozë midis valles dhe teatrit. Regjisor është Orlin Djakov, drejtor i teatrit, unë jam koreograf. U munduam të bashkojmë të dyja grupet. Valltarët kanë replika, aktorët vallëzojnë. Për mua kjo qe një detyrë shumë serioze. Në shfaqje vallëzimet janë përgjithësisht rreth 40 minuta dhe i janë të nënshtruar zhvillimit të temës bazë. Në mesin e muajit qershor kishim dhe 3 koncerte, në të cilat zyrtarisht shënuam përvjetorin tonë. Krahas me shembujt nga repertori klasik prezantuam 3 vallëzime të reja dhe 1 pjesë vokale-instrumentale. Në qoftë se duhet të kthehemi mbrapa, mbase nuk do të mund të përcaktojë momentet më të rëndësishme nga historia e teatrit Folklorik të vallëzimit. Por patjetër duhet të nënvizojë kontributin e madh të Ivan Donevit, i cili jo vetëm që ka themeluar dhe formuar ansamblin, por dhe e ka ngritur në një nivel të tillë, të cilin ne mundohemi ta mbajmë dhe deri më sot. Unë jam në ansambël që nga viti 1991. Kam punuar dhe si ndihmës i zotit Donev që nga viti 2001 deri në vitin 2011. Mësova shumë prej tij. Ai është një nga krijuesit më të qartë të kohës së vet. Qe njeri me një përmbushje të pashtershme krijuese. Krahas me shfaqjet e tij, në programet e koncerteve përfshijmë dhe krijime të reja. Në vargun, kushtuar jubileut prezantuam 3 vallëzime të reja dhe një pijes vokale-instrumentale.”
Gjatë ditëve të afërta Teatri Folklorik i vallëzimit “Najden Kirov” do të marrë pjesë në disa ngjarje nga kalendari kulturor i qytetit Ruse. Pas kësaj po fillon një përgatitje për turne në Belgjikë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..
Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina..
Në periudhën më magjike të vitit, ne u drejtohemi personazheve dhe subjekteve të përrallave me muzikalin e parë bullgar të Krishtlindjeve "Lala e..