Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kalinka Zgurova dhe Llazar Nallbantov me incizime të reja në Radion Kombëtare Bullgare

Foto: arkiv

Mes incizimeve të reja në fondin e Radios Kombëtare Bullgare janë ato të këngëtares së njohur popullore Kalinka Zgurova dhe të kolegut të saj të ri Llazar Nallbantov. Përfaqësues të brezave të ndryshme ata interpretojnë shembuj të shkëlqyer nga krahina e vet e lindjes – Stranxha. Aranzhimet janë të bëra nga Tasho Barullov kurse shoqërimi është i Orkestrës për Muzikë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare me dirigjent Dimitër Hristov.

Një soliste shumëvjeçare e Korit “Misteri i zërave bullgarë”, Kalinka Zgurova ka në repertorin e vet qindra këngë popullore. Më shumë se dhjetë vjet ajo merret dhe me mësimdhënie, kurse përmes fondacionit “Kënev-Zgurova” ndihmon këngëtarë të rinj e të talentuar.

Kënga popullore gjithmonë ka qenë e pranishme në jetën e Llazar Nallbantovit. Këngët e veta të para ai i mëson nga të afërmit e vet si dhe nga incizimet e këngëtarëve të njohur nga krahina e Stranxhës. Tanimë ka një album bashkë me gajdexhiun Petko Jangjozov.

“Kam lindur në qytetin Burgas, e prezanton veten Llazari. Aty mësova në klasën e muzikës në shkollën e përgjithshme “Dobri Çintullov” në klasën e Penka Petrovës. Asaj i dedikoj shumë, ajo më formoi si interpretues. Një përvojë të pazëvendësueshme fitova dhe si pjesëmarrës në formacionin folklorik të fëmijëve “Trakasit”. Nën drejtimin e Ina Matevës aty u rritën dhe kolegë të tjerë të rinj si Stojan Fiziev, Radostina Jovkova, e të tjerë. Kam një album me gjashtë incizime të kolegut tim Petko Jangjozov. Me të punojmë bashkë dhe tani. Kemi orkestër, vazhdimisht paraqitemi nëpër koncerte e festivale. Këngët e mia janë nga krahina folklorike e Stranxhës, më saktë nga pjesa lindore e malit Stranxha. Që andej janë dhe rrënjët e mia fisnore. Meloditë e para i mësova nga gjyshja ime – një këngëtare shumë e mirë. Kam mësuar shumë dhe nga këngëtarët shembullor popullor nga krahina e Stranxhës si Gjeorgji Pavllov, Magda Pushkarova, Janka Rupkina, Kalinka Zgurova. Të gjithë vërsnikëve të mi ju rekomandoj përzemërsisht të mësojnë repertorin e brezave të këngëtarëve përpara tyre . Ka dhe shumë përmbledhje me këngë popullore , të cilat akoma nuk janë dhe aq shumë të njohura. Të mos të flasim sesa e pasur është fonoteka e Radios Kombëtare Bullgare me incizime të folklorit autentik. Për shembull dy nga këngët, të cilat tani po i prezantojmë, janë nga tubimi në Gramatikovo , të dokumentuar prej ekipeve të medies suaj. Kurse “Kush troket, o moj Donke” e kam shkruar nga një grua të moshuar, por e përshtata në bazë të zërit tim.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"I pathyer"

Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..

botuar më 24-11-26 6.25.PD

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD