Të rinj bullgarë – delegatë, të zgjedhur me anën e konkursit transparent kombëtar, përfshihen në Delegacionin e Bullgarisë pranë AP të OKB dhe do të punojnë mbi vendimet e OKB për rininë me të drejtat e një diplomati në detyrë. Një pozitë të tillë ekziston vetëm në 20 vende të mbarë botës. Me programin “Delegatë të rinj bullgarë në OKB” vendi ynë është ndër liderët në botë, të cilët njohin rininë si partner i barabartë në procesin e vendimmarrjes në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Aktualisht Ani Koleva është njeri prej dy delegatëve tanë të rinj në OKB Ajo është studente në Universitetin për Ekonomi Kombëtare dhe Botërore, përveç kësaj është studente në Bobson College, SHBA si pjesëmarrëse në programin “Liderët e rinj të Bullgarisë” dhe pjesëmarrëse në kurset e Harvardit pranë Qendrës për strategji ekonomike dhe konkurrueshmëri. Ajo është vullnetare në Shoqatën e OKB në Bullgari. Para një viti u paraqit në konkurs për të mbrojtur synimet dhe kauzën e vet. Motivimi i saj personal është, se motra e saj më e vogël është me sidromën e Daunit dhe Ani do që të dëgjohet zëri i këtyre njerëzve të rinj. Para Radio Bullgarisë ajo tha:
“Gjatë këtij viti punuam kryesisht mbi temat si arsimi, të rinjtë në pozitën e pabarabartë dhe të drejtat e tyre dhe papunësia ndër të rinjtë. Me siguri arsimi është në qendrën e papunësisë për të rinjtë. Për ne është fat, se Misioni i Përhershëm i Bullgarisë në OKB gjithmonë në ka përkrahur.”
Për vit të 9 të radhës Shoqata e OKB në Bullgari organizon fushatë kombëtare për zgjedhjen e delegatëve të rinj bullgarë për OKB. Sivjet ajo u zhvillua në katër raunde, deri në etapën e fundit arritën 10 të rinj nga 100 kandidatët gjithsej që u paraqitën në fillim.
Për delegatë të rinj u zgjodhën Anina Jovkova dhe Dimitër Dimitrov. Anina është studente në Institutin për Ekonomi Kombëtare dhe Botërore, interesohet për çështjet e paqes dhe sigurisë, problemet humanitare dhe të drejtat e njeriut. Gjatë vitit 2014 ka punuar mbi projekt për refugjatët sirianë në Bullgari, duke prezantuar raport mbi temën në Bruksel. Po këtë vit bëhet vullnetare pranë OKB dhe niset për në Brazili. Dimitër është student për të drejtat ndërkombëtare dhe bishtori në Shkollën për Ekonomi dhe Shkenca Politike në Londër.
“Arsimi ishte një hallkë lidhëse mes nesh, thotë Dimitër. Së shpejti do të koordinojmë sferat në të cilat do të punojmë. Ne do të përfaqësojmë të rinjtë bullgarë në OKB dhe është me rëndësi të dëgjohet zëri i tyre. Platformat të cilat mbrojta unë në kohën e konkursit ishin lidhur me sigurimin e aksesit të barabartë tek arsimi cilësor për fëmijët me nevoja speciale të arsimimit. Pavarësisht se kemi legjislacion të mirë, shpesh herë këta fëmijë nuk kanë akses të barabartë. Një prioritet tjetër për mua do të jetë aplikimi i edukatës shoqërore si lëndë mësimore në shkollat.”
“Prioritetet e mia, lidhur me arsimin, kanë të bëjnë me papunësinë ndër të rinjtë, sepse bëhemi dëshmitarë të një problemi, që ekziston në të gjitha vendet e BE, shton Anita. – Menjëherë pas mbarimit të arsimit të lartë njerëzit e rinj vështirë arrijnë të realizohen në sferën që kanë zgjedhur. Një prioritet tjetër për mua është motivimi i të rinjve të zhvillohen, të kërkojnë mundësi, sepse në Bullgari me siguri ato ekzistojnë, por duhet të jesh i motivuar për t’i zbuluar.”
Ani Koleva do t’u japë një këshillë delegatëve të rinj – pozita e tyre nuk është vend pune, por kauzë e cila duhet të mbrohet.
“Sivjet arritëm të bëhemi delegatet e parë të rinj, të cilët diskutuan në Komitetin e dytë, i cili merret me çështjet ekonomike dhe financiare, krenohet Ani. Aty zakonisht ka vetëm diskutime nga BE. Kjo është një grimcë e tablosë së përgjithshme, por u jep mundësi vendeve të tjera të mendojnë, pse nuk kanë edhe ata programe si yni.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Fotografi: Iliana Rajçeva
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga..