Fshati Borino prej kohe gëzon interes në rritje ndër turistët për shkak të shtëpive të tij piktoreske për mysafirë, gjellëve të shijshme dhe më në veçanti – për shkak të natyrës magnetike të malit Rodope. Karakteristike për këtë pjesë të malit janë shkëmbinjtë e lartë që prekin qiellin dhe shqiponjat që fluturojnë rreth tyre, grykat mahnitëse dhe shpellat, disa prej të cilave janë përshtatur për qëllimet e turizmit. Në periferi shtrihen lëndina ngjyra-ngjyra nga dëgjohen zilet e kopeve që kulloten. Ndërsa mbi qilimat prej luleve shumëngjyrëshe të egra fluturat që fluturojnë formojnë një vello të tejdukshme.
Afër fshatit Borino gjendet rezervati natyror Kastrakli, ku vihet re përqendrimi më i madh i fluturave shumëngjyrëshe. Këtu në sfondin e kodrave malore, të mbuluara me gjelbërim, fluturojnë mbi 450 lloje fluturash. Jeta e tyre është e shkurtër, disa u gëzohen diellit dhe luleve për disa javë, të tjerë ngordhin disa orë pas lindjes. Specialistët pohojnë, se brenda 2 orëve, në radius prej 100 metrave, mund të shihen së paku 20 lloje fluturash, disa prej tyre janë jashtëzakonisht të rralla për këto gjerësi gjeografike. Për t’i vrojtuar dhe për t’i fotografuar këtu vijnë qytetarë të huaj. Për këtë arsye nga komuna e fshatit kanë vendosur të ndërtojnë një muze të posaçme të fluturës, i cili do të hap dyer në vjeshtë. Në të do të vendoset një koleksion me së paku 100 flutura të balsamuar si dhe shumë fotografi. Ndërkohë secili mund të vizitojë rezervatin dhe të njihet me habitatet e këtyre qenieve delikate.
“Në lokalitetin Kastrakli kemi rezervat biosferik për pishë të zezë dhe pranë pyllit gjendet një sipërfaqe prej 1200 dynymësh me livadhe dhe ara, ku gjenden këta flutura – shpjegon Kryetari i komunës në Borino Oktaj Aliev. Ne kemi ndërtuar shumë shtigje ekologjike, nëpërmjet të cilave mund të shkohet tek rezervati me këmbë, me biçikleta ose me veturë. Aktualisht po përgatiten 3-4 njerëz nga fshati të cilët do të jenë ciceronë dhe do t’u shpjegojnë vizituesve gjithçka për fluturat dhe ku mund t’i shihen më mirë.”
Rajoni është një vend tërheqës për turistët, alpinistët, dashamirësit e shpellave dhe më në veçanti për fotografët. Fantazia e tyre nxitet nga lëndinat me orkidetë e egra në periferitë e fshatit. Mendohet, se ato janë nga llojet më të lashta të botës bimore. Orkidetë krijojnë formacione më të dendura dhe më të rralla kudo në natyrë dhe zbulimi i tyre është një aventurë e vërtetë për adhuruesit e botanikës. Jo larg Borinos gjendet shpella Jagodinska – një prej më të bukurave dhe më të vizituarve në vendin tonë, si dhe shpella Djavollsko gërllo (Gryka e djallit) , e cila është lidhur me legjendën për Orfeun dhe Euridiçe. Rruga e asfaltuar që kalon përmes grykës së Trigradit shpie tek vendbanime dhe mëhalla të harruara nga qytetërimi, ku banojnë vetëm disa pleq. Rajoni është plot e përplot me tablo pastorale të cilat ta shtyjnë të zbresësh nga makina për të nisur bisedë me njerëzit vendas, për të shëtitur nëpër lëndinat aromatike dhe për të fotografuar fluturat dhe lulet.
“Këtu vijnë shumë mysafirë nga Franca, Polonia, Rusia, Sllovakia, Çekia – shpjegon Oktaj Aliev.- Ata mbërrijnë me fotoaparate cilësore që të mund të bëjnë fotografi të mira. Mësojnë për ne nëpërmjet internetit. Përveç kësaj kur vizitojnë një herë Bullgarinë, pas kësaj ndajnë përshtypjet e tyre me miq dhe kolegë. Kështu reklama përhapet mes njerëzve.”
Tani komuna po bën përgatitjet e fundit për Muzeun e fluturës, i cili do të jetë dhe një qendër për mbrojtjen e natyrës. Vendasit shpresojnë se nëpërmjet tij në fshatin Borino do të vijnë gjithnjë e më shumë adhurues të natyrës së egër.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..
Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..
Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas..