Në vitin 2015 mbushen 120 vjet nga “ftesa” e shkrimtarit tonë të njohur Aleko Konstantinov, në të cilën për herë të parë përdoret parulla e njohur për turizmin në Bullgari “ Njih Bullgarinë që të fillosh ta duash”. Pas ftesës së bërë, më 27 gusht të vitit 1895, 300 veta u ngjitën në majën Çerni Vrëh të malit Vitosha – në këtë mënyrë u vu fillimi i turizmit bullgar. Këtij aktiviteti poeti dhe shkrimtari ynë Ivan Vazov ia kushtoi vjershën e tij “Në majën Çerni vrëh”, fillimin e lëvizjes turistike ai e ka përmendur edhe në disa përshkrime të tij të udhëtimeve.
Kush nuk do që të kalojë kohen e lirë në mal? Me siguri ka edhe njerëz të tillë. Por nga përvoja ime personale mund të them, se me qëndrim të drejtë njeriu mund të gjejë frymëzim dhe qetësi, duke bredhur nëpër shtigjet e malit Vitosha. Era e lehtë dhe aroma e pemëve halore u sjellin kënaqësi secilit që ka vendosur të dalë për shëtitje në mal. E paharruar do të mbetet për mua ngjitja për herë të parë në majën Çerni vrëh, kur isha nxënëse e klasës së 4. Atëherë ende nuk dija se shkoj nëpër gjurmët e Aleko Konstantinovit, por dija se kjo shëtitje e lodhshme dhe e këndshme njëkohësisht do të mbetet për gjithmonë në kujtimet e mia.
Sivjet, adhuruesit e natyrës kanë mundësi të përfshihen në festimin me rastin e 120 vjetorit të fillimit të lëvizjes së organizuar turistike në Bullgari më 30 gusht 2015 në majën Çerni Vrëh, ku do të zhvillohet Tubimi kombëtar turistik.
Në lidhje me mënyrën e shëndetshme të jetesës, një lajm i mirë për banorët e Sofjes është, se para pak kohe Sofja u zgjodh kryeqyteti evropian i sportit për vitin 2018. Sofja është një shembull i mirë për zhvillimin e aktiviteteve masive sportive. Iniciativa ka për qëllim të popullarizojë zhvillimin e mënyrës aktive të jetesës dhe zhvillimin e infrastrukturës sportive me pajisje të mira, me programe dhe aktivitete ndryshme.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..