Një ngjarje gjatë javës shkaktoi hedhjen e dorëheqjeve, kërkimin e dorëheqjeve, ose tërheqjen e dorëheqjeve. Bëhet fjalë për projekt-ndryshimet e Ministrisë së Mbrojtjes, sipas të cilave “mbrojta e hapësirës ajrore të Republikës së Bullgarisë realizohet nga Ushtria Bullgare më vete, ose në bashkëpunim me forca të armatosura të shteteve aleate.” Menjëherë kishte reaksione shumë të ashpra, sikurse kjo ofertë tashmë është fakt. Filloi të flitet për humbje sovraniteti, për avionë turq në qiellin bullgar në kuadrin e NATO-s. Nga Partia Socialiste Bullgare dhe “Ataka” kërkuan dorëheqjen e Ministrit të Mbrojtjes Nençev. Mirëpo, ishte dhënë dorëheqje nga ana e komandantit të Forcave Ushtarako-Ajrore gjen. Rumen Radev. Pikërisht atje duhet të kërkojmë edhe përgjigjen e pyetjes “Pse?” dhe çfarë i detyrohet gjendja e keqe në aviacionin bullgar? Kryeministri Borisov ia drejtoi këtë pyetje gjeneralit, kurse ai i parashtroi motivet e tij, sa vijon:
- Numri i gjuajtësve në gjendje përdorimi, të cilët të mund të përdoren në kuadrin e Air Policing dhe për zhvillimin e përgatitjes së fluturimeve është i pamjaftueshëm.
- Numri i pilotëve të përgatitur po ulet dhe ata fluturojnë shumë pak, gjë që jo vetëm se e rrit shumë rrezikun nga aksidentet ajrore, po edhe çon te pamundësia e përgatitjes së një ekipi prej pilotësh të rinj.
- Angazhimet e ndërmarra për respektimin e afateve nga drejtoria e Ministrisë së Mbrojtjes për lidhjen e marrëveshjeve për meremetim dhe furnizime për avionët MiG-29 nuk janë zbatuar dhe mbeten të paqarta.
- Projekti i përgatitur nga ekipi i tij për marrjen e një avioni të ri me një program të argumentuar konkret nuk është parashtruar për diskutim në Këshillin e Ministrave, megjithë anganzhimin e ndërmarrë.
- Në sfondin e kësaj situate të rëndë fluturimet kufizohen suplementarisht disa muaj përpara për shkak të mungesës së lëndës djegëse.
Kryeministri e dëgjoi këtë dhe menjëherë premtoi 40 mln euro për nevojat më të ngutshme të Forcave Ushtarako-Ajrore dhe e bindi gjeneralin Radev për të tërhequr dorëheqjen e tij. Mirëpo, Bullgaria vazhdon të mos jetë në gjendje të ruajë vetë qiellin e saj, sepse shpreson te gjuajtësit e vjetër rusë MiG 29, nga të cilët vetëm katër disponojnë resurs fluturimi, kurse deri në mesin e vitit tjetër – do të mbeten vetëm dy. Pushtetarët nuk arritën të merren vesh me rusët për të vazhduar mirëmbajtjen e tyre dhe kanë në plan ta angazhojnë Poloninë me remontin e tyre. Mirëpo, sipas Moskës polakët nuk disponojnë licencën e domosdoshme dhe nuk mund të ketë një marrëveshje të tillë. Përveç kësaj në thesar nuk i ka ato 500 mln euro, të cilat i kërkon Ministri i Mbrojtjes, që të mund të pranojmë më lehtë mendjen se avionët e huaj në hapësirën bullgare nuk janë armiqësor, por janë të aleatëve tanë, domethënë janë vëllazërore, siç ishte në kohën e Traktatit të Varshavës.Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..
Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..
Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..
Konsultimet e presidentit Rumen Radev me forcat politike të përfaqësuara në parlament përfunduan para dorëzimit të mandatit të parë eksplorues. Sipas..
Këshilli i BE-së vendosi të hiqen kontrollet në kufijtë tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë nga 1 janari 2025, njoftoi Presidenca hungareze..
Në konsultimet me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, bashkëkryetari i grupit të..