Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përsëri nuk jemi të përgatitur për krizën e gazit, siç ishte para 6 vjetësh

Foto: BGNES

Si në vitin 2009,   Rusia përsëri ndërpreu furnizimet e gazit për Ukrainën për shkak të mospagimit të furnizimeve të reja me parapagim. Në përgjigje Ukraina ndaloi importin e gazit rus. Është punë e dy shteteve. Por, përmes Ukrainës kalon transiti i gazit rus për Evropën Qendrore dhe Juglindore, d.m.th. drejt nesh. Ndërsa shefi i “Gazpromit” Aleksej Miler paralajmëroi, se refuzimi i Kievit të blejë gaz rus përbën “rrezik serioz” për transitin e  karburantit blu drejt Evropës përmes Ukrainës. Ne përsëri nuk jemi gati, si në vitin 2009, kur në mes të dimrit kaluam dy muaj pa ngrohje deri sa centralet të kalojnë në përdorimin e qymyrgurit. Tani na qetësojnë, se në Ukraina ka dy lloje gazsjellësish: të transitit drejt Evropës dhe drejt nesh, dhe një tjetër – për konsum në vetë Ukrainën. Supozohet, se "Gazprom" nuk ka ndërmend të kufizojë transitin, sidomos në drejtimin tonë, sepse  këto janë flukse të qëndrueshme financiare për kompaninë, e cila aktualisht ka probleme për shkak të çmimit të ulët të naftës. Do më thënë nuk ka rrezik. Dhe Ministrja e Energjetikës Temenuzhka Petkova na qetësojë, se nga analiza e bërë është konstatuar, se në këtë moment nuk janë në pah arsye për ndryshim në punën e rrjetit kombëtar dhe të transitit të përcjelljes së gazit dhe se ato nuk janë të rrezikuar. Por Kryeministri Borisov u shqetësua në Kinën e largët nga ulja e presionit në po këtë rrjet pas sanksionit rus. Ministrja Petkova deklaroi, në lidhje me këtë, se lëkundja në presionin është gjë normale kur bëhet transmetim i gazit natyror  dhe se ai është normal brenda parametrave të marrëveshjes së arritur. Por deri kur?

Nga ana tjetër, depoja e gazit në Çiren, me gjithën se është plotë në 90% me 450 milionë metra kub gaz, mund të zgjidhë çështjen vetëm për nja njëqind ditë. Sepse gjatë dimrit vendi ynë konsumon 8-20 milionë metra kub për ditë, ndërsa nga Çireni nxjerrja  ditore është maksimum 4,5 milionë.

E vërteta është, se me gjithë krizën e gazit në vitin 2009 dhe objektivat e shpaluara në strategjitë energjetike, deri më tani nuk ka asgjë të ndërtuar ose nga ajo e ndërtuar Bullgaria ka pak dobi. Flitet për rryma të ndryshme, për qendra të gazit, por nuk bëhet ajo që është më e leverdishme – interkoneksionet me vendet fqinje. Për këtë ndër të tjerët bëri thirrje gjatë javës dhe KE – që Bullgaria sa më shpejtë të ndërtojë  gazsjellësit  transkufitar për lidhje me fqinjët, të cilët të financohen me para nga buxheti evropian. Zëdhënësi mbi energjetikën Ana Kajza Itkonen shpalli, se personalisht Kryetari Junker ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme për modernizimin e infrastrukturës  në Evropën Qendrore dhe Juglindore, përfshi Bullgarinë, kështu që secili vend- anëtar të ketë së paku tre burime të ndryshme të gazit. Bullgaria tani për tani ka vetëm një – atë të Rusisë përmes Ukrainës. Si para 6 vjetëve, kur përjetuam një dimër të tmerrshëm, edhe tani nuk ka kë të na ngrohë, në qoftë se presioni nga lëkundja pushon së qeni.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pas përditësimit të të dhënave, PBB-ja e Bullgarisë për vitin 2023 po rritet

Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..

botuar më 24-10-18 1.41.MD

Bullgaria është e 52-ta në mesin e 165 vendeve për sa i përket lirisë ekonomike

Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..

botuar më 24-10-16 3.26.MD

Statistikat tregojnë një rënie të mprehtë të inflacionit vjetor në vend

Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..

botuar më 24-10-15 3.16.MD