Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tavolina në Ditën e Shën Gjergjit – disa ide për gjellë

Foto: arkiv

Çfarë të përgatisim për Ditën e Shën Gjergjit, më në veçanti kur vjen vetëm një javë pas Pashkës? Në të dyja festat sipas traditës përgatitet mish qengji dhe kjo në të gjitha variantet e tij. Përveç vezëve të ngjyrosura dhe Buka e Pashkëve, të cilat i hamë gjatë gjithë Javës së Ndritshme deri në të dielën e Shën Thomait, gjellët e tjera janë të lidhura jo kaq me traditat, sa me produktet karakteristike për stinën, si sallata jeshile, hislla, lëpjetë dhe spinaq. Ja dhe disa ide për menynë festive:

Një aksent në antipastat janë sallatat e freskëta, rrepkat, qepa dhe hudhra e freskët. Nëpër tregun bullgar kastravecët dhe domatet akoma janë nga të importuarat dhe shija e tyre nuk mund të krahasohet me atë tradicionale bullgare. Për ndryshe sallata e vërtetë jeshile detyrimisht duhet të pasurohen me një vezë të zier dhe rrepa të kuqe, dhe në qoftë se doni ta bëni më aromatike mund të shtoni ndaj saj dhe pak spinaq dhe hudhër të egër.

Supat po kështu duhet të jenë të gjelbra – prej lëpjete, spinaq ose hislla. Disa përgatisin dhe supë me mish qengji lëpjetë, karota, patate dhe brenda i fusin dhe panë, ashtu siç bëhet borshi. Në qoftë se mishi ju vjen i tepërt mund të përgatisni dhe krem-supë prej spinaqi ose hislla, me vezë sy sipër me qenë se vezët janë aksenti i kësaj jave. Përgatitet shumë lehtë. Pastroni dhe lani 1-2 patate dhe i prisni në copë më të mëdha. I vini të ziejnë në një tenxhere bashkë me një presh të prerë copa-copa, uji duhet vetëm t’i mbulojë. Shtoni vetëm një lugë kafeje me kripë dhe i zieni derisa zarzavatet të zbuten. Spinaqin e lani mirë e mirë dhe e shtoni ndaj perimeve të ziera. I zieni akoma 2-3 minuta, pas së cilës i shtypni derisa të bëhet një përzierje homogjene. Shtoni akoma ujë, derisa të arrini trashësinë që doni dhe e lini të ziejë, përpara se ta hiqni supën nga zjarri, shtoni dhe gjalpë për aromë. Po të doni të zbukuroni supën me vezë, nga një në çdo një kupë. Ato përgatiten në këtë mënyrë: në një tenxhere të vogël zieni pak ujë dhe shtoni pak kripë, i thyeni vezët njëra pas tjetrës dhe i lini të ziejnë 3-4 minuta.

Interesante dhe aromatike është dhe supa prej lëpjete dhe kërpudha të freskëta, e cila po kështu nuk është fare e vështirë për t’u bërë. Në një enë të thellë vini një copë presh të prerë hollë-hollë dhe e kapardisni me pak yndyrë dhe ujë, shtoni pak piper të kuq dhe një karotë të grirë. Kur të zbuten shtoni akoma një litër me ujë dhe e lini të ziejë. Pas kësaj shton një tufë me lëpjetë dhe rreth dy grusht me kërpudha dhe e lini të gjithë këtë përbërje të ziej akoma 10 minuta. Përpara se ta hiqni supën nga zjarri shtoni rreth një lugë gjelle me gjalpë dhe pak kripë. Për zbukurim mund të prisni dy-tre fije majdanoz.

Dhe në fund gjella bazë – mishi i qengjit përgatitet i pjekur në furë me patate të freskëta ose me spinaq. Qengjin mund ta mbushni me oriz, kërpudha dhe kuptohet qepë e freskët, majdanoz dhe xhixhën.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD
Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD