Plani “Junker” shpalli si një qëllim, që për tre vjet të mobilizojë 315 miliardë euro investime dhe deri në vitin 2018 ato mjete të derdhen në ekonomitë e Evropës. Komisionit Evropian tashmë dha të kuptohet, se ka ndërmend të zgjatë këtë afat. Në se ritmi i financimit të biznesit në disa shtete anëtare kompenson mbetjen prapa e të tjerëve, për Bullgarinë është shumë e vështirë të thuhet në ç’shkallë kjo nismë do të ndihmojë rritjen e produktit të brendshëm bruto. Kjo për arsye se deri tashti ka mezi katër projekte të miratuara bullgare në përmasë nën 10 milion euro. Kjo është një arritje mjaftë e thjeshtë në sfondin e mungesës së investimeve dhe domosdoshmërisë së madhe të shpejtimit të rritjes ekonomike, të shtimit të të ardhurve të popullsisë dhe të përmirësimit të infrastrukturës së keqe ekzistuese.
Shkaku për këtë mungesë të entuziazmit nga autoritetet bullgare për financim nga Fondi Evropian për Investime Strategjike, nuk është aq i thjeshtë. Ideja e shefit të Komisionit Evropian Zhan-Klod Junker që pranë subvencionimeve evropiane të ketë edhe një instrument tjetër financiar për stimulimin e ekonomive kombëtare, akoma nuk është aq e përhapur. Krahas kësaj ajo vështirë kuptohet, për më tepër se përmban kërkesa edhe më të larta ndaj projekteve të cilët paraqiten për financim. Kjo për shkak se në shumicën e rasteve kur financohen projekte me subvencionime evropiane, pas realizimit nuk kërkohet që paratë të kthehen, domethënë, nuk kërkohet ndonjë fitim. Përderisa Plani Junker ka kusht që paratë e lëshuara nga fondi pas një kohe të caktuar të fillojnë të rikthehen nga ai, i cili e ka marrë. Kjo është pothuajse e pamundshme, në realizimin e ndonjë projekti të parkut urban, diku në Bullgari. Mirëpo, sipas bullgares Kristalina Georgieva, zëvendës kryetare e Komisionit Evropian dhe shefe e buxhetit dhe resurseve njerëzore të BE-së, kjo është e ardhmja. Nuk është e rastit, se pikërisht kjo kërkesë i dështoi planet e autoriteteve bullgare, që në kuadrin e Planit Junker të marrin para për efektivitetin energjetik të banesave në vend.
Megjithëkëtë ka shanse për vendin tonë. Ky është qëndrimi jo vetëm i zyrtarëve në Sofje, por edhe i disa përfaqësuesve evropianë. Shpresat tani përqendrohen mbi gjashtë projekte kryesore, të cilat mund të realizohen me mjete nga Fondi Evropian i Investimeve dhe pas kësaj të grumbullojnë fitime, gjë që do të lejojë që paratë të rikthehen. Bëhet fjalë për lidhjen e gazsjellësve me Greqinë, për terminalin në portin e qytetit Varnë, për qendrën logjistike në Rrugën e Mëndafshit midis Evropës dhe Azisë, për dyvija elektrike dhe për një projekt ndërkombëtar për furnizimin e gazit. Vlera e tyre paraprake është përafërsisht 2.6 miliard euro.
Paaftësia e Bullgarisë që në mënyrë më aktive të përfshihet me projektet e saj në financimin nga Plani Junker, iu detyrohet edhe disa aspekteve të tij kontradiktore. Thuhet se preferohet, që në kuadrin e tij të financohen ndërmarrje të vogla dhe të mesme. Në të njëjtën kohë, përvoja e deritanishme tregon, se zgjidhen projekte të mëdha infrastrukturore, të cilat vështirë mund të realizohen nga firma të vogla. Sidoqoftë, ndoshta është e domosdoshme akoma kohë, që të sqarohen plotësisht mekanizmat e Planit Junker. Krahas kësaj edhe vendet anëtare duhet të zhvillojnë kapacitetet e tyre biznes dhe administrative, kështu që t’u përgjigjen kërkesave të këtij instrumenti të ri financiar. Në fund të fundit si Plani Investues Junker, ashtu edhe Bullgaria bëjnë hapat e parë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..
Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar..
Në buxhetin e vitit 2025 propozohet një deficit prej 3 për qind. Në parashikimin buxhetor afatmesëm, deficiti prej 3 për qind është vendosur deri në..