Për të gjashtin vit me radhë në fshatin e piktorit të madh bullgar Vlladimir Dimitrov-Mjeshtri – Shishkovci, nga 22 deri më 24 shtator do të mbahet forumi tradicional ndërkombëtar “Cerga Ballkanike” (“Ballkanska Çerga”). Simbol i festivalit janë cergat, sepse derisa të mbahet festa, mund të shihet koloriti dhe zakonet e të gjithë popujve ballkanikë. Në ekspozitë mund të shihet se nuk ka dallim të madh mes këtyre veprave tradicionale të artit në regjion. Kjo do të thotë se të gjithë popujt ballkanikë kanë një shpirt të përbashkët. Gjatë viteve të kaluara ky simbol i Ballkanit sikurse ishte ndarë, por tani duket i tërësishëm. Për rëndësinë e festivalit na tregoi organizatori i tij Borisllav Krumov:
“Të gjithë duam të jemi së bashku. Kjo mund të shihet edhe në folklor, i cili tingëllon në ditët e festivalit. Nuk ka dallim të madh në tingëllim, vetëm fjalët janë në gjuhë të ndryshme. Ky forum na tregon se është mirë të jemi së bashku, kështu Ballkani do të jetë më i fuqishëm. Çdonjëri, i cili vjen në festë, mund të bindet se popujt ballkanikë kanë tradita të përbashkëta.”
Gjatë festivalit ka konkurse të ndryshme. Një prej tyre është kulinar. Do të ketë byrekë të jashtëzakonshëm, gjellë të pjekura nga e kaluara dhe kuptohet skarë. Më 23 shtator vizituesit mund të provojnë byrekun tradicional të Kjustendilit prej lakre.
“Kemi edhe një konkurs të mundjes popullore. Ai zhvillohet në një livadh të madh dhe atje mund të marrin pjesë të gjithë që dëshirojnë. Fituesit do të marrin një qengj. Për shkak të interesit të madh sivjet pjesëmarrësit do të ndahen në dy grupe – amatorë dhe profesionistë. Një moment i ri gjatë festivalit është gara e prerjes së drurëve. Ju e dini se në rajon ka shumë pyje dhe firma që merren me përpunim druri. Ka shumë njerëz, të cilët punojnë në këtë sferë dhe ne mendojmë se një garë e tillë mund të jetë mjaftë atraktive.”
Gjatë festivalit “Cerga Ballkanike” do të jenë të pranishëm mbi 2000 veta nga 150 grupe nga Bullgaria, Serbia dhe Maqedonia. Mbrëmjet do të jenë plot folklor dhe do të hidhen valle popullore që deri në mesnatë. Vizituesit do të mund të provojnë të bëjnë enë prej argjile, ose të thurin shporta. Ata mund të vizitojnë gjithashtu shtëpinë-muze të Vlladimir Dimitrovit-Mjeshtrit, që të shohin se ku ka banuar dhe krijuar piktori bullgar. Sigurisht që më kolorit dhe më i pritur është konkursi për raki më të mirë shtëpie. Kush do të marrë pjesë dhe kujt rakia është më aromatike dhe e këndshme?
“Sipas traditës në konkurs do të marrin pjesë mysafirët nga Serbia dhe Maqedonia. Ju e dini se Bosilegradi është një territor bullgar, i cili ka mbetur përtej kufirit, por pa dyshim traditat atje janë ruajtur dhe gatuhen gjellë shumë të shijshme. Është interesante se gjatë disa viteve të fundit fituesi në konkursin për raki shtëpie është nga Maqedonia. Pija e tij është bërë prej ftoi dhe atje ka gjithashtu mjaltë. Shija e rakisë është unikale. Sivjet ia drejtuam lutje mikut maqedonas për të marrë pjesë në juri, që të kenë shans edhe prodhuesit e tjerë.”
Festivali Ndërkombëtar “Cerga Ballkanike” është një thirrje për t’i harruar mosmarrëveshjet, le të jemi së bashku dhe t’i gëzohemi bashkëjetesës sonë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: arkiv personal
Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..
Gjatë gjithë të shtunës, më 25 maj, rezervati arkeologjik Nikopolis ad Istrum pranë Veliko Tërnovos do të presë edicionin e shtatë të Festivalit Antik "Nike - loja dhe fitorja" . Këtë vit në ngjarje do të ketë pjesëmarrës nga Austria, Gjermania,..
Në ditën e tetë para Pashkëve, ne festojmë Ditën e Shën Llazarit. Është e para nga tre festat kryesore të krishtera që lidhen me mrekullinë e Ringjalljes, e ndjekur nga e Diela e Palmave dhe Pashkët. Festa festohet çdo vit në data të ndryshme, por..