Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Monumenti - simbol i ushtrisë së pathyeshme bullgare

БНР Новини

Më 22 shtator Bullgaria shënon Ditën e Pavarësisë së shtetit. Në këtë ditë Monumenti i Ushtarit të Panjohur në Sofje mbush 35 vjeç. Monumenti i tillë i parë është inauguruar në Britaninë e Madhe në vitin 1920. Këtë shembull e pësuan shumë shtete të tjera që morën pjesë në Luftën e Parë Botërore. Historia e ndërtimit të këtij monumenti bullgar është plot me peripeci të ndryshme. Pamja e tij ka pasur disa ndryshime, mirëpo simbolika mbetet e njëjtë. Për monumentin dhe historinë e tij na tregoi d-r Aleksandër Mirkov nga Muzeu për Historinë e Sofjes.

“Në vitin 1918 është zgjedhur një komision për krijimin e monumenti arkitektural. Katër vjet më vonë ministri i arsimit të popullit Stojan Omarçevski propozoi krijimin e një fondi për mbledhjen e mjeteve të domosdoshme. Tronditjet politike në shtet vonuan zbatimin e idesë. Më 14 dhjetor 1926 një komision i posaçëm në krye me ministrin e luftës gjeneral Ivan Vëlkov ngarkoi skulptorin e njohur Andrej Nikollov me ekzekutimin e projektit. U saktësua dhe vendi i tij – pranë murit jugor të kishës “Shën Sofja”. Sipas idesë përfundimtare monumenti është një varr simbolik të të gjithë ushtarëve të njohur dhe të panjohur bullgarë, të cilët kanë dhënë jetën e tyre në luftërat për çlirimin, bashkimin dhe mbrojtjen e Bullgarisë.”

Pas hezitimeve të panumërta për pamjen dhe vendin e monumentit, ai u ndërtua. Kur pikërisht u hap ai dhe çfarë ishte fati i tij më vonë?

“Inaugurimi zyrtar qe në vitin1941.Mbreti i atëhershëm bullgar Boris III mori vendimin e fundit. Kompozicioni përmban disa elemente kryesore. Për figurën e tij qendrore është zgjedhur luani i bronztë si simbol kombëtar. Elementi tjetër është sarkofagu-bazament me reliev bronzi dhe dy kryqe-shenja të metalta “Për trimëri” me mbishkrim “Dëshmorë për Atdheun – lavdi të përjetshme!” Sarkofagu ka skulptura nga dyja anët e tij. E para prezanton shelg lotues si simbol i trishtimit, në anën tjetër ka dy gra me shami, të cilat qëndrojnë me kokë poshtë. Ky monument nuk ekzistonte gjatë. Gjatë bombardimeve të Sofjes në Luftën e Dytë Botërore nga forcat ajrore angleze dhe amerikane ai u dëmtua seriozisht. Pas ndryshimeve radikale politike më 9 shtator 1944 vendi i monumentit “u pastrua”. Skulptura e luanit u zhvendos dy herë. Më vonë luani u vendos mbi një bazament të rrumbullakët para hyrjes së ish rezidencës mbretërore “Vrana” në rrethinat e Sofjes. Më vonë gjurmët e luanit u humbën, por në vitin 1975 pas sinjalit të një qytetari ai është gjetur në një kamping afër rezidencës. Në vitet e vijueshme figura e luanit u ruajt në Muzeun e Historisë Luftarake në Sofje.”

Çështja për ndërtimin e dytë të Monumentit të Ushtarit të Panjohur u bë aktuale në vitit e 70-të të shekullit të kaluar. U zhvilluan dhjetëra konkurse, u propozuan projekte të ndryshme dhe më në fund asnjë prej tyre nuk u miratua. Më në fund u mor vendimi për ndërtimin e tij në të njëjtin vend, mirëpo me koncepcion të ndryshuar. Kur pikërisht u restaurua monumenti në formën e tij të tanishme?

“Në vitin 1980 filloi puna e kolektivit të autorëve në krye me arkitektin Nikolla Nikollov dhe skulptorin profesor Ljuben Dimitrov. Ljuben Dimitrovi përpunoi projektin e ri. Monumenti u inaugurua solemnisht më 22 shtator në vitin 1981. Ai ka të gjitha elementet e domosdoshme – është modest, por njëkohësisht solemn, i ndriçuar nga drita e zjarrit të përhershëm, me kurorat e dafinës në të dy anët dhe me vjershën e Ivan Vazovit të gdhendur në plakën e gurtë:

“O, Bullgaria, për ty ata vdiqën

Vetëm ti qenke e denjë par ta

Dhe ata për ty, o ëmë, qenkan të denjë

Dhe emrin tuaj duke e shqiptuar

Vdiqën pa frikë”.

Si duket sot monumenti?

“Është një sarkofag, në të cilin ka 15 predha dhe tokë të shenjtë nga të gjitha skajet e Bullgarisë. Atje ruhen dhe eshtrat e ushtarëve nga vende të rëndësishme të betejave të mëdha. Kështu monumenti bëhet një simbol i denjësisë, patriotizmit dhe vetëflijimit të të gjitha ushtarëve bullgarë. Ai simbolizon lidhjen me e brezave të tanishme me stërgjyshat dhe tregon nderin e pasardhësve. Në kompozicion është përfshirë luani nga monumenti i vjetër. Për vitet në vijim ai u bë simbol sakral i shtetit bullgar. Shpeshherë mund të dëgjoni rreth monumentit njerëz të moshuar, të cilët i tregojnë nipat e tyre për këtë se Bullgaria do të ekzistojë derisa djeg zjarri i përjetshëm i Ushtarit të panjohur.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: Bozhidar Janev, arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Manastiri i Bakaxhikut ruan relikte të çmuara nga Çlirimi i Bullgarisë

Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..

botuar më 24-11-03 6.30.PD
Këshilli i Apostujve të Shenjtë

Hristo Cokev - një nga artistët e parë me arsim akademik para Çlirimit

Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...

botuar më 24-11-01 7.20.PD

Muzeu në Razgrad ofron një turne falas përmes Abritusit të lashtë

Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..

botuar më 24-10-30 7.20.PD