Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Për iluministët e popullit nuk ka kohë dhe epokë” – koncerti i parë i dirigjentes së re Janica Brënzellova

Foto: veliko-tarnovo.net

Më 1 nëntor shënojmë Ditën e Iluministëve të Popullit. Këtë ditë ne shfaqim respektin tonë ndaj të gjithë veprimtarëve, të cilët kontribuuan për ngritjen e nivelit të arsimit bullgar dhe të vetëdijes kombëtare të popullit bullgar. Sipas traditës festa është plot ngjarje kulturore. Ndër to zgjodhëm koncertin e dirigjentes së re Janica Brënzellova, me të cilin ajo debutoi në skenë. Tashmë disa muaj Janica Brënzellova udhëheq Korin e përzier pranë Teatrit Dramatik-Muzikor “Konstantin Kisimov” në qytetin e saj të lindjes Veliko Tërnovo. Dirigjentja e re ia kushtoi koncertin e saj të parë me këtë formacion festës së madhe kombëtare. Aktiviteti me emrin “O iluministë popullorë!” u mbajt disa ditë para datës festive. U interpretuan vepra të shquara bullgare “Rëçenica” dhe “Në mbretërinë tënde” të Dobri Hristovit, “Kambanat mbi qytetin Tërnovgrad” të Zhul Levit dhe shumë të tjera. Kori ende nuk i ka incizuar këto vepra, prandaj në audio ju ofrojmë interpretime të formacioneve të tjera të shquara.

Që si fëmijë Janica Brënzellova ka marrë pjesë në korin popullor pranë Ansamblit Folklorik për Fëmijë dhe Adoleshentë “Bëllgarçe” në qytetin Tërnovo. Pas kësaj ka mbaruar për këngëtare popullore në Shkollën Kombëtare për Arte Folklorike “Filip Kutev” në Kotel. Para disa muajsh ajo mori titullin “master” në dirigjimin e koreve në Akademinë Muzikore Kombëtare “Panço Vlladigerov”.

Ky koncert shoqëron programin e Teatrit Dramatik-Muzikor “Konstantin Kisimov” dhe është përfshirë në afishen kulturore të Veliko Tërnovos. Dita e Iluministëve të Popullit është një mundësi e shkëlqyeshme për debutim. Këngët e zgjedhura janë kompozuar nga kompozitorët e parë bullgarë, por ka edhe vepra bashkëkohore. Ëndrra ime është të popullarizohet veprimtaria e koreve, desha që të ketë kudo kore dhe të këndohet. Jam e lumtur se menjëherë pas diplomimit tim pata mundësinë të punoja sipas specialitetit tim në qytetin tim të lindjes. Prandaj u ktheva këtu. Ka një proverb bullgar: Guri peshon në vendin e vet. Duhet ta kesh në vetveten xixën dhe dëshirën për të punuar. Prof. Mirosllav Popsavov është frymëzuesi dhe mësuesi im i parë në akademi. Ai e ndezi tek unë xixën e muzikës korale. Kori është i përzier dhe aktualisht është në ngritje artistike. Unë arrij t’i motivoj këngëtarët nëpërmjet motivacionit tim. Ata më besojnë gjithnjë e më shumë. Përpiqem të frymëzoj emocionin që duhet të tingëllojë nëpërmjet zërave të tyre. Kjo më saktë i përshkruan përjetimet e mia në skenë. Koristët japin gjithçka nga vetvetja, edhe unë gjithashtu.

Në koncertin kushtuar Ditës së Iluministëve morën pjesë edhe pianistet Maria Dobreva dhe Rosica Tarapanova, kurse Mirjana Kallushkova mori pjesë si soliste. Sipas Janicës kulmi në program është vepra “Kambanat mbi Tërnovgrad” të Zhul Levi. Autori e ka ndier shumë mirë shpirtin e kryeqytetit të vjetër – tha gjithashtu ajo. Ideja e dirigjentes së re është që një lloj i tillë koncertesh të zhvillohet më shpesh, sepse ato u sigurojnë mundësi edhe dëgjuesve, për të shijuar muzikën e bukur bullgare, provokojnë interes ndaj rrënjave të artit koral te ne.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm" – një nga këngët e përjetshme të Bullgarisë

Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..

botuar më 24-11-01 1.30.MD

Fillon edicioni i vjeshtës i Plovdiv Jazz Fest

Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..

botuar më 24-11-01 6.10.PD
Vesko Panteleev- Eschkenazy

Varna dhe Sliven zhyten "në botën e muzikës" me maestro Vesko Panteleev- Eschkenazy

Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..

botuar më 24-10-31 2.20.MD